Skip to main content

“Kjo është shenja më inteligjente e horoskopit” plus 9 more Ekonomia Online

“Kjo është shenja më inteligjente e horoskopit” plus 9 more Ekonomia Online


Kjo është shenja më inteligjente e horoskopit

Posted: 22 Apr 2018 09:40 AM PDT

Të posedosh intelektin do të thotë të kesh 'armën' më të fuqishme në duar. Personat që dallohen për intelektin e tyre ofrojnë mbrojtje, komfort dhe siguri.

Shenjat më inteligjente për sa i përket inteligjencës analitike dhe asaj perceptuese janë:

Analitke – Ujori

Perceptuese – Akrepi (Akrepi është shenja e cila nuk mashtrohet lehtë.)

Por çdo shenjë është inteligjentë në aspekte të ndryshme.

Shenjat e zjarrit (Dashi, Luani, Shigjetari) kanë inteligjencë intuitive. Ata shohin mundësit dhe rrezikojnë.

Shenjat e tokës (Demi, Virgjëresha, Bricjapi) kanë inteligjencë praktike, që nga balancimi i parave dhe deri te zgjidhja e problemeve në ambjetin e punës. Këto shenja bëjnë para.

Shenjat e ajrit (Binjakët, Peshorja, Ujori) kanë inteligjencë praktike dhe janë idealist. Këto shenja janë plot ide dhe krijojnë shumë lidhje me njerëzit. Socializimi iu mundëson atyre stimulimin e ideve.

Shenjat e ujit (Gaforrja, Akrepi, Peshqit) kanë inteligjencë perceptuese. Ata arrijnë të kuptojnë motivimin dhe ndjenjat tuaja. Në horoskopin kinez, uji lidhet me inteligjencën.

The post Kjo është shenja më inteligjente e horoskopit appeared first on Ekonomia Online.

Ndërmarrësit përballen me stres e rraskapitje, por…

Posted: 22 Apr 2018 09:20 AM PDT

Përderisa shumica e ndërmarrësve ndihen vazhdimisht të stresuar, 95 përqind thonë në një sondazh të ri se është më mirë se sa të punojnë për dikë tjetër.

Nga 80 orët e punës në javë në stresin e pafundmë, të jesh ndërmarrës nuk është një gjë e lehtë. Dhe kjo pa problemet e marrëdhënies, ankthit rreth financave dhe dëmit të shëndetit tuaj fizik. Mirëpo, në fund të ditës, ndërmarrësit janë më të përmbushur dhe më të lumtur, dhe shumica prej tyre do ta bënin këtë proces sërish.

Një studim i fundit nga firma analitike Streetbees dhe kompania e investimit BGF Ventures zbuloi të vërtetat e vështira e të qenit ndërmarrës ose pronari i një biznesi të vogël. Nga 500 pjesëmarrësit e anketuar, 36 përqind thanë se ata udhëheqin bizneset e tyre vetëm, 36 për qind kanë një deri katër njerëz, 3 përqind kanë 50 deri 99 njerëz dhe vetëm 1 për qind kanë më shumë se 100 njerëz. Shumica e të anketuarve, 68 për qind, janë në biznesin e tyre të parë fillestar.

Me shumicën e këtyre ndërmarrësve duke qenë themelues për të parën herë, ju duhet të pyesni veten, çfarë i shkaktoi ata të nisin një biznes? Dy arsyet primare ishin se ata panë një problem në treg dhe dëshiruan t'a rregullonin atë ose thjeshtë dëshironin të ishin shefi i vetvetes.

Mirëpo, zgjidhja e një problemi ose të qenit shefi i vetvetes vjen me efekte anësore. Më shumë se 40 për qind e themeluesve punojnë 50 ose më shumë orë në javë. Kështu që nuk ka dyshim se pse këta njerëz janë vazhdimisht të stresuar. Në fakt, 41 përqind e ndërmarrësve të anketuar thanë se ndihen të stresuar ''ndoshta çdo ditë'' dhe se nuk kanë ''kurrë një moment të qetë''. Më shumë se gjysma thanë se ata kurrë nuk ''i kushtojnë vëmendje''.

Pra prej nga vjen stresi? Pa dyshim, shumica e anktheve përfshin financat. Gjysma e ndërmarrësve thanë se ndihen të shqetësuar për rrjedhën e parasë dhe 49 përqind thanë se ndjejnë ankth rreth financimeve të biznesit të tyre. Në krye të rrjedhës së parasë, themeluesit gjithashtu kanë pranuar se drejtimi i biznesit të tyre ka disa ndikime negative në jetën e tyre shoqërore, në marrëdhënie dhe në shëndet. 34 përqind thanë se nisja e biznesit e dëmtoi shumë jetën e tyre shoqërore dhe 27 përqind thanë se ndikoi negativisht në jetën dhe marrëdhëniet e tyre familjare.

Mirëpo, mënjanë stresit dhe ankthit, ndërmarrësia ka të mirat e saj. Përmbushja dhe lumturia janë në mes të ndikimeve më pozitive që një themelues ka. Dhe nga 500 pjesëmarrësit e sondazhit, 95 përqind thanë se të qenit themelues është më mirë se sa të punojnë për dikë tjetër. Jo vetëm kjo, por shumica prej tyre do ta bënin sërish këtë gjë. Më shumë se tre e katërta thanë se edhe duke i ditur ato që i dinë tani, do ta përsërisnin këtë proces sërish.

The post Ndërmarrësit përballen me stres e rraskapitje, por… appeared first on Ekonomia Online.

Psikologët: Jepuni fëmijëve vetëbesim

Posted: 22 Apr 2018 09:06 AM PDT

Vetëbesimi është njëra ndër dhuratat më të bukura që prindi mund t'ia bëjë fëmijës së tij.

Carl Pickhardt psikologu dhe autori i 15 librave, thotë se një fëmijë i cili ka mungesë vetëbesimi, do të hezitojë të provojnë gjëra të reja dhe sfiduese, për shkak se ata kanë frikë nga dështimi dhe ngurrojnë për shkak se mendojnë se do t'i dëshpërojnë të tjerët.

Si rezultat, kjo sjellje mund t'i ndalë ata për shumë gjëra në jetë, përfshirë edhe të pasurit një karrierë të suksesshme.

"Armiqtë e vetëbesimit janë diskurajimi dhe frika", thotë ajo. Kështu që puna juaj si prindër është që t'i përkrahni fëmijët tuaj në përpjekjet e tyre për të përmbushur detyra të vështira, shkruan The Independent.

Çmojini përpjekjet e tyre, pavarësisht se a humbin apo fitojnë.

Kur ata janë duke u rritur, rruga është më e rëndësishme se destinacioni. Ata s'duhet të ndjehen kurrë me turp për shkak se provuan diçka.

Inkurajojini fëmijët që të marrin kompetenca në çkado që atyre ju intereson e ju pëlqen.

Psikologu thotë se duhet t'i lejoni ata që t'i zgjidhin problemet vetë e po ashtu të sillen sipas moshës që kanë.

Ju si prindër duhet t'i inkurajoni ata që të jenë kuriozë që të mësojnë më shumë për gjërat që i rrethojnë.

children-fountain.jpg

The post Psikologët: Jepuni fëmijëve vetëbesim appeared first on Ekonomia Online.

6 gjërat që duhet t’i mbani gjithmonë sekret

Posted: 22 Apr 2018 08:50 AM PDT

Ka shumë gjëra në jetë që mund ti ndajmë me të afërmit apo miqtë tanë. Por, ndonjëherë duhet të jemi shumë selektiv në zbulimin e sekreteve tona, andaj është më mirë që disa nga gjërat ti ruajmë për vete. Në vazhdim po ju paraqesim 6 gjërat që duhet ti mbani gjithmonë sekret:
1. Mos i ndani planet me gjithkënd. Flisni për to vetëm kur t’i keni realizuar.

2. Mos flisni për detaje intime të jetës suaj. Modestia funksionon vetëm nëse i mbaheni fjalëve të dhëna.

3. Asnjëherë mos flisni se sa të guximshme jeni. Secili kalon kohë të vështira dhe shpërblehet për këtë. Por, askush nuk e sheh mundimin dhe luftën e brendshme që kaloni. Andaj edhe suksesi është vetëm i juaji.

4. Asnjëherë mos deklaroni se sa e shkolluar dhe edukuar jeni. Zbuloni njohuritë tuaja vetëm nëse të tjerët kanë nevojë për ju.

5. Asnjëherë mos flisni për konfliktet apo problemet familjare. Sa më pak të flisni për problemet brenda familjes, aq më fuqishëm do ta ndërtoni lidhjen dhe raportin stabil me familjarët.

6. Asnjëherë mos bëni thashetheme. Mos i sillni fjalët që i keni dëgjuar në rrugë, ai që sjell fjalë të tilla nuk ndryshon aspak nga ai që nuk pastron këpucët për të hyrë brenda në shtëpi. Largojuni veseve të këqija!

The post 6 gjërat që duhet t’i mbani gjithmonë sekret appeared first on Ekonomia Online.

Fëmijët mësojnë nga filmat e animuar

Posted: 22 Apr 2018 08:45 AM PDT

Shikimi i filmave të animuar si edhe dëgjimi i përrallave dhe tregimeve për fëmijë ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e aftësive kognitive të më të vegjëlve.

Për fëmijën dyvjeçar procesi i përsëritjeve në tregimet e filmave të animuar është shumë me rëndësi, sepse i ndihmon të verifikojë kujtesën dhe kuptimin e veprimeve, të lidhë personazhet, ngjarjet dhe kurthet.

Prandaj, prindërit nuk do të duhej të çudiste nevoja e pavetëdijshme e vogëlushëve për përsëritjen e vazhdueshme të disa filmave të animuar apo për shfletimin e librave të ilustruar, transmeton Telegrafi.

Dhe, natyrisht, është normale që të hidhërohet nëse përfundon filmi i preferuar apo prindërit ia ndërrojnë tregimin, theksojnë psikologët.

Nevoja për përsëritje është pasojë e procesit të përjetimit bashkë me personazhet e tregimeve të caktuara.

Vogëlushët në këtë mënyrë identifikohen mendërisht me heronjtë e tyre, aksionet dhe reagimet e të cilëve u ndihmojnë që më mirë t'i kuptojnë ndodhitë jetësore.

Në atë mënyrë ata zbulojnë forma të ndryshme të sjelljeve dhe arrijnë përvojat e para në shembujt virtualë.

The post Fëmijët mësojnë nga filmat e animuar appeared first on Ekonomia Online.

4 veprime që rrisin menjëherë vetëbesimin tuaj

Posted: 22 Apr 2018 08:35 AM PDT

Të gjithë ne dëshirojmë të ndryshojmë jetën tonë. Ne dëshirojmë të bëhemi folës të njohur, autorë me shitjet më të mira. Ne duam të rrisim punën tonë ose të ndërtojmë një perandori biznesi. Ne duam t'a prezantojmë veten me njerëz të rëndësishëm ose të kërkojmë rritje pozite në punë.

Por, ka një pengesë:  Përderisa ne të gjithë i dëshirojmë këto gjëra, dëgjojmë një zë brenda që thotë, ''Kjo do të ishte e mrekullueshme! Por nuk do mundja ta bëja kurrë atë''.

Dhe është puna jonë të heshtim atë zë brenda. Sepse nëse vetëm qëndrojmë dhe presim për vetëbesim, nuk do të vijë kurrë. Këtu janë katër veprime të cilat rrisin menjëherë vetëbesimin tonë dhe mund të shkojmë pas të ardhmes të cilën e duam.

Përvetësoni një qëndrim ''të fuqishëm''.

Mendoni për Wonder Woman, e cila qëndron në këmbë më duart në belin e saj. Ajo tregon vetëbesim vetëm nga qëndrimi i saj. Universiteti i Kolumbisë dhe ai i Harvard bënë një studim  të qëndrimit trupor. Zbuluan se një qëndrim trupi me vetëbesim ndikon në ekuilibrin kemikal të trupit tonë. Në mënyrë specifike:

  • Studimi u bë në 42 studentë.
  • Së pari një mostër pështyme u mor nga secili student dhe nivelet e testosteronit dhe kortizolit e tij ose të saj u matën.
  • Së dyti, studentit iu kërkua të ulej në një qëndrim ''të fuqishëm'' ose një qëndrim ''të fuqisë së vogël'' për dy minuta.
  • Së treti, një tjetër mostër e pështymës e secilit u mor dhe nivelet e tyre të testosteronit dhe kortizolit u matën.

Rezultatet treguan se qëndrimet e fuqishme rritën testosteronin në 20 përqind ( e cila rrit vetëbesimin) dhe zvogëluan nivelet e kortizolit në 25 përqind ( e cila zvogëlon ankthin).

Kështu që, merrni një mësim nga Kolumbia dhe Harvard: Filloni ditën tuaj duke qëndruar drejtë me gjoksin përjashta dhe duart në belin tuaj për dy minuta. Ju mund të fokusoni frymëmarrjen tuaj për ata dy minuta duke marrë frymë thellë deri sa të numëroni në 3, të mbani frymën për 1 sekond, dhe pastaj të nxjerrni frymën jashtë duke numëruar deri në pesë. Ky është një kombinim i mirë i ushtrimeve të frymëmarrjes, meditimit dhe qëndrimeve të fuqishme.

Thoni fjalë magjike.

Fjalët magjike nuk janë të njëjta sikur pohimet. Një fjalë magjike është një pohim, njëqind herë më shumë. Kur flisni ato, ju angazhoni tërë sistemin tuaj nervor me tërë forcën e fokusit, emocionit dhe trupit tuaj për të nxitur fiziologjinë dhe menjëherë të kultivoni besime të reja.

Këtu janë gjashtë këshilla për fjalë të fuqishme magjike:

  • Bëni diçka fizike përderisa thoni ato ( ecni, lëvizni trupin tuaj në mënyrë të fuqishme).
  • Përdorni të gjitha emocionet tuaja përderisa i thoni. Flisni me zë të lartë. Nëse askush nuk është aty, bërtisni.
  • Provoni për të paktën 15 minuta. Vetëm duke thënë fjalët tuaja magjike njëherë ose dy herë nuk do të ketë ndikim të madh.
  • Sigurohuni që ato përshtaten me besimet tuaja. Nuk mund të thoni diçka dhe të mendoni diçka tjetër.
  • Bëhuni specifikë se çfarë dëshironi të përmbushni me ato fjalë. A dëshironi të ndjeheni më me vetëbesim? A dëshironi të keni ndikim?
  • A dëshironi të jeni të suksesshëm? Çfarë rezultate dëshironi?

Tregoni siguri në vete.

Merrni një vendim, dhe qëndroni në të. Tony Robbins ka thënë. ''Nëse dëshironi të shkoni në ishull, digjni varkat!'' Ai ka shpjeguar se nëse nuk i digjni varkat kur gjërat bëhen të vështira, do t'a keni më të lehtë për t'u tërhequr. Dhe ka siguri në tërheqje. Është më e kënaqshme se dhimbja që  po e duroni. Zvogëlon shpirtin tuaj luftëtar.

Mirëpo, nëse një gjeneral jep urdhërin për të djegur varkat, ai menjëherë riprogramon mendjen e ushtarëve të tij. Ata nuk kanë më opsionin e tërheqjes. Ata ose luftojnë ose vdesin. Me mendjet e tyre të ri-programuara, ushtarët do të lidhin luftën dhe fitoren me kënaqësi, dhe vdekjen me dhimbje.

Çfarë varka tuaja metaforike duhet të digjen që të shkoni përpara? Çfarë është ajo gjë që po e mbani si rrjetë shpëtimi?

A e keni pranuar se jeta e mediokritetit është në rregull? A i keni thënë vetes se nuk jeni.. (''të zgjuar'', ''të bukur'', ''të rinj'' ''të vjetër'', etj. mjaftueshëm për të arritur qëllimet tuaja? Në çfarë besime po mbaheni të cilat po sabotojnë vizionin  tuaj?

Është koha t'i largoni ato besime dhe të merrni vendim që t'i digjni varkat tuaja. Nuk duhet të shikoni prapa. Opsioni i vetëm është suksesi.

Ndërmerrni veprime.

Dale Carnegie tha, ''Veprimet ngjallin vetëbesimin. Nëse doni të mpshtoni frikën, mos u ulni në shtëpi dhe të mendoni për atë. Dilni jashtë dhe mundeni atë''!

Ngjajshëm, duke provuar gjëra të reja do të ngjallë vetëbesimin brenda jush. Tri pyetjet që duhet t'ia bëni vetes janë:

  • Çfarë duhet të bëj sot për të tejkaluar vijën e kufirit tim?
  • Cila sfidë do më largojë nga zona ime e rehatisë?
  • Cila është frika ime më e madhe të cilën do t'a mposht?

Ndoshta nuk do të keni sukses herën e parë dhe ndoshta duhet të përshtatni hapat tuaj të veprimit, por veprimet e vazhdueshme ndërtojnë lëvizje të cilat ndërtojnë vetëbesimin.

Mbani në mend fjalët e Norman Vincent Pale: ''Veprimi është një ndreqës dhe ndërtues i vetëbesimit. Mosveprimi nuk është vetëm rezultati, por edhe shkaktari  i frikës. Ndoshta veprimet që ndërmerrni do të jenë të suksesshme; ndoshta duhet të ndërmerrni veprime të ndryshme nga këto. Por çdo veprim është më i mirë se mosveprimi''. (Entrepreneur)

(Katherine Keller është drejtoreshë e Katherine Keller International, një agjenci e marketingut online, markës, dhe dizajnit grafik. Ajo gjithashtu punon me ndërmarrës të bizneseve të vogla, duke ndërtuar mendime suksesi dhe tejkalimi të frikës)

The post 4 veprime që rrisin menjëherë vetëbesimin tuaj appeared first on Ekonomia Online.

Njerëzit e suksesshëm nuk punojnë në fundjavë

Posted: 22 Apr 2018 08:00 AM PDT

Shumë prej nesh, ndoshta mendojnë se për të arritur sukses në punë dhe karrierë, duhet punuar me orare të zgjatura dhe gjatë fundjavave.

Por, jo. Sipas faqes Lifehack.org, njerëzit e suksesshëm bëjnë këto gjëra gjatë fundjavës.

1. Ata marrin leksione.

2. Kalojnë kohë me familjen e tyre dhe u ofrojnë atyre dashuri.

3. Ata bëjnë ushtrime për të pasur një trup të shëndetshëm dhe për të shijuar momentet e jetës.

4. Ata iu përkushtohen interesave të tyre, pasi puna nuk është i vetmi angazhim në jetën e tyre.

5. Ata hanë shëndetshëm "për të shpërblyer" veten e tyre.

6. Ata flenë herët për të çlodhur mendjen dhe mendjen e tyre.

7. Ata mësojnë gjithmonë nga një gjë të re për të stimuluar mendimet e tyre.

8. Ata shijojnë natyrën që të vlerësojnë bukurinë e botës që i rrethon.

9. Ata shkëputen për pak kohë nga njerëzit dhe shpenzojnë më shumë kohë me veten.

The post Njerëzit e suksesshëm nuk punojnë në fundjavë appeared first on Ekonomia Online.

Të qenit shumë inteligjent, i ka të këqijat e veta…

Posted: 22 Apr 2018 07:55 AM PDT

Mund të mendoni se jeta juaj do të ishte më e lehtë dhe më e lumtur nëse do të kishit shënuar më shumë pikë në test të inteligjencës. Megjithatë, kjo nuk është aspak e vërtetë, pasi që inteligjenca e lartë mund të shndërrohet shumë shpejt edhe në mallkim.

Më shumë mendoni sesa që ndjeni

Marcus Geduld, përdorues i Quora, thotë se në përgjithësi i kupton shumë mirë emocionet e veta dhe mund t'ju tregojë njerëzve për to – por asnjëherë nuk ndjen lehtësim nëse i shprehë.

Ky është problem mjaft i zakonshëm për njerëzit e mençur. Personat më pak të artikuluar përpiqen t'i largojnë ndjenjat e këqija përmes forcës fizike. Bërtasin, godasin, vrapojnë, kërcejnë… Por, kur njerëzit e mençur përpiqen t'i largojnë ndjenjat e këqija përmes fjalëve, ata përfundojnë me të njëjtat ndjenja që i kanë pasur.

Mundeni që asnjëherë të mos ia dini vlerën punës së vështirë

Një numër i madh i njerëzve tregojnë se si njerëzit inteligjentë kanë ndjesinë se çdo pune mund t'ia hedhin me më pak punë se kolegët. Por, një nivel i lartë i inteligjencës nuk shpin direkt te suksesi, dhe njerëzit me inteligjencë të lartë munden që asnjëherë të mos e zhvillojnë këmbëngulësinë që nevojitet për të shënuar sukses.

Sipas Kent Fung, inteligjenca bëhet një problem për ata që e zbulojnë këtë në fazat e hershme të jetës, pasi që fillojnë të ndjehen se nuk kanë nevojë të punojnë aq shumë dhe kësisoj nuk krijojnë një etikë të fortë pune.

The post Të qenit shumë inteligjent, i ka të këqijat e veta… appeared first on Ekonomia Online.

Ed Sheeran për albumin e ri: Nuk më intereson nëse dështon

Posted: 22 Apr 2018 07:52 AM PDT

Ed Sheeran ka zbuluar detaje të reja mbi albumin e ardhshëm – dhe tha se nuk ka rëndësi nëse ai dështon, transmeton Klan Kosova.

Albumi i fundit i 27-vjeçarit 'Divide' ishte një sukses i madh mbarëbotëror, por në një intervistë me gazetën Sunday Mirror, artisti tha se i riu nuk do të jetë pop dhe se nuk është i shqetësuar për shitjet.

"Albumi tjetër nuk është pop dhe e di që njerëzit presin që i riu të jetë akoma më i mirë".

Sheeran lëshoi 'Divide' vitin e kaluar, në të cilin përfshiheshin këngët "Shape Of You", "Castle On The Hill" dhe "Perfect".

Ylli britanik u emërua artisti me më së shumti shitje në botë gjatë vitit të kaluar.

The post Ed Sheeran për albumin e ri: Nuk më intereson nëse dështon appeared first on Ekonomia Online.

Iraku sulmon ISIS-in në Siri, lë 36 të vdekur

Posted: 22 Apr 2018 07:47 AM PDT

Ushtria irakiane kreu sulme ajrore mbi pozicionet e Shtetit Islamik në Siri në të cilin u vranë 36 ekstremistë, duke përfshirë disa nga udhëheqësit në Siri.

Kjo është bërë e ditur sot nga një zëdhënës i ushtrisë irakiane.

Ai tha se aeroplanë luftarakë irakianë sulmuan fabrikën e eksplozivëve të Shtetit Islamik dhe pozita të tjera në Siri, pas sulmeve më 19 prill.

Reuters shkruan se ky ishte një nga sulmet e rralla ajrore që Iraku ka kryer përtej kufijve të vet.

The post Iraku sulmon ISIS-in në Siri, lë 36 të vdekur appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more