Skip to main content

“Fëmija i ‘bezdisshëm’ rrëzohet qëllimisht nga një grua shtatzënë (Video)” plus 2 more Telegrafi Dështime

“Fëmija i ‘bezdisshëm’ rrëzohet qëllimisht nga një grua shtatzënë (Video)” plus 2 more Telegrafi Dështime


Fëmija i ‘bezdisshëm’ rrëzohet qëllimisht nga një grua shtatzënë (Video)

Posted: 23 Apr 2018 12:24 PM PDT

Një fëmijë i paemëruar ka pësuar lëndime të lehta në kokë, pasi u rrëzua qëllimisht prej një gruaje shtatzënë, që po drekonte në një restorant të Kinës.

Kamerat e sigurisë e kanë kapur momentin, kur ajo zgjatë këmbën dhe e pengon fëmijën që vraponte vazhdimisht mes tavolinave, transmeton Telegrafi.

Pasi u zbulua se ajo ishte fajtore, tha se fëmija e bezdiste derisa lëvizte dhe i hapte perdet e najlonit të cilat e godisnin në shpinë.

Fakti që ajo është shtatzënë dhe ka emocione të përziera, familja e fëmijës nuk duan të ngrenë padi, pasi janë pajtuar kur ajo kërkoi falje. /Telegrafi/

The post Fëmija i 'bezdisshëm' rrëzohet qëllimisht nga një grua shtatzënë (Video) appeared first on Telegrafi.

Inskenoi aksidentin me veturë që t’i propozojë për mbrëmjen e maturës (Video)

Posted: 23 Apr 2018 05:26 AM PDT

Richard Fisher nga Missouri i Shteteve të Bashkuara, e inskenoi aksidentin me veturë, në mënyrë që t'i tregojë të dashurës se "është duke vdekur për të".

Familjarët e Kiah Keys, ishin ankuar se ajo gjithmonë kishte reagime dramatike, por histeria që ajo pati më 16 prill, mund të arsyetohet plotësisht, transmeton Telegrafi.

Adoleshentja 15-vjeçare, kishte marrë lajmin se partnerin e saj e kishte shtypur vetura. Megjithëse e kuptoi që gjithçka është një mashtrim, për një kohë nuk mund të qetësohej dhe vështirë arriti të kthehej në normalitet.

Ngjarja është konsideruar absurde edhe pse, në fund ajo pranoi që të shkojë në mbrëmjen e maturës me të. /Telegrafi/

The post Inskenoi aksidentin me veturë që t'i propozojë për mbrëmjen e maturës (Video) appeared first on Telegrafi.

Nëna e shqetësuar me sheqerkat në forma të papërshtatshme, që i blenë të bijat e saj (Foto)

Posted: 23 Apr 2018 12:27 AM PDT

Hilary Way nga Portsmouth i Anglisë, nuk mund t'i besonte syve, kur iu pa të bijave shtatë dhe 12-vjeçare, sheqerkat që kishin formën e penisit.

Nëna 38-vjeçare iu ka marrë me shpejtësi, duke u arsyetuar se kanë afatin e skaduar dhe duhet t'i hedhë, transmeton Telegrafi.

"Si ka mundësi, që fëmijëve tu shihen këto sheqerka, që me siguri janë krijuar për tu mahitur të rriturit", ka shkruar Way e shqetësuar.

Sheqerkat e blera nga fëmijët

Mësohet se vajzat ishin duke shëtitur me gjyshen dhe tezen, kur hynë në një lokal të zakonshëm dhe i blenë ato me paratë e xhepit.

Për fat të mirë, ato nuk ishin fokusuar në format dhe nuk shtruan ndonjë pyetje, që do ta bënte situatën edhe më të papërshtatshme. /Telegrafi/

The post Nëna e shqetësuar me sheqerkat në forma të papërshtatshme, që i blenë të bijat e saj (Foto) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more