Skip to main content

Vetura përfundon brenda një supermarketi

Vetura përfundon brenda një supermarketi


Vetura përfundon brenda një supermarketi

Posted: 24 Mar 2018 01:48 AM PDT

Ky është momenti tronditës kur një veturë humbi kontrollin dhe u fut në një supermarket në West Yorkshire në Angli.

Në video shihet vetura Peugeot e kuqe teksa futet brenda në market dhe thyen xhamat e raftet. Fatmirësisht nuk pati viktima por vetëm dëme materiale.

Pronari i marketit, Kiran Patel, 61 vjeç, në momentet që ndodhi shembja e rafteve tha se ishte me fat që askush nuk u godit nga automjeti që doli jashtë kontrollit.

Ai tha se është hera e katërt që një incident i këtij lloji ka ndodhur në 27 vite në dyqanin e tij, White Lee në Batley, West Yorkshire.

"Kam mbaruar duke i shërbyer klientëve dhe u ktheva për të shkuar në një raft të dyqanit që kemi. Pastaj dëgjova një përplasje të madhe dhe u ngjesha menjëherë në banak. Vura re se kishte një makinë brenda dyqanit. Ishte shkatërruar gjysma e dyqanit tim, nuk mund ta besoja. Është kaq e rrezikshme dhe dikush mund të vritej kaq lehtë", tha Patel.

Patel beson se makinat do të vazhdojnë të përfundojnë duke shkatërruar biznesin e tij të dashur nëse nuk merren masa.

The post Vetura përfundon brenda një supermarketi appeared first on DRENICA PRESS.

Haradinaj për pagën: Pse Albulena Haxhiu me pasë pagën më të madhe se timen? (VIDEO)

Posted: 24 Mar 2018 01:46 AM PDT

Kryeministri Ramush Haradinaj ka folur rreth pagave të qeveritarëve.

Ai ka pyetur gazetaren e RTV 21 pse deputetët e Kuvendit duhet ta kenë pagën më të lartë se vetë kryeministri. Në veçanti është kapur tek deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu e cila kishte ngritur zërin në këtë drejtim.

'Pse Albulena Haxhiu duhet me pasë pagën më të lartë se kryetari i Qeverisë, cka janë përgjegjësitë e vështirësitë e saj më shumë se ato të kryetarit të Qeverisë'.

'Janë mësu  me lujtë fshehtas, jo atë që punon. Mos harro, qysh ka mundësi unë me pasë rrogën më të vogël se deputeti. Duhet me dalë për ditë me punu, mi grah mas punëve, me kon në stres tërë ditën', është shprehur ai.

The post Haradinaj për pagën: Pse Albulena Haxhiu me pasë pagën më të madhe se timen? (VIDEO) appeared first on DRENICA PRESS.

Përgatitni çokollata ‘Bounty’ në shtëpinë tuaj

Posted: 24 Mar 2018 01:43 AM PDT

Jo domosdoshmërish duhet t'i blini çokollatat 'Bounty', sepse me recetën e poshtme, të cilën Telegrafi e sjell për ju, mund t'i përgatitni ato vet në shtëpinë tuaj.

PËRBËRËSIT:

– 250 gramë kokos i tharë

– 250 gramë qumësht i kondensuar

– Gjysmë luge gjelle pastë vanilje

– 500 gramë qumësht çokollate

Përgatitja

Përzieni bashkë kokosin, qumështin e kondensuar dhe gjysmën e lugës pastë të vaniljes derisa të fitohet një masë homogjene. Formoni përzierjen në 8 copa të barabarta dhe vendosni në frigorifer për t'u ngirë.

Shkrijeni çokollatën derisa të jetë plotësisht e lëngshme. Vendosni copat që i keni bërë ë futur më parë për tu ngrirë  në një raft me tela të vendosur mbi një tabak për pjekje dhe derdhni çokollatën mbi to që të rrjedhë në mënyrë të vazhdueshme në mënyrë që çokollata të mbulojë çdo pjesë të kokosit në të gjitha anët.

Vendoseni në frigorifer për 30 minuta për t'u ngrirë.

Kthejeni copat në anën tjetër dhe përsëritni procesin e mbulimit të tyre në mënyrë që çdo anë e copave të kokosit të mbulohet me çokollatë.

Prapë vendoseni në frigorifer për t'u ngrirë pjesa tjetër e çokollatës.

The post Përgatitni çokollata 'Bounty' në shtëpinë tuaj appeared first on DRENICA PRESS.

Gjyqtarët me orë të “zgjuar” që kushton 4.200 euro në ndeshjet e botërorit Rusia 2018

Posted: 24 Mar 2018 01:38 AM PDT

Kanë mbetur pak më shumë se një muaj deri te fillimi i kampionati botëror të futbollit.

Tashmë kanë nisur të zbardhen disa prej detajeve të botërorit të këtij viti që do të zhvillohet në Rusi.

Një prej detajeve është edhe ora që do të bartin gjyqtarët e ndeshjeve futbollistike përgjatë një muaj në kampionatin më prestigjioz futbollistik për kombëtaret.

Kompania Hublot ka filluar të nxjerr në shitje për herë të parë orë të mençura, "Smart Watch".

Ora është e krijuar në bashkëpunim me Federatën Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA) dhe do të përdoret gjatë verës në shtetin rus.

Theksojmë se një orë e tillë që sinjalizon gjyqtarët nëse ka kaluar topi vijën e portës kushton hiq më pak se 4200 euro.

Ndryshe, kampionati botëror do të startojë më 14 qershor në stadiumin Luzhniki të Moskës, ku do të ballafaqohet Rusia me Arabinë Saudite. /Telegrafi/

The post Gjyqtarët me orë të "zgjuar" që kushton 4.200 euro në ndeshjet e botërorit Rusia 2018 appeared first on DRENICA PRESS.

Pas disfatës ndaj Argjentinës, Di Biagio: Kemi durim, Italia është në rrugën e duhur

Posted: 24 Mar 2018 01:37 AM PDT

Luigi Di Biagio thotë se Italia është në rrugën e duhur, por është ende në fillimin e udhëtimit të ri pas disfatës ndaj Argjentinës me rezultat 2-0.

Strategu i përkohshëm i Italisë debutoi me humbje në stolin e trajneri të kombëtare, ku golat për argjentinasit i shënuan Ever Banega dhe Manuel Lanzini.

Lucas Bigila dhe Marco Verratti (Photo /Getty Images)

Pas takimit ka folur Di Biagio duke thënë se do të vazhdojë të provojë skuadrën me formacionin 4-3-3, ngjashëm me atë që zbatoi te grupmoshat e reja.

"Ne duhet të vazhdojmë me këta individë dhe këtë sistem," tha Di Biagio në konferencën për shtyp pas përdorimit të formacionit 4-3-3, ngjashëm me atë që zbatoi me U21.

"Ne u përpoqëm të luanim me presion ndaj kundërshtarit, por nuk arritëm në pjesën e parë sepse luajtëm kundër një ekipi fantastik".

"Pashë një pjesë të dytë të mirë, ku në 30 minutat e para mund edhe të kishim shënuar gol. Ne pranuam dy gola, është zhgënjyese, por kjo është punë që kërkon durim dhe zhvillim të ngadaltë. Ne jemi në rrugën e duhur".

"Kishim disa mundësi të rëndësishme për të shënuar kundër skuadrës që fitoi medaljen e argjendtë në Kupën e fundit të Botës. Le të mos harrojmë se disa prej lojtarëve tanë debutuan me kombëtaren".

Miqësorja e ardhshme e Italisë është të martën në stadiumin Wembley kundër Anglisë. /Telegrafi/

The post Pas disfatës ndaj Argjentinës, Di Biagio: Kemi durim, Italia është në rrugën e duhur appeared first on DRENICA PRESS.

Hamilton në “pole-position” në çmimin e madh të Australisë

Posted: 24 Mar 2018 01:35 AM PDT

Lewis Hamilton duket se edhe këtë vit do të jetë i pandalshëm në garat e Formula 1.

Piloti i Mercedesit ka arritur që në provat zyrtare të renditet i pari dhe të fitojë të drejtën që në garën e nesërme të niset i pari në çmimin e madh të Australisë.

Britaniku ka arritur të mposhtë Ferrarin me 0.7 sekonda, duke dëshmuar se është në një kategori tjetër pas arritjes në cak për kohën 1'21"164.

"Është ndjenjë e mirë të fillosh vitin 2018 me Polo Position! Falënderoj ekipin për punën e vazhdueshme. Shihemi në garën e nesërme", ka shkruar në rrjetet sociale Hamilton.

Në vendin e dytë u klasifikua Kimi Raikkonen me Ferrarin, i cili ngeci më shumë se gjysmë sekondi pas britanikut.

Finlandezi i "kokëkuqes" la pas shokun e skuadrës Sebastian Vettel, ndërsa pas tyre u klasifikuan dy ngasësit e Red Bullit, Max Verstappen e Daniel Ricciardo (australiani është dënuar me tre pozicione).

Theksojmë se gara zyrtare do të zhvillohet ditën e nesërme në ora 07:10, sipas kohës sonë lokale. /Telegrafi/

The post Hamilton në "pole-position" në çmimin e madh të Australisë appeared first on DRENICA PRESS.

Sakrifica e gruas nga Gjakova, i dhuron veshkën burrit (Video)

Posted: 24 Mar 2018 01:33 AM PDT

Lumnije Prushi nga Gjakova, ka vendosur që të ia jep veshkën burrit të saj i cili ka qenë në dializë.

Ajo thotë se ka qenë e fortë dhe ka qenë me fat pasi që ia ka shpëtuar jetën burrit të saj.

Që të dy kanë moshën e njëjtë dhe pasi që veshka e Lumnijes iu është përshtatur Hasanit, operacioni për transplantim është kryer me sukses kur çifti kanë qenë në moshën 38 vjeçe, ndërsa sot kanë 48 vjet pa probleme shëndetësore.

Lumnija rekomandon që çdokujt që i jepet kjo mundësi, të mos hezitoj të shpëtoj një jetë, sepse dializa është një gjë shumë  e rëndë dhe vetëm ata të cilët janë të prekur mund të kuptojnë.

Transplantimi është kryer në Stamboll, pasi që në Kosove ky transplantim nuk mund të mundësohet.

The post Sakrifica e gruas nga Gjakova, i dhuron veshkën burrit (Video) appeared first on DRENICA PRESS.

Rrëfimi i Momir Bullatoviqit për bombardimet e NATO-s: Amerika nuk ka dashur të na bombardojë…, unë dhe gjenerali Pavkoviq qanim

Posted: 24 Mar 2018 01:31 AM PDT

Në 19-vjetorin e sulmeve ajrore të Aleancës Veriatlantike mbi caqet serbe, kryetari i atherëshëm i Qeverisë Federale të Jugosllavisë dhe një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Sllobodan Millosheviqit, malazezi Momir Bulatoviq thotë se "Amerika nuk ka dashur të na bombardojnë në vitin 1999, por kërkoi dikush tjetër … Por, pasi që Evropa nuk mundi të përgatis trupat për një ndërhyrje tokësore, atëherë ata [amerikanët] thanë: 'Mirë, ne do të intervenojmë, por me këto kushte'".

Siç njofton Tanjugu, Bullatoviq për televizonin serb "Happy" zbuloi në detaje se si dukeshin ditët dhe çastet e fundit para fillimit të bombardimeve, në buzëmbrëmjen e  24 marsit të vitit 1999.

Ish lideri malazez zbuloi se si "Evropa në vitin 1999 kishte dashur të ndërhyjë me forca tokësore në Jugosllavi dhe kishte filluar të grumbullojë ushtrinë, por kishte dështuar, sepse askush nuk donte t'i përgjigjej dhe pastaj kërkuan ndihmën amerikanëve, të cilët kanë thënë hapur se do të intervenojnë, por vetëm sipas kushteve të tyre: ata vetëm do të bombardojnë nga ajri dhe në asnjë mënyrë nuk do të dërgojnë trupa për ndërhyrje tokësore dhe në rast të zhvillimeve të tilla evropianët do të marrin obligim për të vetëm dërguar njësitë e tyre për luftime të drejtpërdrejta në terren", përcjell Telegrafi.

"Një ditë para fillimit të bombardimeve, më 23 mars, sipas Kushtetutës unë shpalla gjendjen e rrezikut të drejtpërdrejtë të luftës, kurse ditën tjetër gjendjen e luftës … Dhe si u ndjeva … Kjo ishte një zarf i thjeshtë e bardhë nga e cila kam lexuar atë çfarë ishte sipas kushtetutës … Edhe pse prisnim bombardime që nga tetori i vitit 1998 dhe gjithçka ishte e njohur … kjo përsëri ishte një tronditje! Bomba e parë ra në mbrëmje në orën 20:06 në Mal të Zi dhe pastaj unë, sipas kushtetutës shpalla gjendjen e luftës", rrëfeu Bulatoviq zhvillimet e atëherëshme në kreun e shtetit.

"Në orën 20:06 ra bomba e parë dhe më pas është mbajtur mbledhja…  Ishte mbledhja e një vendi të vogël të tronditur, e cila nuk e dinte saktësisht se ku ranë granatat e para, përndryshe sulmi ishte i paligjshëm dhe për këtë ishin të vetëdijshëm amerikanët … Në një takim me të dërguarin Martti Ahtisaari, Ahtisaari i ka thënë Sllobodan Millosheviqit se Serbia do të shkatërrohet plotësisht, kurse Millosheviqi i ka thënë: Si do t'ia shpjegoni botës se të vrisni dy milionë njerëz në Beograd? Ahtisaari ia ktheu me pyetjen: nëse ai e di sesa njerëz vdiqën në Vietnam…?", rrëfen Bullatoviq.

"Gjatë jemi mbajtur dhe mendonim se do t'ia dalim… Por, së fundmi amerikanët aktivizuan bombarduesin strategjik B-52 dhe më pas çdo gjë u bë kasaphane e vërtetë, viktimat ishin të shumta … Gjenerali Nebojsha Pavkovic dhe imë qanim derisa binin bombat… Ajo ishte një fuqi", kujton Bullatoviq, prcjell Telegrafi.

Në pyetjen e dhe moderatorit se si ai kurrë nuk ishte në Hagë,  zbuloi diçka që opinioni deri tani nuk e kishte ditur.

"Millosheviqi vendosi që Nikolla (Shainoviqi) të shkojë në Hagë e jo unë dhe atëherë më tha: 'Ti je i ri … Nuk do të shkosh ti, por Nikola … Dhe unë nuk je serb, por malazez. Për shkak të kësaj të gjithë do shkojmë në burg dhe kjo është e qartë për të gjithë, por lërë Nikollën le të shkojë ai… Pastaj Shainoviq ia kishte shpjeguar gruas së tij se pse ai duhet të shkojë në burg", tha Bullatoviq dhe theksoi se "historinë çdo minutë duhet ta shihni me sy të hapur".

Historia e letrës së bardhë në Dayton

Ai tregoi edhe një anekdotë nga bisedimet e paqes në Dayton, se si Millosheviqi derisa ishin ulur në një tryezë me ndërmjetësin amerikan Richard Holbrooke dhe sekretarin amerikan të Shtetit Ëarren Christopher..

"Qëndronin ulur pranë tavolinës Holbrooke dhe Warren Christopher, kurse unë dhe Millosheviqi, përballë tyre, atëherë Christopher u buzëqesh dhe na ktheu përsëri letrën e bardhë dhe na thotë:  'Ju nuk e kuptoni, nuk ka kurrfarë kushtesh, do ta bëni qatë që ju kërkojmë gjithmonë dhe vazhdimisht "

Momir Bullatoviq ishte president i Malit të Zi nga viti 1990 deri në 1998 dhe kryetar i Qeverisë Federale të Jugosllavisë nga viti 1998 deri në viti  2000 dhe një nga pjesëmarrësit në negociatat e paqes në Dayton për të cilin qarkullojnë histori të ndryshme, si  ato të takimeve mesnate në pizhame dhe të tyre të hartave të Milosheviqit të vizatuara në faculeta … /Telegrafi/

The post Rrëfimi i Momir Bullatoviqit për bombardimet e NATO-s: Amerika nuk ka dashur të na bombardojë…, unë dhe gjenerali Pavkoviq qanim appeared first on DRENICA PRESS.

Dokumentari “Gishtërinjtë që trandën Jugosllavinë”, në kujtim të Riza Llukës (Video)

Posted: 24 Mar 2018 01:27 AM PDT

Gazetari RTVDukagjini, Fitim Behluli, ka publikuar dokumentarin në kujtim të datës 23 Mars 1989 – Gishtërinjtë që trandën Jugosllavinë.

Behluli këtë dokumentar ia ka kushtuar kësaj ngjarjeje dhe ish – drejtorit të tij të parë, Riza Lluka në RTV Dukagjini.

Ai në këtë dokumentar tregon se si me datën 23 Mars 1989, Riza Lluka me 9 delegatë të tjerë, nga gjithsejtë 190 sa ishin në sallë (në mesin e tyre edhe shumë të paftuar), në Kuvendin e atëhershëm të Kosovës, me gishtërinjtë kundër suprimimit të autonomisë së atëhershme të Kosovës, do të trandnin Jugosllavinë, themelet e së cilës ishin lëkundur veç, ditë më parë, të të njëjtit vit, nga galeria e nëntokës në 'Trepçë'

"Nuk duhet të harrojmë vitin '81, kur tërë studentët dhe rinia u ngritë në këmbë dhe praktikisht mund të thuhet se Kosova filloi ta rrënoj komunizmin. Kosova e afirmojë këtë çështje, pakënaqësinë e atij sistemi monist. Por pas vitit '81, filluan ngjarjet të acarohen, gjithnjë e më tepër, mandej filluan diferencimet e ndryshme, pastaj ishte një periudhë shumë e vështirë, sidomos kur marrim parasysh se ne në një periudhë të caktuar kemi pasur një liberalizim, një mundësi të mësohet, të studiohet, mirëpo ato më vonë u keqësuan" ka thënë Riza Lluka në këtë dokumentar.

Lluka tregonte se çka kishte ndodhur pas ardhjes së Millosheviqit në pushtet dhe se cilat ishin momentet kritike të asaj kohe.

"Në ato ditë, sidomos viti 1988 u ngritë e tërë popullata, mbi 300 mijë qytetarë nga tërë Kosova shkuan në Prishtinë, që ta ruajnë atë autonomi të atëhershme, sepse e vetja formë për t'i ruajtur të drejtat tona në atë periudhë. Mirëpo, të gjithë ishin për ta mbrojtur autonominë e Kosovës" ka rrëfyer Lluka.

Riza Lluka gjatë tërë jetës së tij u dallua si veprimtar i shquar i çështjes kombëtare dhe si politikan aktiv.

I lindur në vitin 1943, ishte Inxhinier i Ndërtimtarisë, delegat i Kuvendit të Kosovës në periudhën 1982-1990, dhe Anëtar e Kryetar i Këshillit për Urbanizëm dhe Punë Komunale në ish-Dhomën e Punës së Bashkuar të Kosovës.

Lluka njihet dhe si kundërshtar i amendamenteve të Republikës së Serbisë me të cilat shuhej autonomia e atëhershme e ish-KSAK-së, duke votuar kundër këtyre ndryshimeve në vitin 1989.

Ai u angazhua në veçanti për aktivizimin e tërë potencialeve ekzistuese të Kosovës.

I ndjeri Riza Lluka deri në ditët e fundit të jetës ishte në krye të RTV "Dukagjinit" në detyrën e drejtorit, ndërsa shquhej edhe për veprimtaritë e shumta humanitare.

Ky dokumentar është montuar nga Arbër Sapunxhiu ndërsa është përdorur arkivi personal i të ndjerit dhe arkivi i kohës nga TV Dukagjini.

The post Dokumentari "Gishtërinjtë që trandën Jugosllavinë", në kujtim të Riza Llukës (Video) appeared first on DRENICA PRESS.

Sërish ndërpritet prodhimi në “Ferronikel”

Posted: 24 Mar 2018 01:22 AM PDT

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të "Ferronikelit", Fehmi Nika, ka siguruar se punëtorët janë duke shkuar rregullisht në punë, i marrin pagat me rregull dhe se nuk ka asnjë paralajmërim për mundësinë e mbylljes së fabrikës. Dobra: "Ferronikeli" s'e ka njoftuar Komunën për problemet që ka, por është duke funksionuar.

Është ndërprerë për të satën herë prodhimi në gjigantin e dytë më të madh ekonomik në Kosovë, pas "Trepçës". Ka dy javë që prodhimi në "Ferronikel" është ndërprerë, por punëtorët vazhdojnë të punojnë normalisht. Ndërprerjes së prodhimit i ka paraprirë një prishje në furrën elektrike, respektivisht dëmtimi i kulmit të furrës elektrike që është pjesa kryesore e prodhimit. Aktualisht të gjithë janë të angazhuar në riparimin e furrës elektrike. Prodhimi në "Ferronikel" është ndërprerë vetëm përkohësisht derisa të kryhen riparimet e nevojshme për të vazhduar pastaj me prodhimin, kanë thënë në "Ferronikel".

Punëtorët në anën tjetër as nuk dëshirojnë të mendojnë për ndonjë ndërprerje më të gjatë të prodhimit, në veçanti nuk dëshirojnë as të mendojnë për mundësinë që kjo fabrikë të mbyllet, siç është duke u përfolur në kohë të fundit, shkruan sot Gazeta "Zëri".

The post Sërish ndërpritet prodhimi në "Ferronikel" appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more