“Pamje të rrahjes në tunel të zyrtarëve të Besiktasit nga sigurimi fizik i Fenerbahçes” plus 9 more Telegrafi Futboll
“Pamje të rrahjes në tunel të zyrtarëve të Besiktasit nga sigurimi fizik i Fenerbahçes” plus 9 more Telegrafi Futboll |
- Pamje të rrahjes në tunel të zyrtarëve të Besiktasit nga sigurimi fizik i Fenerbahçes
- Antonio Conte: Nuk është e lehtë të fitosh kundër Burnleyt, jemi në garë për Ligën e Kampionëve
- Bayerni i futet garës për De Ligt, por Barcelona është favorite për holandezin
- Burnley 1-2 Chelsea: Notat e lojtarëve, shkëlqen Moses
- Januzaj asiston në fitoren e Sociedadit
- Chelsea mposht Burnleyn, i afrohet zonës së Ligës së Kampionëve
- PSG do ta nxjerr në shitje kapitenin Thiago Silva
- Ndërpritet derbi Fenerbahçe-Besiktas: Goditet me gjësende të forta trajneri i Besikit dhe i qepet urgjentisht koka (Foto/Video)
- Ceballos objektivi kryesor i Liverpoolit për mesfushën
- Kalinic largohet, Mandzukic transferohet te Milani
Pamje të rrahjes në tunel të zyrtarëve të Besiktasit nga sigurimi fizik i Fenerbahçes Posted: 19 Apr 2018 02:49 PM PDT Është ndërprerë takimi i dytë gjysmëfinal i Kupës së Turqisë mes Fenerbahces dhe Besiktasit. Njëri prej derbive më të mëdhenj në shtetin turk nuk e ka gjetur fundit gjysmë ore para përfundimit të kohës së rregullt. E gjithë kjo pasi që tifozët e Fenerit kanë goditur me gjësende të forta në kokë trajnerin e "Shqiponjat e Zeza", Senol Gunesin, të cilit i është qepur koka dhe më pas është dërguar në një spital të qytetit të Stambollit. Por, gjatë hyrjes në tunel disa prej personave zyrtar të skuadrës së mysafirëve janë rrahur edhe nga personeli i sigurimit të vendasve. Tashmë ka rrjedhur edhe videoja e rrahjes së trajnerit për përgatitje fizike të bardhezinjve, Erdinç Gultekin ka pësuar disa gërvishtje në kokë. Theksojmë se në të 30 minutë, mbrojtësi i Besiktasit, Pepe u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje të palejuar ndaj kundërshtarit. Ndryshe, ndeshja e parë gjysmëfinale mes këtyre dyja skuadrave kishte përfunduar me rezultat të barabartë 2-2. /Telegrafi/
The post Pamje të rrahjes në tunel të zyrtarëve të Besiktasit nga sigurimi fizik i Fenerbahçes appeared first on Telegrafi. |
Antonio Conte: Nuk është e lehtë të fitosh kundër Burnleyt, jemi në garë për Ligën e Kampionëve Posted: 19 Apr 2018 02:36 PM PDT Chelsea ka shënuar fitore në kuadër të xhiros së 34-t të Ligës Premier. Londinezët triumfuan si mysafirë të skuadrës së Burnleyt me rezultat minimal prej 2-1. “Ne luajtëm një lojë të mirë kundër një ekipi të vështirë sepse nuk është e thjeshtë të luash kundër Burnleyt”. “Ne kemi luajtur shumë mirë dhe të dy sulmuesit kanë punuar shumë mirë, kanë luajtur një lojë fantastike me dhe pa top. I gjithë ekipi luajti një lojë intensive, ne meritonim të fitonim”. “Mendoj se i merituam tre pikët që nga fillimi deri në fund të ndeshjes. Nuk është një kundërshtar i lehtë. Duam të fitojmë çdo ndeshje të mbetur. Ne nuk mund ta llogarisim veten jashtë lojës për Champions”, tha trajneri italian. Pas kësaj, Chelsea mbetet në vendin e pestë të renditjes tabelore të ligës elitare angleze me 63 pikë ndërsa Burnleyt mbetet në pozitën e shtatë me 52 pikë. Theksojmë se Tottenham Hotspur ka 68 pikë dhe pozicionohet në vendin e katërt të tabelës së Ligës Premier. /Telegrafi/ The post Antonio Conte: Nuk është e lehtë të fitosh kundër Burnleyt, jemi në garë për Ligën e Kampionëve appeared first on Telegrafi. |
Bayerni i futet garës për De Ligt, por Barcelona është favorite për holandezin Posted: 19 Apr 2018 02:22 PM PDT Njëri nga mbrojtësit më perspektiv në botë është holandezi Matthijs De Ligt. Pas paraqitjeve fantastike me fanellën e Ajaxit, De Ligt është bërë ndër më të kërkuarit në botë. Me vetëm 18 vite, holandezi ka qenë lider i gjigantit Ajax Amsterdam në ndeshjet në kampionat por edhe në garat evropiane. Së fundmi në garë për të është futur edhe kampioni i ri i Gjermanisë, Bayern Munich. Bayern po synon ta rinovojë mbrojtjen dhe De Ligt shihet si mbrojtësi i duhur për ta. E përditshmja gjermane Bild ka shkruar se drejtori sportiv Hasan Salihamidzic është duke punuar tanimë për transferimin e De Ligt. Por gjithnjë sipas kësaj të përditshme gjermane, lideri i La Ligas, Barcelona mbetet favoriti kryesor për të nënshkruar me holandezin. De Ligt ka një klauzolë largimi nga Ajaxi prej 45 milionë eurove. /Telegrafi/ The post Bayerni i futet garës për De Ligt, por Barcelona është favorite për holandezin appeared first on Telegrafi. |
Burnley 1-2 Chelsea: Notat e lojtarëve, shkëlqen Moses Posted: 19 Apr 2018 02:04 PM PDT Chelsea ka shënuar fitore në kuadër të xhiros së 34-t të Ligës Premier. Londinezët triumfuan si mysafirë të skuadrës së Burnleyt me rezultat minimal prej 2-1. Tashmë kanë dak edhe vlerësimet e lojtarëve, ku më i miri në fushë ishte në radhët e The Blues. Victor Moses, i cili shënoi golin e dytë të skuadrës që rezultoi të jetë edhe i fitores, ishte lojtari më i mirë dhe u vlerësua me notën 8.5. Sulmuesi i Burnleyt, Wood nuk pati paraqitje të mirë dhe për këtë u vlerësua me notën më të dobët 5.9. Pas kësaj, Chelsea mbetet në vendin e pestë të renditjes tabelore të ligës elitare angleze me 63 pikë ndërsa Burnleyt mbetet në pozitën e shtatë me 52 pikë. /Telegrafi/ Burnley Chelsea The post Burnley 1-2 Chelsea: Notat e lojtarëve, shkëlqen Moses appeared first on Telegrafi. |
Januzaj asiston në fitoren e Sociedadit Posted: 19 Apr 2018 01:57 PM PDT Adnan Januzaj po e rikthen ngadalë formën e tij më të mirë. Mesfushori ofensivë nga Kosova e ka nisur nga minuta e parë ndeshjen për skuadrën e tij Real Sociedad përballë Atletico Madridit. Sociedad ka arritur fitore të madhe në shtëpi përballë Atleticos me rezultat bindës 3-0. Në minutën e 27-të, Willian Jose arriti të shënoj golin e parë falë një goditje të saktë. Asistues në këtë gol ishte mesfushori nga Kosova, Adnan Januzaj që harkoi bukur në zonë nga ana e djathtë. Ky ishte asistimi i katërt në La Liga për reprezentuesin e Belgjikës. Përveç katër asistimeve, Januzaj ka arritur të shënoj edhe tre gola me Sociedadin. /Telegrafi/ The post Januzaj asiston në fitoren e Sociedadit appeared first on Telegrafi. |
Chelsea mposht Burnleyn, i afrohet zonës së Ligës së Kampionëve Posted: 19 Apr 2018 01:36 PM PDT Chelsea ka shënuar fitore në kuadër të xhiros së 34-t të Ligës Premier. Londinezët triumfuan si mysafirë të skuadrës së Burnleyt me rezultat minimal prej 2-1. Gjatë gjithë ndeshjes për asnjë çast The Blues nuk kanë rrezikuar fitoren dhe tashmë i janë afruar edhe më tepër zonës së Ligës së Kampionëve. Alvaro Morata nuk arriti të realizoi gol në të 12 minutë, por për epërsinë e skuadrës së trajnerit Antonio Contes, përkujdeset Kevin Long i vendasve që shënoi autogol në të njëzet minutë. Edhe në vazhdim Morata kishte dy raste për shënim të golave, por që nuk arriti të realizoi gol në portën e portierit Pope. Pas humbjes së njëpasnjëshme të rasteve, erdhi edhe ndëshkimi për skuadrën e trajnerit italian. Ishte Ashley Barnes, ai i cili barazoi rezultatin në të 64 minutë pas një pasimi të saktë të islandezit, Johann Gudmundssonit. Por, pesë minuta më vonë mysafirët e rikthyen epërsinë Victor Mosesit, i cili mori një asistim të saktë nga ana e Emersonit. Deri në fund të takimit më nuk pati gola dhe kështu ndeshja përfundoi me fitoren e të kaltërve me rezultat 2-1. Pas kësaj, Chelsea mbetet në vendin e pestë të renditjes tabelore të ligës elitare angleze me 63 pikë ndërsa Burnleyt mbetet në pozitën e shtatë me 52 pikë. Theksojmë se Tottenham Hotspur ka 68 pikë dhe pozicionohet në vendin e katërt të tabelës së Ligës Premier. /Telegrafi/ The post Chelsea mposht Burnleyn, i afrohet zonës së Ligës së Kampionëve appeared first on Telegrafi. |
PSG do ta nxjerr në shitje kapitenin Thiago Silva Posted: 19 Apr 2018 01:10 PM PDT Thiago Silva duket se nuk do të qëndrojë deri në fund të kontratës në Paris Saint Germain. Klubi francez po konsideron mundësinë për ta nxjerr në shitje kapitenin e tyre Thiago Silva. Kështu së paku ka shkruar gazeta franceze L'Equipe që thirret në burime brenda klubit parisien. Silva ka humbur vendin e titullarit nga dyshja Marquinhos – Kimpembe të cilët kanë shkëlqyer këtë edicion. 33-vjeçari ka kontratë me parisienët deri në verën e vitit 2020, por duket se do të largohet nëse vije një ofertë rreth 10 milionë euro. E ardhmja e brazilianit duket se do të jetë jashtë kontinentit të Evropës. Skuadrat kineze dhe ato amerikane menjëherë janë alarmuar dhe po shikojnë mundësinë e transferimit të Silvës. Por nuk përjashtohet mundësia që Silva të rikthehej në Milan për ta mbyllur karrierën futbollistike. Silva ka luajtur për Parisin që nga viti 2012 kur u bashkua nga gjiganti italian Milan për 42 milionë euro. /Telegrafi/ The post PSG do ta nxjerr në shitje kapitenin Thiago Silva appeared first on Telegrafi. |
Posted: 19 Apr 2018 12:50 PM PDT Është ndërprerë takimi i dytë gjysmëfinal i Kupës së Turqisë mes Fenerbahces dhe Besiktasit. Njëri prej derbive më të mëdhenj në shtetin turk nuk e ka gjetur fundit gjysmë ore para përfundimit të kohës së rregullt. E gjithë kjo pasi që tifozët e Fenerit kanë goditur me gjësende të forta në kokë trajnerin e “Shqiponjat e Zeza”, Senol Gunesin, të cilit i është qepur koka dhe më pas është dërguar në një spital të qytetit të Stambollit. Paraprakisht, strategu turk është mundur të qetësoj portierin Tolga Zengin që po polemizonte me shikuesit në shkallën e stadiumit. Pas kësaj, në të 57 minutë i gjithë stafi dhe lojtarët e Besiktasit janë tërhequr në zhveshtore dhe më nuk kanë dal në fushën e stadiumit “Sukur Saracoglu”. Mete Kalkavan, gjyqtari kryesor i takimit, tashmë ka marr vendim që të ndërpritet takimi mes gjigantëve turk dhe vendimi për vazhdimin ose jo do ta merr Federata e Futbollit të Turqisë. Gjithashtu edhe trajneri për përgatitje fizike të bardhezinjve, Erdinç Gultekin ka pësuar disa gërvishtje në fytyrë. Theksojmë se në të 30 minutë, mbrojtësi i Besiktasit, Pepe u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje të palejuar ndaj kundërshtarit. Ndryshe, ndeshja e parë gjysmëfinale mes këtyre dyja skuadrave kishte përfunduar me rezultat të barabartë 2-2. /Telegrafi/ The post Ndërpritet derbi Fenerbahçe-Besiktas: Goditet me gjësende të forta trajneri i Besikit dhe i qepet urgjentisht koka (Foto/Video) appeared first on Telegrafi. |
Ceballos objektivi kryesor i Liverpoolit për mesfushën Posted: 19 Apr 2018 12:38 PM PDT Skuadra angleze Liverpool është duke synuar ta përforcojë repartin e mesfushës për edicionin e ri. Mesfushori kryesor i 'The Reds', Emre Can duket se do të largohet në fund të stinorit si lojtar i lirë. E Liverpool ka gjetur zëvendësuesin e Canit dhe ai është spanjolli Dani Ceballos. Talenti spanjoll nuk ka pasur hapësirat e duhura në Real Madrid dhe ka kërkuar largimin nga klubi mbretëror. Zidane nuk i ka besuar shumë yllit të ri që iu bashkua madrilenëve nga Real Betis. Por duket se Klopp e vlerëson shumë lojën e futbollistit dhe ka kërkuar nga zyrtarët e klubit transferimin e tij në verë. Në fakt do të jetë një duel i Liverpoolit me Romën për talentin spanjoll. Edhe klubi italian po e shikon mundësinë e transferimit të Ceballosit pasi drejtori sportiv Monchi e pëlqen lojën e tij. 21-vjeçari mund të largohet nga Santiago Bernabeu nëse vije një ofertë rreth 45 milionë euro për të. Ceballos ka luajtur në 20 ndeshje këtë edicion në të gjitha garat për Realin ku ka shënuar dy gola. /Telegrafi/ The post Ceballos objektivi kryesor i Liverpoolit për mesfushën appeared first on Telegrafi. |
Kalinic largohet, Mandzukic transferohet te Milani Posted: 19 Apr 2018 12:20 PM PDT Milani është i gatshëm të shes Nikola Kalinicin, i cili po konsiderohet si një ndër blerjet më të dështuara të sezonit. Rossonerët duket se kanë humbur luftën për një pozitë që dërgon në Ligën e Kampionëve pas barazimit 1-1 me Torinon dhe mund të humbin edhe luftën për kualifikimin në Ligën e Evropës. Problemi më i madh me të cilin përballen kuqezinjtë janë në fazën e sulmit, ku për herë të parë që nga sezoni 1985-86, asnjë prej sulmuesve të tyre nuk kanë arritur të shënojnë më tepër se nëntë gola në Serie A. Patrick Cutrone deri më tani ka shënuar shtatë gola ndërsa nga një më pak kanë Jose Suso dhe Jack Bonaventura. Sipas Calciomercato.com, Kaliniç pritet të shitet për 25 milionë euro nga Fiorentina dhe Milani nuk është i interesuar që ta blej kartonin e sulmuesi dhe në vend të tij pritet ta sjellin Mario Mandzukicin. Ky i fundit është i hidhëruar me strategjinë e trajnerit Max Allegri, i cili po preferon ta vendos sulmuesin në krahun e majtë në vend të pozitës së zakonshme të qendrës. Milan tashmë ka nënshkruar Leonardo Bonuccin nga Juve, ndërsa Mattia De Sciglio ka shkuar në drejtimin tjetër, kështu që të dy klubet janë të hapura për të bërë biznes. /Telegrafi/ The post Kalinic largohet, Mandzukic transferohet te Milani appeared first on Telegrafi. |
You are subscribed to email updates from Futboll – Telegrafi. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google, 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: