Skip to main content

“61 punëkërkues kosovarë bëhen “Përkujdesës profesionalë për të moshuar” në Gjermani” plus 9 more Ekonomia Online

“61 punëkërkues kosovarë bëhen “Përkujdesës profesionalë për të moshuar” në Gjermani” plus 9 more Ekonomia Online


61 punëkërkues kosovarë bëhen “Përkujdesës profesionalë për të moshuar” në Gjermani

Posted: 20 Apr 2018 10:31 AM PDT

Me ndihmën e Agjencisë për Përkrahjen e Punësimit në Kosovë (APPK), 61 punëkërkues kosovarë në fillim të shtatorit do të fillojnë aftësimin trevjeçar profesional për përkujdesje ndaj të moshuarve në Gjermani, raporton Ekonomia Online.

Jan Axel-Voss, zëvendës-shef i Ambasadës Gjermane në Kosovë, ka theksuar se kërkesa për të rinj kosovarë për t’u përkujdesur për të moshuarit në Gjermani është e madhe, pasi popullsia gjermane po plaket dhe nataliteti është i vogël.

APPK mbajti sot takimin përmbyllës me 61 punëkërkuesit kosovarë të cilët në fillim të shtatorit do të fillojnë shkollimin dhe aftësimin trevjeçar profesional në profesionin "Përkujdesës/e ndaj të moshuarve" në Gjermani.

Bedri Xhafa, udhëheqës i përgjithshëm i APPK-së, tha se kanë punuar rreth 9 muaj rresht me këta 61 punëkërkues për t’i përgatitur ata për tregun e punës në Gjermani.

"Së bashku me ju kandidatë, punuam sikurse me 134 të tjerë, që tani janë në rrugëtimin e tyre në Gjermani, disa prej tyre kah përfundimi. Ju jeni gjenerata e katërt. Qe 9 muaj punuam shumë dhe pas një procesi transparent të implementuar në Kosovë, pas një përzgjedhjeje, pas një procesi të definuar, punuat shumë me trajnerët, për të mësuar gjuhën si një ndër kriteret e rëndësishme në arritjen e synimeve, punuat në aktivitetet e para integrimit si komponente e rëndësishme që ju po përgatiteni për një jetë të re", u shpreh Xhafa.

Çerkin Dukolli, zv.ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), tha se kjo ministri ka ndërrmarrë veprime për punësim cilësor përmes aftësimit profesional.

"Nga ku program kanë përfituar edhe tri gjenerata me 134 individë që gjenden në Gjermani nga viti 2014. MPMS ka ndërmarrë veprime për punësim cilësor përmes implementimit të masave të aftësimit profesional. Kemi bashkëpunim të mirë me APPK-në, me të cilën kemi realizuar projekte të ndryshme me të vetmin qëllim punësimin e qytetarëve të vendit. Kjo ka rëndësi të veçantë”.

“Tashmë 61 punëkërkues do të shkojnë në Gjermani për t’u punësuar në sektorë të ndryshëm. Kemi ndikuar pozitivisht, qoftë në punësim dhe hapjen e perspektivave të reja", shtoi Dukolli.

Jan Axel-Voss, zëvendës-shef i Ambasadës Gjermane në Kosovë, ka theksuar se kërkesa për të rinj kosovarë për t’u përkujdesur për të moshuarit në Gjermani është e madhe.

Sipas tij, kjo është nevojë primare pasi që theksoi se popullsia gjermane po plaket dhe nataliteti është i vogël.

"Politika në Kosovë është një ‘biznes’ gogja i vështirë, prandaj edhe gëzohem që të ftohem edhe për çështje edhe tema të tjera”, u shpreh Axel-Voss.

“Ju gjatë 9 muajve të fundit jeni përgatitur për qëndrim në Gjermani, keni mësuar gjermanisht dhe për jetën atje”, shtoi ai.

Axel-Voss bëri të ditur se pas kësaj faze të trajnimeve në Kosovë, 61 kosovarët do të shkojnë në Gjermani ku me ndihmën e organizatës “Diakonie” do të aftësohen për mbikëqyrjen dhe përkujdesjen ndaj të moshuarve, për çka Gjermania është duke pasur nevojë. “Popullsia jonë po plaket, sepse gjermanët po lindin shumë pak fëmijë, për këtë arsye kemi nevojë për kujdes ndaj të moshuarve".

“Diakonie” është organizatë për mirëqenie sociale e kishave protestante gjermane. Johannes Flothow, bashkëpunëtor i këtij rrjeti, u shpreh i kënaqur me këtë program, të cilin e vlerësoi mjaft të vështirë.

"Institucionet atje i gëzohen ardhjes tuaj, ju jeni të mirëpritur atje. Procesi ka qenë goxha i vështirë, sidomos për ata që mësimin e gjuhës gjermane e kanë filluar nga zeroja. Në Gjermani do të bëjmë një festë që grupi i parë ka përfunduar aftësimin dhe besoj se nga 27 që kanë filluar projektin 25 ose 24 me një siguri do të arrijnë qëllimin e tyre ta kalojnë provimin dhe të bëhen kuadër profesional".

"Në Kosovë është situata e tillë që personat me shumë dëshpërim kërkojnë një vend punë në Kosovë. Kjo është mundësia për të arritur me një punë sociale, legale në Gjermani", tha Flothow.

The post 61 punëkërkues kosovarë bëhen “Përkujdesës profesionalë për të moshuar” në Gjermani appeared first on Ekonomia Online.

7 rregullat që duhet të zbatoni në një takim pune

Posted: 20 Apr 2018 10:19 AM PDT

Përshtypjet e para janë të rëndësishme. Megjithatë kjo nuk është e vetmja gjë që krijon një reputacion të mirë në vendin e punës. Ka disa rregulla që duhet të ndiqen.

Zbatojini ato drejtë, dhe ju do të krijoni marrëdhënie shumë më të lehtë me shokët, klientët dhe eprorët. Bëjini ato gabim, dhe ju do jeni gjithmonë lojëtari rezervë.

Ngrihuni në këmbë

Kur përshëndesni njerëzit, ngrihuni në këmbë. Është një mënyrë e mirë për të treguar respekt. Kjo do të thotë që ju i konsideroni ata të rëndësishëm mjaftueshëm për të ndryshuar pozicionin tuaj fizik. Gjithashtu ju ndihmon të krijoni kontaktin sy më sy.

Shikojini njerëzit në sy

Kontakti në sy tregon vëmendje dhe angazhim. Gjithashtu tregon se ju jeni të interesuar për personin tjetër. Duke parë këpucët, orën apo telefonin tuaj ju tregoni të kundërtën dhe nuk krijoni besueshmëri. Përdorni një gjuhë trupi pozitive.

Buzëqeshni

Edhe nëse keni "hallet e botës mbi supe", provoni të dukeni të lumtur. Një mimikë negative e vendos dhe personin tjetër në një pozicion jo shumë të favorshëm, ndërsa një buzëqeshje është gjithmonë e mirëpritur.

Merrni iniciativën me një shtrëngim duarsh

Afrohuni personit që po përshëndesni dhe zgjatini dorën. Ju do të krijoni imazhin e një njeriu me vetëbesim.

Prezantohuni

Madje akoma më mirë, thoni kush jeni dhe më çfarë merreni. "Përshëndetje, unë jam Neada. Unë jam një menaxhere projektesh pranë kompanisë X. Si mund t'ju ndihmojë?" Kjo vërtet që do t'ju ndihmojë.

Vëzhgoni hierarkinë

Nëse duhet të bëni prezantimet, mos harroni etikën e biznesit. Fillojeni nga njerëzit në pozicione më të larta tek ato më të ulëta.

Prezantimit shtojini dhe pak përmbajtje. "Enea të prezantoj me Fatjonin. Fatjoni është dizajneri jonë i ri. Fatjon, Enea është menaxheri i marketingut."

Mësoni saktë emrat

Sigurohuni që të mbani mend emrin e çdo personi me të cilin prezantoheni, dhe përdoreni atë siç duhet. Është më mirë t'i kërkoni personit të përsëris emrin e tij sesa të vazhdoni ta përdorni atë gabim.

Kërkoni leje përpara se ta përdorni emrin e dikujt. Disa njerëz nuk e pëlqejnë informalitetin, dhe kjo formë është më etike.

The post 7 rregullat që duhet të zbatoni në një takim pune appeared first on Ekonomia Online.

Ndryshoni karrierë, nëse po punoni shumë

Posted: 20 Apr 2018 09:55 AM PDT

A jeni të lodhur nga karriera juaj? Punoni shumë dhe nuk merrni përfitime ekstra për punën që bëni? Nëse momenti i preferuar i javës për ju është e Premtja, pas orës 17:00, atëherë keni nevojë urgjente të rimendoni për drejtimin e karrierës suaj. Sa më shumë të qëndroni në një punë ku nuk ju vlerësojnë dhe nuk ju pëlqen, më e vështirë do të jetë ta ndryshoni drejtimin e karrierës suaj.

Cilët janë treguesit që po punoni si një "qen"?

A shkoni herët në punë çdo ditë?
A qëndroni mbrëmjeve deri vonë?
A janë këto orë ekstra të pavlerësuara nga menaxheri apo stafi drejtues?
A jua ngarkojnë juve detyrat manuale të cilat asnjë nuk ka dëshirë t'i bëj?
Kur ktheheni nga puna, gjithçka mund të bëni është të vishni rrobat e gjumit dhe të qëndroni në krevat?
Nëse në shumicën e rasteve jeni përgjigjur po, atëherë ju po punoni si një "qen". Jo vetëm që kjo nuk ju bën mirë për shëndetin, por gjithashtu ju harxhoni energji të mëdha për një punë e cila nuk do t’ju vlerësohet gjithsesi.

Mungesa e vetëbesimit sjell mungesë përparimi

Ndoshta arsyeja pse po lodheni kaq shumë në punë është se ju nuk keni vetëbesimin e duhur që të mendoni se ju vleni më shumë në jetë. Në mënyrë që të arrini punën që dëshironi, jo vetëm që ju duhet të besoni në aftësitë tuaja, por të jeni të sigurtë mjaftueshëm sa për të arritur atë që dëshironi më shumë në jetë.

Këshilla për të rritur vetëbesimin

Veshja-Sa më mirë të visheni, aq më mirë do të ndiheni me veten. Zakonisht njerëzit gjykojnë nga pamja e jashtme, kështu që, sa më mirë të visheni, aq më pozitive do të jenë përshtypjet për ju.

Qëndrimi dhe të ecurit– Qëndrimi dhe gjuha trupore thonë shumë për personin tuaj. Nëse ruani drejt-qëndrim dhe buzëqeshni, ecni me kokën lart dhe jepni shtrëngime dore të forta, do të reflektoni shumë siguri dhe vetëbesim.

Dilni përpara

Si në shkollë, të uleshit në pjesën e pasme të klasës ishte një shenjë që nuk kishit besim ne vetvete dhe "nuk dëshironit të ishit të vërejtur".

Në mbledhje, seminare, takime të stafit, apo prezantime të klientit, sigurohuni që ju të uleni në fillim të dhomës.

The post Ndryshoni karrierë, nëse po punoni shumë appeared first on Ekonomia Online.

Mosha kur njerëzit fillojnë ta urrejnë punën e tyre

Posted: 20 Apr 2018 09:41 AM PDT

Jean Prince ishte 50 vjeç kur nisi të punojë për një kompani teknologjike pranë Cambridge si autore teknike, duke shkruar dokumentacionin e software. "U ndjeva me fat", – tha ajo.

Por Jean nuk ishte e lumtur.

"Vendi i punës u bë gjithnjë e më i ftohtë dhe i ashpër", – tha ajo. Ndihej e pavlerësuar dhe e padashur.

Sipas një studimi me më shumë se 2,000 punonjës në Mbretërinë e Bashkuar, punonjësit më të vjetër janë më të palumtur në punën e tyre se sa kolegët e tyre në moshë të re – sondazh i kryer nga kompania e burimeve njerëzore Robert Half U.K.

Një në gjashtë punonjës britanikë më shumë se 35 vjeç ishin të palumtur me punën e tyre – më shumë se dyfishi i atyre nën moshën 35 vjeç.

Rreth një e treta e njerëzve më shumë se 55 vjeç thanë se nuk ndiheshin të vlerësuar, ndërkohë që 16 për qind thanë se nuk kishin miq në punë.

"Është presioni për të qenë gjithnjë në një nivel të lartë – ose zhgënjimi se mos nuk ia dilni dot mbanë të ngjisni shkallët e karrierës". Pagat janë më të larta, por jeta nis e bëhet gjithnjë e më e kushtueshme. "Ekuilibri mes punës dhe jetës private merr kuptimin që ju të kujdeseni për fëmijët, se sa vetëm menaxhimi i stresit personal".

"Ka një moment në të cilin ose nuk e keni arritur suksesin, ose përvoja e jetuar ju thotë që familja është më e rëndësishme", tha Cary Cooper, një kërkuese në Manchester Business School.
Dhe ju pyesni veten: Pse po e bëj këtë gjë?

The post Mosha kur njerëzit fillojnë ta urrejnë punën e tyre appeared first on Ekonomia Online.

Ide të çuditshme biznesi me të cilat mund fitoni para

Posted: 20 Apr 2018 09:30 AM PDT

Histori të mahnitshme të njerëzve që u pasuruan në kohën tonë.

Të bëhesh i pasur nuk është aq e vështirë sa duket për shumë prej nesh. Sidomos për njerëzit me imagjinatë të pasur.

Shërbimet e të marrit me qera një mik

Ne të gjithë u rritëm me miqtë e dikujt tjetër, por shumë pak njerëzve ju vjen në mendje kjo për të fituar para. Për fat të keq apo për fat të mirë, sot jetojmë në një epokë krejtësisht të ndryshme, ku miqësia fiton goxha. Për ta bërë këtë, thjesht krijoni një llogari në faqen e internetit RentAFriend.com për të specifikuar orarin për të cilën jeni të gatshëm të "bëni miq" dhe të prisni derisa dikush të jetë i interesuar. Një situatë vërtet e favorshme.

Regjistrimi në faqen "Friend for rent" është falas dhe ju mund të fitoni deri në 50 $ në orë.

Ideja e këtij website i erdhi pronarit të saj Scott Rosenbaum pasi vizitoi site-t e Dating. Ai vuri re se asnjë nga këto shërbime nuk ofronte miqësi dhe prandaj vendosi ta mbushë këtë boshllëk. Rosenbaum thekson se shërbimi i tij mbështetet në një marrëdhënie thjesht platonike.

Shërbimet që ofrojnë një paparac personal

Paparacët "gjuajnë" jo vetëm për të famshmit. Tani mund të punësosh paparacin tënd për t'iu ndjekur gjatë gjithë ditës. Kjo është ajo që bën faqja e internetit Celeb4aday.com – kjo i jep të gjithëve një mundësi për t'u ndjerë si një yll, qoftë edhe vetëm për një ditë. Ndonjëherë paparacët punësohen për t'iu kënaqur juve ose për të luajtur me miqtë tuaj, si një dhuratë për një ditëlindje ose për ndonjë event tjetër.

Reklamimi në fytyrë

Nxënësit Ed Moyes dhe Ross Harper dolën me një mënyrë origjinale për të fituar para për shkollën. Ata pikturojnë në fytyrat e tyre reklama dhe më pas fotografohen me një fytyrë qesharake ose një video qesharake me kërkesë të klientit. Ndonjëherë ata duhet të hidhen me parashutë ose të zhyten në ujë të ftohtë.

Ekspertët e tregut

Shërbimi online i "Student of fortune" ofron shërbimet e tij për ata që përjetojnë ndonjë vështirësi me zhvillimin e CV apo ndonjë problem tjetër. Nëse e konsideroni veten një ekspert për diçka, mund të shkoni në faqen e internetit dhe të zgjidhni t'iu përgjigjeni një listë pyetjesh. 20 % e përgjigjes suaj do të jetë në dispozicion në faqen e internetit për të bërë një pyetje që çdokush mund të vendosë nëse do të blejë apo jo shpjegimin tuaj. Shumë "ekspertë" arrijnë të shesin njohuritë tuaja për para, ndonjëherë fitojnë disa mijëra dollarë.

Furnizues për flutura

Edhe pse mund të tingëllojë shumë e çuditshme, ju mund të fitoni miliona madje edhe flutura.

Filloi me faktin se një mik i Jose Monico i ofroi atij një bast për 100 dollarë, duke pretenduar se ai nuk do të jetë në gjendje të fitojë një jetë duke shitur flutura. Që atëherë kanë kaluar shtatë vjet. Në vitin 2006 të ardhurat e kompanisë arritën në 1 milion dollarë.

Tregti virtuale për pasuri të patundshme

Loja online Second Life e bëri Anshi Chang të ishte milionerja e parë e vërtetë që mori një status në botën virtuale.

Si e bëri këtë? Bleu, rinovoi dhe shiti pasuritë e patundshme virtuale. Në ditët e para të Second Life ajo ka investuar në këtë kompani të çuditshme, 9,95 dollarë. Fitimi i sotëm i lojës së Gref është 150 mijë dollarë në vit.

Kontrolluesi i yjeve

Kush i zotëron yjet? Çdokush, apo jo? Prandaj, ju mund të regjistroni një yll në emrin e tyre dhe të merrni një certifikatë. Një organizatë e quajtur regjistri ndërkombëtar i yjeve (International Star Registry) u cakton yjeve emrat e njerëzve që nga viti 1979. Të famshëm, personalitete dhe njerëz të pasur thjesht përdorin shërbimet e IRS për të blerë një yll si një dhuratë për ndonjë nga të dashurit e tyre.

IRS ofron çantën dhuratë: mund të zgjidhni një yll "të lirë" në qiell, ta quani atë sipas dëshirës dhe të merrni një certifikatë me datën e regjistrimit dhe koordinatat e sakta. Do t'ju jepet një fragment i hollësishëm i hartës së yllit me një rreth të kuq të shënuar me "yllin" tuaj, broshurën e informacionit dhe letrën e urimit. Plus, emri i yllit nga koordinatat e tij do të publikohet në dosjen "Vendi juaj në hapësirë".

Policia e patave

Pasi David punonte në klubin e golfit – puna e tij ishte ta mbante atë në gjendje të përsosur. Shpesh ai duhej t'i largonte patat dhe vendosi se kjo gjë do të bënte një biznes të mirë.

Në vitin 1986, David themeloi "policinë e patave", e cila na shpëton nga pushtimi i patave nëpër objekte të ndryshme: parqe, biznese, klube golfi dhe madje edhe lëndina private. Për këtë qëllim, një qen stërvitet posaçërisht që ndjek patat pa i dëmtuar ato. Me kalimin e kohës, biznesi është rritur dhe në vitin 2000 fitimi i kompanisë arrinte pothuajse dy milionë dollarë.

The post Ide të çuditshme biznesi me të cilat mund fitoni para appeared first on Ekonomia Online.

10 të rinj vitias trajnohen për zdrukthëtari, ngrohje, saldim e instalime

Posted: 20 Apr 2018 08:58 AM PDT

Papunësia e të rinjve në Kosovë mbetet e lartë dhe shumë nga ta, nuk kanë mundësi të zhvillojnë në mënyrë efektive aftësitë, të konkurrojnë në tregun e punës dhe gjejnë punë. Situata është edhe më kritike në zonat rurale, ku mundësitë për punësim janë më të rralla. Vetëpunësimi në bujqësi, shërbime lokale ose prodhimtari të vogla, shpesh mbetet opsioni i vetëm për të jetuar.

Nën fushëveprimin e projektit INTERDEV 2 të UNDP-së, të financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), dhjetë të rinj nga komuna e Vitisë kanë përfunduar trajnimin dhe janë aftësuar në profesionet e ngrohjes qendrore, zdrukthëtarisë, saldimit, instalimeve elektrike dhe hidro instalimeve, duke u ofruar të rinjve mundësi për të konkurruar në tregun e punës.

Në një ceremoni të organizuar të enjten, nga Komuna e Vitisë, Agjencisë Austriake për Zhvillim dhe UNDP-së, pjesëmarrësit u pajisën me certifikata për përfundimin e trajnimit profesional. Në ngjarje, përfituesve iu ndanë edhe mjete dhe pajisje, për t’i ndihmuar të bëhen të vetëpunësuar në profesionet e tyre.

Me këtë rast, nënkryetari i komunës, Hasan Aliu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me UNDP-në dhe mbështetjes së të rinjve me këto lloj trajnime për vetë-punësim si mënyrë e gjenerimit të të ardhurave. Duke i uruar të gjithë përfituesit, Aliu falënderoi UNDP-në dhe ADA-në për përkrahjen e dhënë komunës së Vitisë përmes këtij projekti.

Trajnimi profesional është pjesë e Paktit Territorial të Punësimit 2017-2020 në Viti, duke iu përgjigjur potencialeve vendore në tregun e punës dhe duke kontribuar në adresimin e mungesës së mundësisë për aftësim në nivel lokal. Pjesëmarrësit u përzgjodhën në bashkëpunim me Zyrat Lokale të Punësimit dhe trajnimi u realizua nga Qendrat e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale për Aftësim Profesional (QAP) në Ferizaj dhe Gjilan.

Që nga viti 2014, projekti INTERDEV, ka mbështetur banorët e komunave të Dragashit, Shtërpcës dhe së fundmi edhe të Vitisë, për të për të zhvilluar aftësi të reja, për të gjetur punë, rritur prodhimin bujqësor dhe rural, dhe për të gjeneruar më shumë të ardhura për familjet lokale. Projekti promovon në mënyrë aktive fuqizimin e grave, të rinjve dhe personave në rrezik për t'u lënë mënjanë, me mundësi për punësim, zhvillim të aftësive dhe ndërmarrësi rurale.

The post 10 të rinj vitias trajnohen për zdrukthëtari, ngrohje, saldim e instalime appeared first on Ekonomia Online.

Tiparet e menaxherëve të mirë

Posted: 20 Apr 2018 08:55 AM PDT

Gjëja e fundit që një menaxher dëshiron është që anëtarët e tij të ekipit të frikësohen nga puna çdo ditë. Për shkak se njerëzit kalojnë shumicën e kohës së tyre në punë, është e rëndësishme që menaxherët të bëjnë gjithçka që munden për ta bërë atë kohë të kënaqshme, emocionuese dhe të kaluar mirë.

Një menaxher diktator i cili ka mungesë të ndjeshmërisë ose të njohurive mund të prodhojë ndërrim të lartë të punonjësve nga të cilët në fund dështojnë. Menaxherët e shkëlqyer bëjnë më të mirën e tyre për të bërë 80 përqind të punës shpërblyese, me 20 përqind ekuilibër të stresit të shëndetshëm. Përderisa kjo mund të mos jetë gjithmonë  e mundur, ky është qëllimi i tyre.

Ata kanë këto tipare.

  1. Ata janë të mirë informuar

Për të krijuar një ekip të lumtur dhe të suksesshëm, menaxherët sigurohen se janë të informuar për çdo zonë të fushës së tyre, dhe se kanë burimet e nevojshme për të mbledhur informacionet të cilat nuk i kanë. Ata janë përgjegjës për drejtimin e të tjerëve, ata ndjekin njohuritë e tyre dhe qëndrojnë të lidhur mirë në industrinë e tyre.

Këto aftësi i bëjnë ata ''bazë të sigurtë'' që anëtarëve të ekipit iu nevojitet. Sa më shumë njohuri që ka një menaxher, aq më i mirë është trajnuesi, dhe më inspiruese është kur anëtarët e ekipit shkojnë tek ata për udhëzime.

  1. Ata janë praktikë

Menaxherët e mirë i kuptojnë parimet themelore të menaxhmentit, dhe përdorin një gamë të gjërë të atyre parimeve për të drejtuar nevojat individuale dhe unike që ka çdo anëtar i ekipit. Këta menaxherë janë të zgjuar dhe kanë aftësi kur marrin vendime dhe gjithashtu kur gjejnë zgjidhje për problemet.

Suksesi vjen më lehtë kur drejtimi dhe pritshmëritë komunikohen në mënyrë të qartë me anëtarët e ekipit. Këto aftësi praktike janë të nevojshme për krijimin e një ambienti të lumtur dhe produktiv në punë.

  1. Ata janë optimistë

Menaxherët e mirë janë optimistë dhe pozitivë. Është më mirë për ta dhe për biznesin në çdo nivel. Menaxherët e suksesshëm janë të sigurtë në mirëqenien e tyre. Çdo ditë ata vendosin një ton pozitiv për ekipin e tyre me një qëndrim optimist dhe të dobishëm.

Një menaxher i ftohtë shumë shpesh dëmton ekipin e tij. Suksesi vjen më vështirë duke punuar nën kushte negative dhe shtypëse.

  1. Ata menaxhojnë stresin

Stresi është një vend që ne të gjithë kemi potencialin për të humbur durimin dhe për të trajtuar keq të tjerët. Menaxherët e mirë janë emocionalisht inteligjentë. Për shkak se ata dinë se si të menaxhojnë stresin e tyre, ata dinë se si të menaxhojnë stresin e ekipit të tyre kur iu nevojitet më së shumti. Për të zvogëluar stresin, menaxherët më të mirë  sigurohen se anëtarët e ekipit kanë kohën e nevojshme për t'u kujdesur për veten e tyre. Kjo qasje e menaxhimit bazohet në ekuilibër. Kur gjërat janë në ekuilibër, suksesi zhvillohet dhe mirëmbahet më lehtë.

  1. Ata e duan atë që bëjnë

Menaxherët e pëlqyer e duan atë që bëjnë. Për shkak të kësaj dashurie, ata shikojnë veten si ''nxënës'' të vazhdueshëm. Ata investojnë kohën e tyre në burime të vetë-zhvillimit, edukimit dhe trajnimit.

Është inspiruese për gjithkënd të rrijë me dikë i cili është i etur për rritje dhe zhvillim. Kur një menaxher ka këtë interes dhe pasion, pa dyshim që transmetohet edhe tek ata të cilët punojnë për të. Menaxherët e mirë janë të vetëdijshëm se mënyra e vetme për të kaluar konkurrencën është të rrisin veten dhe ekipin e tyre përtej konkurrencës.

  1. Ata janë udhëheqës

Menaxherët e mirë zhvillojnë aftësitë e tyre të udhëheqjes duke u angazhuar në ushtrime të ekipit dhe duke zbuluar potencialin e plotë të ekipit që ata e menaxhojnë. Menaxherët e suksesshëm dëshirojnë t'i mësojnë anëtarët e ekipit të punojnë me njëri tjetrin, në vend se kundër njëri tjetrit. Ata mbajnë ekipin e tyre të bashkuar duke vlerësuar atmosferën shoqërore më shumë se konkurrencën.

  1. Ata kanë aftësinë për të motivuar të tjerët

Menaxherët e mirë janë të motivuar dhe kanë aftësinë për të motivuar të tjerët gjithashtu. Ata vazhdimisht pyesin veten se si mund të përmirësojnë gjendjen morale të ekipit me taktika të reja për të mbajtur pasionet në pikën më të lartë.

Menaxherët e suksesshëm kultivojnë marrëdhënien në mes të lumturisë dhe arritjeve në anëtarët e ekipit. Ata inspirojnë ekipin e tyre duke ridefinuar qëllimet si pjesë e diçkaje më të madhe se sa vetëm të mbyllin marrëveshjen e tyre të radhës. Sa më mbështetës që është ambienti në mes  të anëtarëve të ekipit, dhe në mes të ekipit dhe menaxherit, aq më të bashkuar dhe të suksesshëm bëhen ata së bashku.

  1. Ata i dedikohen përsosmërisë

Menaxherët e mirë presin më të mirën nga vetja dhe ekipi i tyre. Ata refuzojnë të pranojnë rezultate të dobëta, duke e ditur se kjo reflekton në aftësinë e tyre për të menaxhuar mirë, njëlloj sikur reflekton në aftësinë e ekipit për të shkëlqyer. Menaxherët më të mirë inkurajojnë ndarjen e ideve dhe ofrojnë nxitje, si bonuse ose përqindje, që ekipi i tyre të ''mendojë jashtë kutisë''. Ata nuk tolerojnë që anëtarët e ekipit të flasin keq për njëri tjetrin, konsumatorët ose shitësit. Ata theksojnë se të gjithë janë njerëz. Ata sigurohen se ekipi i tyre fokusohet në zgjidhje jo në probleme. Ata inkurajojnë anëtarët e tyre të ekipit të jenë qenie të mira njerëzore, jo vetëm shitës të mirë.

  1. Ata fokusohen në cilësi

Menaxherët e mirë fokusohen në cilësinë e asaj që prodhon ekipi i tyre. Sado i rëndësishëm që është volumi dhe produktiviteti në një marrëveshje, është cilësia e shërbimit dhe siguria e produktit që shitet e cila vendos vlerën e marrëveshjes.

Menaxherët e suksesshëm inkurajojnë përdorimin produktiv të kohës, aftësive dhe njohurive. Këta menaxherë kuptojnë se ekipet më të suksesshme janë ato të cilat përjetojnë rezultate domethënëse. Anëtarët e ekipit duhet të vlerësojnë veten, produktin që shesin, ata të cilët përdorin produktin e tyre dhe rëndësinë e rezultateve cilësore.

  1. Ata shpërndajnë suksesin

Menaxherët e mirë kanë dëshirë të kenë ndikim domethënës në ekipin e tyre. Menaxherët e suksesshëm dëshirojnë të bëjnë një ndryshim, një ndryshim emocional në anëtarët e ekipit. Për këtë arsye, ata festojnë arritjet e të gjithëve, duke besuar se të gjithë kanë aftësi të shkëlqyeshme. Ata fokusohen në zgjidhje, dhe janë bujarë me kohën dhe vëmendjen e tyre kur dikush ka nevojë. Mirëqenia e anëtarëve të tyre të ekipit është qendrore në qasjen e një menaxheri të mirë sepse ata e dinë se kur njerëzit ndihen të rëndësishëm, ata arrijnë sukses.

The post Tiparet e menaxherëve të mirë appeared first on Ekonomia Online.

Fillon gara për ide biznesi të gjelbëra dhe inovative

Posted: 20 Apr 2018 08:46 AM PDT

Grupe të rinjsh kosovarë po garojnë në Prishtinë me idetë dhe biznes planin e tyre për zhvillimin e ekonomisë së gjelbër.

Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) dhe UNICEF Innovations Lab Kosovokanë zgjedhur dhjetë idetë me më së shumti potencial për të marrë pjesë në garën-punëtorinë "UPSHIFT & Ide të gjelbëra dhe Inovative 2018", që ka filluar të mbahet në Prishtinë.

Në punëtorinë treditore, pjesëmarrësit do të zhvillojnë idetë dhe biznes planin e tyre nëpërmjet mentorimit që do ta marrin përgjatë programit. Në fund të punëtorisë do të vlerësohen 5 ide-biznese me grante deri në 2000 euro, prej tyre, tri bizneset me më së shumti potencial do të marrin pjesë në garën rajonale për ide biznese të gjelbëra dhe inovative 2018.

 

Drejtoresha ekzekutive e FIQ-it Dajana Berisha në hapjen e kësaj gare ka thënë se fokusi i organizatës është që të përkrahet Kosova si shtet i ri,që po ashtu ka edhe me numrin më të madh të të rinjëve. Prandaj, ajo ka theksuar se përkrahja për një zhvillim të qëndrueshëm duhet tëpërqëndrohet tek të rinjët që kanë potencial për ndërtim biznesesh të cilat ndihmojnë ekonominë.

 

The post Fillon gara për ide biznesi të gjelbëra dhe inovative appeared first on Ekonomia Online.

Zyra Kombëtare e Auditimit intensifikon bashkëpunimin ndërkombëtar

Posted: 20 Apr 2018 08:43 AM PDT

Auditori i Përgjithshëm Besnik Osmani, ka pritur për vizitë zyrtare dy ditore Seyit Ahmet Baş, President i Organizatës Evropiane të Institucioneve Supreme të Auditimit (EUROSAI) dhe Institucionit Suprem të Auditimit të Turqisë, me bashkëpunëtorë.

Gjatë takimit është biseduar për forcimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve supreme të auditimit që u formalizua me nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit nga krerët e dy institucioneve.

Osmani theksoi se objektivat kryesore të bashkëpunimit janë zbatimi i plotë i standardeve ndërkombëtare të auditimit në sektorin publik dhe praktikave të mira ndërkombëtare dhe shkëmbimi i përvojave në ngritjen e kapaciteteve institucionale, avancimin e metodologjisë dhe procedurave të auditimit të jashtëm.

Ahmet Baş ka shfaqur gatishmëri për përkrahjen profesionale si në kuadër të kornizave të memorandumit, ashtu edhe në aspektin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe në integrimin në organizmat rajonale dhe ndërkombëtare të institucioneve supreme të auditimit.

 

The post Zyra Kombëtare e Auditimit intensifikon bashkëpunimin ndërkombëtar appeared first on Ekonomia Online.

Gjuriq i gatshëm “të viktimizohet” për Kosovën

Posted: 20 Apr 2018 08:39 AM PDT

Nuk kam asnjë problem me asgjë që involvon ose kërkon viktimizimin tim personal që ndërlidhet me Kosovën dhe gjithmonë jam i gatshëm të ndaj fatin me popullin tim këtu.

Kështu ka deklaruar sot në veri të Mitrovicës i ashtuquajturi shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, gjatë vizitës që ka bërë në dy ndërtesat, investim i Qeverisë së Serbisë, të dedikuara për familjet serbe që i përkasin kategorisë së ndjeshme sociale.  Ai tha para gazetarëve se me mbështetjen e Qeverisë së Serbisë si në banim, bujqësi etj., dërgohet porosi e qartë te serbët për një perspektivë më të mirë në këto hapësira.

Sipas tij, Prishtina nuk ka qëllim serioz për formimin e Asociacionit të komunave serbe, mirëpo, siç u shpreh ai, përfaqësuesit serbë do të presin afatin e caktuar nga bashkësia ndërkombëtare.

Ai nuk ka precizuar nëse serbët do ta formojnë vetë Asociacionin në rast të dështimit të formimit të tij brenda afatit kohor të përcaktuar nga ndërkombëtarët. Ndërkaq, kryetari i veriut të Mitrovicës, Goran Rakiq, ka porositur shqiptarët të mos paragjykojnë se gjithçka që është e mirë për serbët, nuk është e mirë për shqiptarët dhe anasjelltas.

Ai potencoi se Bashkësia e komunave serbe do të jetë më e fuqishme se sa Republika serbe në Bosnjë, por në aspektin ekonomik. Gjuriq ka vizituar edhe birrarinë e re në fshatin Bajnskë, si dhe punimet në objektet që po ndërtohen në kuadër të kompleksit 'Rajska Banja'.

Ndryshe, dy ndërtesat në veri të Mitrovicës kanë sipërfaqe nga rreth 1 mijë metra katrorë, të cilat posedojnë nga 12 banesa dhe mjetet për ndërtimin e tyre në vlerë prej 64 milionë dinarë, ose mbi 542 mijë euro janë siguruar nga e ashtuquajtura Zyra e Kosovës pranë Qeverisë së Serbisë, ndërsa birraria në Banjskë i ka kushtuar kësaj zyre 25 milionë dinarë ose mbi 211 mijë euro.

The post Gjuriq i gatshëm “të viktimizohet” për Kosovën appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more