Skip to main content

“Fier, polici vetëvritet me armën e shërbimit në Komisariat (EMRI)” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Fier, polici vetëvritet me armën e shërbimit në Komisariat (EMRI)” plus 9 more Gazeta SHQIP


Fier, polici vetëvritet me armën e shërbimit në Komisariat (EMRI)

Posted: 24 Apr 2018 12:25 AM PDT

Kjo e martë ka nisur me një ngjarje tepër të rëndë, që ka ndodhur në ambientet e Komisariatit të Policisë së Fierit.

Mësohet se një efektiv policie, që mbante gradën inspektor, i ka dhënë fund jetës me armën e shërbimit.

Efektivi i policisë që i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike është 46-vjeçari Kastriot Fafaj.

Mbeten ende të paqarta shkaqet e kësaj vetëvrasje.

Vijon…

24 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Kinë, 18 të vdekur e 5 të plagosur nga zjarri në një bar karaoke

Posted: 24 Apr 2018 12:19 AM PDT

Në provincën Qingyuan, në krahinën jugore kineze të Guandong, një zjarr ka shkatërruar një bar karaoke gjatë natës, duke shkaktuar 18 viktima dhe pesë të plagosur.

Sipas policisë lokale incidenti ka ndodhur për shkak të një zjarrëvënie të qëllimshme. Ka qenë një 32-vjeçar ai që dyshohet se ka vendosur zjarrin, pasi një gjobë prej 25 mijë eurosh ishte faturuar për të.

24 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

George Bush shtrohet në spital

Posted: 24 Apr 2018 12:15 AM PDT

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, George H.W. Bush, është hospitalizuar në Houston për shkak të një infeksioni, menjëherë pas funeralit të bashkëshortes së tij Barbara.

Zëdhënësi i ish presidentit, Jim McGrath, shkroi në rrjetin twitter se 93 vjeçari Bush po “u përgjigjet trajtimeve dhe duket se po shërohet”. Ai është pranuar të dielën në spitalin Methodist të Houstonit, pas një infeksioni që u përhap në gjak, tha zoti McGrath.

Barbara Bush, u varros të shtunën në një ceremoni në të cilën morën pjesë i shoqi, dhe ish presidentët, Bill Clinton, Barack Obama, George W. Bush dhe bashkëshortet e tyre si dhe zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump.

Bushi plak, përdorë një karrocë dhe një skuter elektrik për të lëvizur për shkak të sëmundjes së Parkinsonit dhe i është nënshtruar trajtimit në spital disa herë gjatë viteve të fundit për shkak të problemeve me frymëmarrjen.

George Herbert Walker Bush, shërbeu si presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara nga viti 1989 deri në vitin 1993.

I lindur më 12 qershor të vitit 1924, në Milton të Massachusettsit, ai shërbeu edhe si ligjvënës, drejtor i CIA-s dhe nënpresident i Ronald Reaganit.

24 prill 2018 (gazeta-Shqip.com) VOA

Sexy “Moto GP”, vajzat më të bukura në “Austin” (Foto)

Posted: 23 Apr 2018 11:54 PM PDT

Marc Marquez dominoi në pistën e Austin në Çmimin e Madh të Amerikës, duke e kaluar vijën e finishit para Iannones dhe Vinales, por ato që u dhanë më shumë dritë bokseve të skuadrave ishin vajzat Paddock.

Fotot e fiksuara gjatë garës janë vërtet tërheqëse, me vajzat amerikane që gjithmonë kanë diçka më shumë për të ofruar për të apasionuarit e Moto GP.

24 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Ligjvënësja ruse: Anëtarësimi i shteteve të Ballkanit në NATO kërcënim për sigurinë

Posted: 23 Apr 2018 11:46 PM PDT

Ligjvënësja ruse Valentina Matviyenko ka deklaruar se zgjerimi i NATO-s dhe anëtarësimi i vendeve të Ballkanit po minon sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

Matviyenko, duke folur në Dhomën e Lartë të Parlamentit në Bosnjë, veçoi rastin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, por po ashtu kritikoi aspiratat e Maqedonisë për t'u bashkuar në aleancën ushtarake.

"Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, kundër vullnetit të gjysmës së qytetarëve të këtij vendi, është shkelja më e ashpër e parimeve themelore të demokracisë moderne", ka thënë Matciyenko, kryetare e Dhomës së Lartë të Parlamentit rus.

"Maqedonia gjithashtu po tenton të bëjë të njëjtin eksperiment të rrezikshëm", ka thënë ajo, duke shtuar se: "një hap i tillë çon drejt destabilizimit të situatës në rajon. Minon sistemin dhe sigurinë e Evropës".

24 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Sulmi në Kanada, 10 të vdekur dhe 15 të plagosur; arrestohet autori

Posted: 23 Apr 2018 11:35 PM PDT

10 të vdekur dhe 15 të plagosur është bilanci i ngjarjes tragjike të ndodhur dje në Toronto të Kanadasë, ku një fugon është ngjitur në trotuar dhe ka shtypur njerëzit. Raportohet se autoritetet po marrin në pyetje drejtuesin e mjetit.

Alek Minassian, 25 vjeç, nuk ishte emër i njohur nga autoritetet. Incidenti duket se ka qenë i qëllimshëm, por motivet nuk janë ende të qarta, thanë autoritetet e rendit.

"Nuk përjashtojmë asgjë. Është një fazë e hershme e hetimeve", tha shefi i policisë në Toronto, Mark Saunders.

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau e cilësoi sulmin si tragjik dhe të pakuptimtë.

24 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

NUK E KA FAJIN BASHA, GJEJENI TJETËR KUND!

Posted: 23 Apr 2018 11:30 PM PDT

Arben ManajARBEN MANAJ

Ajo që Basha bëri me ndryshimet e fundit në PD, nuk duhet të habisë asnjë, pasi nuk bëri as më shumë dhe as më pak, se ç'ndodh realisht edhe tek forcat e tjera politike, fatkeqësisht.

Dhe ajo që bëri Basha, nuk është gjë tjetër, veçse, kopjim i një trendi po aq antidemokratik sa edhe Rama, dhe çdo parti tjetër politike që kanë kryetar legjendar, që nuk lëvizin që kur ra komunizmi në Shqipëri.

Hidhini një sy partive politike dhe kryetarëve të tyre; aty janë që kur s'mbahen mend. LSI madje e shndërroi në trashegimi familjare postin e kryetarit të partisë. Dhe kjo quhet demokraci?! Absolutisht që jo, për askënd. Shih rrushi, rushin e piqu.

Askujt nuk mund t'i bësh moral për kalcifikimin e liderëve në krye të partive politike në vend. Aq më tepër të bëjnë moral ata që sot etiketohen kritikë, sepse ranë nga fiku.

Në politikën shqiptare kështu ka qënë dhe do jetë; secili që vjen në krye do mbajë rreth vetes ata që i ka të besuar.

Kështu bëri Berisha, dhe shumë nga kritikët e Bashës sot, janë ish-konfidantët e Berishës dhe bashkëfajtorë bashkë me Berishën për katandisjen e PD-së në një parti të kundërt me ate që ajo lindi.

Kritikët e Bashës dyshoj se do ishin po kaq vokal dhe parimorë për shëndoshjen e PD-së, nëse do kishin kapur ndonjë vënd pëllumbash edhe në opozitë, si dikur në pushtet.

Këtë qasje puritane demokratike dhe dëshirë për demokratizim, nuk e dëshmuan kur ishin në pushtet dhe kur nuk i lëviste kush nga listat e deputetëve dhe i'a panë hajrin pushtetit, pasi sot mbijetojnë për mrekulli me të ardhurat dhe gjithçka kanë siguruar nga pushteti shumë-vjecar me Berishën.

Ndaj janë të pabesueshëm dhe off side dhe ndaj me ta Basha e ka të lehtë. Sa për memorjen politike të PD-së, ajo është sa e keqe aq edhe e mirë, dhe shqiparët e dinë se ku renditen ata, e rëndësishme është ta dinë ata vetë se në cilën anë gjenden.

Problemi i tyre madhor është pasinqeriteti. Sepse, thellë-thellë, nuk besoj se janë aq naïve, pasi kjo do ishte e ububushme. Ata e dinë se nuk i bien dot Berishës dhe i bien Bashës dhe tentojnë ta minojnë atë, që të rrisin shanset për rikthimin e tyre, pas gjëmës, e të ringrihen të vrarët.

Basha, e kam thënë edhe më herët, nuk është kryetar i PD-së, për mua dhe uroj të vijë ajo ditë që ai të bëhet realisht, dhe nga ai moment e më pas, do e gjykoj. Ai sot është i deleguar dhe i dhënë me koncension në atë post.

Lideri i vërtetë, pas kuintave, për të mos u fshehur pas gishtit, është Sali Berisha. Dhe sa kohë, ai do jetë fizikisht gjallë dhe shpirtërisht në PD, ajo parti nuk do shohë hajër në raport me elektoratin shqiptar, që gjithsesi në shumicë është i majtë. Fjalën e kam për segmentin gri të tij.

Do të ishte naïve të besoje se listat e deputetëve nuk kanë pasur miratimin dhe Ok-in e Berishës, do ishte syleshe të besoje se marrëveshja e Bashës me Ramën nuk do kishte
vulën dhe aprovimin e Berishës, dhe po aq e leshtë, po të besoje se ndryshimet e fundit nuk do kishin bekimin e Sali Berishës.

Ndaj dhe Berisha hesht, gjë që nuk e bën me asnjë gallatë apo të vërtetë të qytetarit dixhital.

Nuk flet dhe nuk ndërhyn në debatin e kritikëve rreth çështjeve të PD-së, jo se është larguar nga PD-ja, siç pretendohet, por sepse është ai vetë PD-ja, dhe regjizori i gjithçkaje ndodh në PD!

Por kritikët e Bashës e dinë shumë mirë këtë fakt dhe ngaqç nuk kane çfarë t'i bëjnë Berishës, i bien Bashës. Dhe këtu e kanë tërë hallin me elektoratin shqipar.

Plus, nga vetë mënyrat e ideimit dhe funksionimit të partive, si dhe klienteizmit dhe mbajtjes rreth vetes të njerëzve të besuar, është e pamundur të çash Bashën, andaj dhe ai po i forcon pozitat në parti, njësoj si Rama në partinë e vetë apo me keq, Meta përmes gruas, Gjinushi, Milo, apo Mediu etj, etj. A po harrova, edhe jo për nga rëndësia, Nard Ndokën.

Kjo është demokracia shqiptare e vërtetë, demokraci kino-koreane me nota përjetësie alla Xi Ping dhe trajta trashëgimie alla Kim Ir Sen.

Kjo është karma për ata që e toleruan mos- funksionimin e demokracive të brendshme apo heshtën tërë kohës dhe sot habiten përse ranë viktima të keqfunksionimit të saj.

Padyshim, kështu do e pësojnë nesër edhe ata që sot heshtin dhe ngrohin vezët në foletë e pëllumbave nën kujdesin e skifterëve aktual të politikës shqiptare.
Dhe më e keqja, është se u vjen keq, kur u thua se të gjithë njëlloj jeni!

24 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

E marta me diell, temperaturat deri në 30 gradë Celcius

Posted: 23 Apr 2018 11:17 PM PDT

Kthjellimet vijojnë të dominojnë dhe të martën, teksa temperaturat pritet të shkojnë deri në 30 gradë Celcius maksimalja.

Sipas Meteoalb, kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë territorin gjatë pjesës së parë të ditës ndersa pasditja mbetet kryesisht me kthjellime në zonat Perëndimore por vranësira të shpeshta do të ketë pjesa më e madhe e vendit duke sjellë shira të izoluar në Veri dhe zonat Lindore.

Temperaturat e ajrit vijojnë me rritje të lehtë në mëngjes dhe mesditë duke variuar nga 8 në 29 – 30°C.

24 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi – 24 prill 2018

Posted: 23 Apr 2018 10:00 PM PDT

Dashi

Falë ndikimit të madh të planetëve jeta juaj në çift do jetë edhe më e bukur sot. Në planin financiar nuk do keni për çfarë të qaheni sepse gjërat do shkojnë si duhet.

Demi

Duke filluar që sot nuk do mendoni më për ato që keni kaluar, por do tregoheni largpamës dhe mund të merrni vendime për të ardhmen. Në planin financiar do kryeni investime dhe transaksione me rëndësi.

Binjakët

Marrëdhënia me partnerin do fillojë të përmirësohet mjaft sot. Të dy do toleroni shumë dhe do bashkëpunoni për gjithçka me njëri-tjetrin.

Gaforrja

Klima në çift do ngrohet mjaft gjatë kësaj dite. Në disa momente pasioni do rindizet dhe do kaloni momente të zjarrta me partnerin. Në planin financiar çdo gjë do ndodhë si me magji.

Luani

Saturni do iu ndihmojë të kaloni një ditë më të qetë dhe të mbushur me emocione. Në planin financiar duhet të tregoheni sa më të matur nëse nuk doni të përballeni me vështirësi të mëdha.

Virgjëresha

Nëse jeni në një lidhje duhet të gjeni mënyrën e duhur për t'i thënë diçka delikate partnerit. Financat do hyjnë në një fazë delikate prandaj duhet pasur shumë kujdes me hapat që do hidhni.

Peshorja

Ditë e mbushur me surpriza dhe kënaqësi kjo e sotmja. Për ata që kanë shumë kohë bashkë mund të merret edhe një vendim i rëndësishëm. Financat do jenë shqetësuese, kujdes.

Akrepi

Venusi do e mbrojë jetën tuaj sentimentale sot. Do qëndroni më shumë kohë pranë atij që dashuroni dhe do i harroni mosmarrëveshjet e vogla që keni pasur

Shigjetari

Dita e sotme do jetë e ndryshme për persona të ndryshëm. Nëse keni pasur një lidhje problematike do ketë një ndarje, por që do iu bëjë të ndiheni më të qetë.

Bricjapi

Do ndiheni të vetmuar gjatë kësaj dite sepse partneri nuk do iu kushtojë rëndësinë e duhur. Situata financiare do jetë më e mirë sesa ju e mendonit.

Ujori

Do ketë disa incidente të vogla sot ndërmjet jush dhe partneri, por gjithçka do rregullohet shpejt. Sektori i financave do jetë gjatë gjithë kohës i mbrojtur.

Peshqit

Falë ndikimit pozitiv të planetëve nuk do keni as probleme dhe as vështirësi në jetën tuaj në çift. Në planin financiar nuk do ketë as probleme të mëdha, por as përmirësime të dukshme.

Elbasan, plagoset me armë zjarri një 22-vjeçar

Posted: 23 Apr 2018 02:15 PM PDT

Foto ilustruese

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit.

Mësohet se një 22-vjeçar është dërguar i plagosur me armë zjarri në spital. Personi i plagosur është shtetasi Xh.R.

22-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

23 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more