Skip to main content

“Macroni dhe befasia e hidhur për Ballkanin” plus 1 more Telegrafi Opinione

“Macroni dhe befasia e hidhur për Ballkanin” plus 1 more Telegrafi Opinione


Macroni dhe befasia e hidhur për Ballkanin

Posted: 22 Apr 2018 08:21 AM PDT

Ivan Krastev

Fjalimi i Emmanuel Macronit në Parlamentin Evropian ishte krisma e parë për hapjen e fushatës zgjedhore evropiane në vitin 2019. Pasi dëgjuam fjalimin e bukur, nuk e dimë akoma nëse presidenti francez do të tentojë në Evropë atë që kërkonte në Francë para një viti – shkatërrimin e partive politike ekzistuese dhe krijimin e një platforme të re proevropiane, thelbi i së cilës është refuzimi i status-kuosë. A do të rrezikojë ai t’i sfidojë aq shumë partitë e qendrës, që shumica qeverisin në Evropë, saqë të ndahet edhe nga kancelarja Angela Merkel? Si do të veprojë ai me rritjen e tensioneve mes Lindjes dhe Perëndimit? Si do ta sjellë ai energjinë e re demokratike në projektin evropian, veçanërisht, në ato shoqëri, që fjalimet e tij i lexojnë në versione të përkthyera?

Prej shekujsh ka një lidhje të thellë në Francë mes politikës dhe poezisë – dhe Emmanuel Macron i mbetet kësaj lidhjeje besnik. Ai e vuri në provë edhe talentin e tij për dramaturgjinë, kur foli për "luftën e re qytetare” në Evropë, rreziqet e nacionalizmit dhe kur deklaroi se nuk do të jetë pjesë e një "gjenerate somnambulësh”. Ai i ngacmoi kundërshtarët politikë në anën e djathtë të spektrit politik në Evropë, kur u pozicionua si mbrojtës i vlerave evropiane, jo vetëm ndaj sundimtarëve autoritarë në Rusi, Kinë, Turqi, por edhe kundër "iliberalëve” në shtëpinë e vet, Evropë, kujtojmë Hungarinë, Poloninë.

Macrono fitoi pikë me pragmatizmin politik, kur u distancua nga narrativi klasik federalist, të cilin e mbështesin shumica e francezëve dhe nuk argumentoi më për Shtetet e Bashkuara të Evropës, por për një tatim digjital të përbashkët, që do ta forconte Brukselin.

Presidenti francez ka vendosur të jetë në rolin e vizionarit të kujdesshëm. Ai vetëm i ravijëzon opsionet politike të tij, në vend që t’i trumbetojë me të madhe. Nga ana retorike, fjalimi ishte shumë i fuqishëm, por të bien në sy temat që nuk preku Macroni. Presidenti francez qëndroi dyshueshëm i heshtur në temën e reformave në Eurozonë, që ishte lajtmotivi i fjalimit në Sorbonë vitin e kaluar. Heshtja është një sinjal i qartë për vështirësitë në bisedimet francezo-gjermane për unionin monetar evropian. Ai gati nuk e preku qëndrimin e Evropës në tregtinë e lirë dhe nuk mbajti një qëndrim të qartë politik në temën e migracionit në Evropë.

Gjenerali Charles de Gaulle një herë ka thënë: "Një lider i vërtetë e mban gjithmonë të fshehur asin nën mëngë, e i jep me të publikut një gjendje entuziazmi dhe emocioni.” Asi që kishte Macroni ishte mesazhi i tij për të ardhmen e zgjerimit. "Nuk dua që Ballkani të drejtohet nga Turqia apo Rusia”, tha presidenti francez në Strasburg. Por, ai as nuk do një Evropë me 28 anëtarë, së shpejti 27, që funksionon me vështirësi e që pastaj do të vendoste të "marrë galop me 30 apo 32 anëtarë por me të njëjtat rregulla”.

Ka një të vërtetë këtu. Shumica e evropianëve do t’i jepnin të drejtë se nuk ka kuptim të flitet për zgjerimin, kur nuk është vendosur se çfarë do që të jetë ky union që do të zgjerohet. Aktualisht nuk ka asnjë miratim për një formë te re zgjerimi, pavarësisht nëse bëhet fjalë për Ballkanin, Turqinë apo Ukrainën. Nëse i pyet zgjedhësit evropianë se sa e madhe duhet të jetë BE në të ardhmen, shumë do të zgjidhnin zvogëlimin e jo zgjerimin.

Por, efekti konkret i mesazhit të Macronit është katastrofik. Konstatimi i Jean-Claude Junckerit se alternativa tjetër e integrimit në BE është një luftë në rajon është një shembull se si banaliteti mund të përdoret për shpëtim. Por, në të vërtetë, mesazhi Macron mban brenda fuqi shpërthyese, përkeqësim të gjendjes në rajon. Bullgaria, si presidente e radhës në BE, ka të drejtë të akuzojë Macronin se për shkak të tij samiti i përgatitur me aq kujdes në maj të tingëllojë më shumë si një shaka. Komisioni Evropian po ashtu ka të drejtë ta interpretojë mesazhin e Macron si thikë pas shpine. Edhe reformuesit proevropianë në rajon kanë të drejtë të akuzojnë Macron se po minon pozicionin e tyre.

“Ambiguitet konstruktiv” – ka qenë strategjia e preferuar e BE-s[ në mënyrën e sjelljes me Ballkanin. Kur bëhet fjalë për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, politikanët e BE-së thonë më dëshirë, pyetja e vetme që shtrohet është "kur”. Por, në realitet askush nuk e beson, as në Bruksel e as në Beograd, se në vitin 2025 njëri nga këto vende do të jetë anëtar i BE-së. Por, nëse deri tani loja e BE-së me Ballkanin quhej "mbajtja e derës hapur”, Macron ka vendosur të mbajë dyert mbyllur, të paktën për momentin. Për këtë nuk mund ta akuzosh. Por, ajo që mund t’i thuash është se me "ngrirjen” e zgjerimit të BE-së pa një strategji alternativë, ai kontribuon në thellimin e krizës në Ballkan dhe dobëson pozicionin e BE-së në rajon. Ajo që u bë e qartë: Kur Macroni flet për "evropianët”, elektorati të cilit ai i drejtohet është vërtet vetëm ai evropianoperëndimor. /DW/

The post Macroni dhe befasia e hidhur për Ballkanin appeared first on Telegrafi.

Letër e hapur për Ramush Haradinajn dhe Shpend Ahmetin: Qentë endacakë po i hanë fëmijët tanë, por ne ju dëshirojmë shëndet e siguri!

Posted: 22 Apr 2018 07:38 AM PDT

Kryeministrit të Kosovës z. Ramush Haradinaj,
Kryetarit të Prishtinës, z. Shpend Ahmeti!

Ekselenca!

Më lejoni të Ju drejtohem me këtë letër të hapur duke shpresuar se secili nga Ju, fillimisht si prindër që jeni, do ta dëgjoni zërin tonë gati të shtjerr nga thirrjet dhe britmat që i bëjmë për çdo ditë të lume. Më mban shpresa se Ju nuk i keni harruar premtimet që i keni dhënë në kohën kur politikanët dinë mirë të premtojnë. Mbesim me shpresën se Ju do të merreni edhe me dertet tona, sikur që, natyrisht, merreni me dertet dhe shqetësimet edhe të fëmijëve Tuaj.

I nderuari Kryeministër i Kosovës, z. Ramush Haradinaj,

I respektuari Kryetar i Komunës së Prishtinës, z. Shpend Ahmeti!

E di se keni obligime shumë më të mëdha se të merreni me problemet e qytetarëve të Komunës së Prishtinës. E di se po kaloni nëpër procese shumë të rëndësishme për vendin. Ama, edhe ne si pjesë e shoqërisë që Ju e udhëhiqni, kemi probleme të mëdha me sigurinë e jetës sonë. Ne jemi të atakuar nga hajnat që janë përhapur gjithandej dhe nuk po guxojmë t'i lëmë shtëpitë tona vetë edhe atëherë kur me urgjencë duhet të dalim nga ato. Hajnat lirshëm po na vjedhin, të lirë po shëtisin, të lirë hyjnë nëpër shtëpitë tona dhe të lirë e me armë në dorë po na plaçkitin. Imagjinoni, ka shtëpi që është vjedhur pesë herë, e të rralla janë ato që së paku njëherë nuk janë plaçkitur.

Na këshilloni ç'të bëjmë? Të vetëmbrohemi për shkak se deri më tani asnjë rast nuk është zbuluar, apo të bëjmë sabër deri në ditën kur do të detyrohemi ta lëshojmë Kosovën.

A mund të besoni o z. Kryeministër e Ju o z. Kryetar i Prishtinës se ky nuk është tmerri më i madh që kemi, ani pse jeta e familjarëve tanë është rrezikuar nga hajnat që po na plaçkitin në pikë të ditës. Kemi një shqetësim edhe më të madh se ky.

Ne, qytetarët e Lagjes "Qëndresa", jemi duke kapërcyer nëpër ditët ndoshta më të tmerrshme të jetës sonë sot: qentë endacak po i hanë fëmijët tanë.

Është hera e katërt që shkruaj për këtë tmerr që na ka kapluar. Nuk di si të shkruaj ndryshe; ku të shkojmë e kujt t'i drejtohemi me këto letra të hapura. Na thuani, Ju lutem: si do të ishit ndjerë nëse nuk do të kishit guxuar t'i lenit fëmijët Tuaj të luanin në oborret e shtëpive Tuaja? A do të kishit qenë në gjendje të punonit rehat në zyre, po të kishit ditur se fëmijët Tuaj nuk guxojnë të dalin në rrugë? Apo, si do të ishit ndjerë kur në mëngjes do të kishit dalë për të blerë bukë, e me vete të merrnit hunj gardhi për t'u mbrojtur nga qentë endacak? Çfarë përjetimi do të kishit pasur kur njerëzit e mëhallës Ju kishin parë teksa Ju vraponi për t'i trembur qentë që të mos i hanë fëmijët Tuaj? Dhe, na thoni, çka do të kishit menduar e thënë për Kryeministrin e vendit e për Kryetarin e komunës po të ishit Ju në pozitën kur familjarët e fëmijët të ishin sulmuar vazhdimisht nga qentë e çartur endacak?

Po shpresojmë se do t'i dëgjoni thirrjet tona. Po shpresojmë se do të ndërmerrni diçka për të siguruar jetën edhe të fëmijëve tanë. Dhe, sikur që vazhdimisht po Ju lusim, sot, ani pse me zemër të thyer, paraprakisht Ju falënderojmë e Ju dëshirojmë shëndet e siguri, Juve dyve personalisht, dhe domosdo, edhe familjarëve dhe fëmijëve Tuaj…!

The post Letër e hapur për Ramush Haradinajn dhe Shpend Ahmetin: Qentë endacakë po i hanë fëmijët tanë, por ne ju dëshirojmë shëndet e siguri! appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more