Skip to main content

“Princi i ri britanik i prezantohet botës” plus 9 more Ekonomia Online

“Princi i ri britanik i prezantohet botës” plus 9 more Ekonomia Online


Princi i ri britanik i prezantohet botës

Posted: 23 Apr 2018 10:37 AM PDT

Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton, ka lindur sot në mëngjes fëmijën e saj të tretë – një djalë.

Vetëm disa orë më vonë, dukesha, bashkë me dukën e Kembrixhit, princin William, kanë prezantuar princin e ri para botës.

Duchess of Cambridge gives birth to baby boy

Prince William and Catherine, Duchess of Cambridge, appear outside the hospital with their third child, a son https://cnn.it/2qURohP

Posted by CNN on Monday, 23 April 2018

The post Princi i ri britanik i prezantohet botës appeared first on Ekonomia Online.

Prezantohet libri biografik për Thaçin në Hagë

Posted: 23 Apr 2018 10:33 AM PDT

Pas ligjëratës në Institutin holandez për Marrëdhënie Ndërkombëtare "Clingendael" në Hagë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë pjesë në prezantimin e librit biografik "Neë State, Modern Statesman" me autorë Roger Boyes dhe Suzy Jagger.
Në profilin e tij në Facebook, Thaçi ka shkruar se "Pasi nënshkrova kopje të shumta, bashkëbisedova me miq të Kosovës, me diasporën, diplomatë, gazetarë dhe personalitete të jetës publike në Holandë".

Sipas tij, ishte mendim i përbashkët se Kosova është shembull i shtetndërtimit të suksesshëm dhe rruga e saj drejt anëtarësimit në NATO, BE dhe OKB është e pandalshme.

Ky është postimi i plotë e Thaçit:

Pas ligjëratës në Institutin holandez për Marrëdhënie Ndërkombëtare "Clingendael" në Hagë, mora pjesë në prezantimin e librit biografik "New State, Modern Statesman" me autorë Roger Boyes dhe Suzy Jagger. Pasi nënshkrova kopje të shumta, bashkëbisedova me miq të Kosovës, me diasporën, diplomatë, gazetarë dhe personalitete të jetës publike në Holandë.
Ishte mendim i përbashkët se Kosova është shembull i shtetndërtimit të suksesshëm dhe rruga e saj drejt anëtarësimit në NATO, BE dhe OKB është e pandalshme. 

Image may contain: 2 people, people smiling, people sitting, table and indoorImage may contain: one or more people and indoor

Image may contain: 1 person, smiling, text

Image may contain: 2 people, indoor

The post Prezantohet libri biografik për Thaçin në Hagë appeared first on Ekonomia Online.

Sa ndikon diferenca në moshë në një lidhje

Posted: 23 Apr 2018 10:30 AM PDT

Për gjatësinë e lidhjes është me rëndësi që ngjashmëritë (në qëndrime, kuptim të jetës, besim në lidhjen me partnerin…) dhe kontabiliteti të jenë më të shprehura sesa dallimet. Mirëpo, pa i marrë parasysh këto, nuk duhet përgjithësuar.

Gjithmonë dy shpirtra munden thjesht "të gjenden" pa marrë parasysh moshën, statusin shoqëror, largësinë… Derisa të ekzistojë dashuria dhe respektimi i dyanshëm, mosha nuk do të duhej të ketë ndonjë rol!

Fillimi i lidhjes me një person më të moshuar, mund të jetë pak shqetësues në fillim, por nëse i përcillni këto këshilla, do të kuptoni si mund ta mbani këtë lidhje të balancuar.

Nëse dy partnerët në një marrëdhënie janë të ndershëm me qëllimet e tyre, nuk ka asnjë arsye pse diferenca e moshës duhet të krijojë problem në një marrëdhënie.

Durimi Një nga arsyet kryesore që i bëjnë femrat të dalin me meshkuj më të vjetër, është fakti se ata janë më stabil dhe më të vendosur. Derisa ju çuditeni me shtëpinë e tij të këndshme dhe me karrierën e tij, shumë shpejt do të mësoni se për të paguar faturat ai duhet të punojë shumë. Nganjëherë kjo do të thotë se do të ketë më pak kohë dhe vëmendje për ju. Ju duhet të kuptoni dhe të keni shumë durim.

Diferenca në moshë Mos ia kujtoni vazhdimisht diferencën në moshë që keni mes vete. Nëse ju të dy jeni pajtuar që të filloni lidhjen, atëherë keni tejkaluar çdo dallim në moshë që mund të keni, duke e lënë atë prapa jush. Nëse vazhdimisht ia kujtoni atij se sa vite keni dallim, thjesht do ta bëni të ndihet keq dhe do të dukeni e pasigurt.

Kënaquni me bisedën! Shumë femra të reja tërhiqen nga meshkujt më të vjetër, për shkak të bisedës së mrekullueshme që mund ta kenë me ta. Ky do të ishte një rast për të shprehur të gjitha aftësitë tuaja, të cilat me miqtë tuaj moshatarë zakonisht nuk mund t'i shprehni edhe aq. Mund ta shfaqni personin e rritur brenda jush pa pasur frikë.

Shfaqni aftësitë tuaja në kuzhinë! Nuk mund të themi se çdo femër duhet gjithsesi të dijë të gatuajë dhe të pastrojë për të bërë për vete një person, por natyrisht që nëse di t'i bëjë këto, do të duket shumë më e përshtatshme si partnere. Meshkujve jo vetëm që u duket atraktive kjo karakteristikë, por ata kërkojnë diçka të tillë te një femër, e cila në të ardhmen do të rrisë familjen e tyre./

The post Sa ndikon diferenca në moshë në një lidhje appeared first on Ekonomia Online.

Drejtori rahovecas ndalon bletët nga komunat e tjera

Posted: 23 Apr 2018 10:29 AM PDT

Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Rahovecit, Berat Duraku, ka  nënshkruar Vendimin për aprovimin e kërkesës së Shoqatës së Bletarëve të Komunës së Rahovecit me Nr. 124 të datës 10.04.2018 me të cilën u ndalohet subjekteve të ndryshme migrimi i bletëve nga komunat e tjera në hapësirat e komunës së Rahovecit, pa lejen paraprake të organeve kompetente të Komunës së Rahovecit (Inspektorit të Veterinës).

Në arsyetimin e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural thuhet "Pas shqyrtimit të kërkesës së Shoqatës së Bletarëve të Komunës së Rahovecit me Nr. 124 të datës , 10.04.2018 dhe përfundimit të aplikimit për pagesa direkte (Subvencioneve) për bletari dhe duke u bazuar në numrin e aplikuarve për këtë vit si dhe numrit të madh të koshereve të bletëve të deklaruara nga ana e aplikuesve-bletarëve në Komunën tonë di dhe duke u bazuar në planifikimin nga DPZHR-Rahovec për respektimin e hapësirave për kullosa dhe mbajtjes të distancës të përcaktuar me rregullore në fuqi, prandaj kjo Drejtori ka vendosur sikur në dispozitiv".

The post Drejtori rahovecas ndalon bletët nga komunat e tjera appeared first on Ekonomia Online.

Në Moskë zbulohet busti i Yeltsinit

Posted: 23 Apr 2018 10:26 AM PDT

Në Moskë është zbuluar busti i presidentit të parë të Federatës Ruse, Boris Yeltsin. Zbulimi i bustit të Yeltsinit është bërë në përvjetorin e 11 të vdekjes së tij.

Ministri i Kulturës, Vladimir Medinsky dhe e veja e Yeltsinit, Naina kanë qenë prezent në këtë ceremoni.

Busti i bronzit është krijuar nga skulptori Zurab Tsereteli. Busti është vendosur në "Rrugën e Udhëheqësve", që është hapur në Moskë më 2016. Në këtë zonë janë të vendosurastatuja të figurave historike që kanë udhëhequr Rusinë që prej shekullit të nëntë.

Yeltsin ka vdekur më 23 prill të vitit 2007, në moshën 76-vjeçare.

Në "Rrugën e Udhëheqësve", vitin e kaluar janë vendosur edhe bustet e liderëve sovjetik, përfshirë busti i Vladimir Lenin, Josef Stalin, Nikita Khrushchev, Leonid Brezhnev, Yury Andropov, Konstantin Chernenko dhe Mikhail Gorbachev.

The post Në Moskë zbulohet busti i Yeltsinit appeared first on Ekonomia Online.

Të gjithë po flasin për këtë fotografi të Ibrahimoviçit

Posted: 23 Apr 2018 10:22 AM PDT

Zlatan Ibrahimovic ka zhvilluar edhe ndeshjen e tretë në MLS.

Skuadra e suedezit u mposht 0-2 nga Atlanta United.

Ibra edhe pse nuk arriti të shënonte, ia doli të linte gjurmë në këtë sfidë.

Për një moment, Ibra ngriti këmbën në lartësinë e kokës së tij (1,95 metra), duke i befasuar të gjithë me fizikun e tij.

The post Të gjithë po flasin për këtë fotografi të Ibrahimoviçit appeared first on Ekonomia Online.

Meta i flet kryeministrit të Belgjikës për rëndësinë e integrimit të Ballkanit në BE

Posted: 23 Apr 2018 10:13 AM PDT

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, priti në një takim të veçantë kryeministrin e Mbretërisë së Belgjikës, Charles Michel.

Meta vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve, si dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Belgjika i ka dhënë Shqipërisë, veçanërisht në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë.

"Në vijim të rekomandimit të Komisionit Evropian për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, presidenti Meta theksoi rëndësinë e vendimmarrjes pozitive nga Këshilli edhe në aspektin e strategjik për Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor", thuhet në njoftimin për media të Presidencës.

Ndërkohë, Presidenti Meta shprehu angazhimin për progres të mëtejshëm në reformat për pesë prioritetet kyçe, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit. Po kështu, presidenti Meta, vlerësoi intensifikimin e bashkëpunimit bilateral në fushën e migracionit të paligjshëm dhe krimit të organizuar.

The post Meta i flet kryeministrit të Belgjikës për rëndësinë e integrimit të Ballkanit në BE appeared first on Ekonomia Online.

Papa Françesku feston ditën e shenjtërimit të emrit të tij duke dhuruar 3 mijë akullore

Posted: 23 Apr 2018 10:12 AM PDT

Papa Françesku ka dhuruar 3 mijë akullore për mensat, ku ushqehen të varfrit në Romë. Kjo nismë e tij erdhi për të celebruar ditën e shenjtërimit të emrit të tij.

Papa Françesku festoi ditën e emrit të tij me të varfrit në Romë. Në 41 mensat e kryeqytetit italian janë shpërndarë rreth 3 mijë akullore. Në fakt, 23 Prilli shënon ditën e "San Giorgio" në kalendarin katolik, pra është një ditë e rëndësishme për Jorge Mario Bergoglio, emri i plotë i Papës.

Nuk është hera e parë që Ati i Shenjtë mendon për të pastrehët: në Janar, 2 mijë prej tyre u ftuan për të parë një spektakël në cirk.

"Papa Françesku dëshiroi që të festonte ditën e shenjtërimit të emrit të tij së bashku me njerëzit në nevojë dhe të pastrehët në Romë", shkruhet në një komunikatë të selisë së shenjtë.

Ndërsa më tej shkruan: "Për këtë janë shpërndarë, në një ditë ku Kisha rikujton San Giorgo, 3 mijë akullore për personat që vijnë çdo ditë në mensa, në konvikte dhe në strukturat e kishës në kryeqytet".

Jorge, emri i pagëzimit të Atit të Shenjtë, është version spanjoll i Giorgo. Shenjti që festohet me 23 Prill, është e atij që tradita popullore e paraqet si një kalorës që përballet me një dragua.

Ndërkohë, edhe më herët Papa Françesku ka përdorur evente të tilla për bamirësi. Madje Ati i Shenjtë nxori në ankand një version të personalizuar të një modeli të rrallë të automjetit sportiv të markës Lamborxhini, dhe të ardhurat i ka dhuruar disa fondacioneve në Afrikë dhe Itali që merren me trajtimin e njerëzve në nevojë.

The post Papa Françesku feston ditën e shenjtërimit të emrit të tij duke dhuruar 3 mijë akullore appeared first on Ekonomia Online.

6 shenja se partneri i biznesit po ju dëmton

Posted: 23 Apr 2018 10:10 AM PDT

Ju me siguri i dini statistikat: 80 për qind e ortakërive të biznesit dështojnë…

Por njerëzit vazhdojnë të bëjnë marrëveshje ortakërie për shkak të përfitimeve që marrin për kompaninë e tyre si:
– Aftësi dhe dituri të kombinuara
– Më shumë kapital biznesi
– Kapacitet më të madh të huave
– Përfitime të taksave

Pavarësisht kësaj, katër nga pesë ortakëri të biznesit ende nuk funksionojnë. Nëse dëshironi t'ia dilni si një ndërmarrës, ju duhet të kuptoni se si të sigoruheni se ortakëria juaj është pjesë e 20-përqindëshit të suksesshëm.

Për fillim, shikoni këto shenja se partneri juaj i biznesit po ju dëmton më shumë se sa po ju ndihmon. Nëse ndonjëra tingëllon e njohur, mund të jetë koha për një ndryshim të brendshëm.

Përfitimet nuk janë të barabarta

Gjatë karrierës time, unë kam lansuar një numër të bizneseve të ndryshme në disa industri të ndryshme. Kam punuar me partnerë dhe vetëm. Nëse ka ndonjë gjë të cilën e kam mësuar, është se ortakëritë e biznesit në mënyrë tipike janë të dobishme nëse ju posedoni disa aftësi ose njohuri që tjetrit i mungojnë.

Ndoshta njëri prej jush dini programet, dhe tjetri marketingun. Ndoshta ju dini shitjet, dhe partneri juaj llogaritë dhe menaxhimin e buxhetit.

Në anën tjetër, nëse punoni me dikë i cili dukshëm ka më pak përvojë se ju, vetëm njëri prej jush përfitoni. Kjo mund të shndërrohet në ortakëri të dëmshme të biznesit. Një ekuilibër i shëndetshëm rrit gjasat që ju të përfitoni në mënyrë të barabartë, pavarësisht se a është në terme të zhvillimit profesional apo përfitimeve të kompanisë.

Parimet tuaja bien ndesh

Mund të mendoni se kjo ka rëndësi vetëm në një martesë, por ju mund të mashtroheni nga rëndësia e një vizioni të përbashkët. Ju dhe partneri juaj i biznesit duhet të punoni drejt qëllimeve të njëjta të biznesit dhe të pajtoheni se si t'i arrini ato. Nëse nuk pajtoheni me mënyrën se si i qaseni financave, planifikimeve dhe strategjive, mund të krijojë probleme të cilat ndikojnë në aftësinë tuaj për të arritur sukses.

Ish-kryeshefi ekzekutiv i “Disneyt”, Michael Eisner, dikur tha: “Është gjë e rrallë të gjesh një partner biznesi i cili është bujar. Nëse keni fat, ndodh vetëm një herë në jetë”.

Ju nuk keni nevojë që partneri juaj i biznesit të kujdeset më shumë për suksesin tuaj se sa të tijin. Por është më e lehtë që marrëdhënia të funksionojë nëse idealet, vlerat, qëllimet dhe etika e punës përshtaten.

Ai ka ngecur në rrugën e tij

Në kohën tonë digjitale, bizneset duhet të veprojnë shpejtë për të shfrytëzuar mjetet e reja të biznesit dhe kanalet e marketingut të cilat me të vërtetë shtyejnë rritjen. Ka një arsye pse''kjo është mënyra siç e kemi bërë gjithmonë'' është njëra prej gjërave më të këqija e cila dëgjohet në vendin e punës.

Biznesi gjithmonë po ndryshon. Ndërmarrësit më të ndryshueshëm e bëjnë prioritet të përshtaten. Ju nuk keni pse të bindni vazhdimisht partnerin tuaj të biznesit se teknologjitë dhe aftësitë e reja mund të ndihmojnë biznesin tuaj.

Ju nuk i besoni njëri-tjetrit për të përfunduar gjërat

Është puna e ndërmarrësit të mbushë shumë role, por askush nuk mund të jetë në shumë vende në të njëjtën kohë. Një partner biznesi ofron një palë sy shtesë të syve dhe veshëve për t'u siguruar se biznesi po ec rrjedhshëm.

Por a i besoni partnerit tuaj të biznesit të menaxhojë biznesin tuaj? Nëse jo, kjo marrëdhënie po ju dëmton.

Mund të ketë shumë arsye prapa këtij mosbesimi. Pavarësisht arsyes, do të thotë se ju nuk keni një partner, ju keni vetëm një punonjës më shumë për t'a menaxhuar. Gjeni një mënyrë për t'i besuar partnerit tuaj për të bërë punën në mënyrën që ju besoni se duhet të bëhet ose përgatituni të merrni të gjitha përgjegjësitë vetë.

Ai ofron probleme, por jo zgjidhje

Ekzekutivi i biznesit, tashmë në pension, Jack Welch, ka thënë: “Udhëheqësit e mirë të biznesit krijojnë një vizion, artikulojnë vizionin, në mënyrë pasionante zotërojnë vizionin dhe në fund e përmbushin atë''.

Të dy anëtarët e ortakërisë së biznesit duhet të jenë të gatshëm të krijojnë plane veprimi për të zgjidhur problemet dhe për të arritur qëllimet e biznesit. Nëse një partner kalon gjithë kohën e tij duke gjetur probleme, është shenjë e keqe.

Një partner i orientuar në zgjidhje mund të jetë një pasuri e vlefshme në menaxhimin financiar, dizajnin e produktit, marketingun dhe tjera aspekte kyçe të biznesit tuaj të përbashkët.

Ju nuk mund të zgjidhni disa konflikte

Edhe partnerët më të mirë të biznesit kanë mospajtime. Në të vërtetë, këto debate janë një tjetër përfitim i të pasurit dy mendje duke punuar në çështjet e njëjta.

Por problemi rritet nëse këto konflikte nuk kanë përfundime të suksesshme. Njerëzit inteligjentë me opinione të ndryshme duhet të jenë në gjendje të peshojnë përparësitë dhe mangësitë e çdo opsioni dhe të vijnë në një përfundim.

Nëse thjeshtë nuk mund të zgjidhni një mospajtim serioz, ju do të keni probleme serioze, veçanërisht nëse ju dy keni aksione të barabarta. Cili prej jush e ka fjalën e fundit?

Ndoshta ju keni planifikuar përpara dhe keni bërë marrëveshjen e ortakërisë për të përfshirë udhëzime për situata të tilla. Në ndonjë pikë, ndryshimet e vazhdueshme ndoshta janë shenja të fuqishme se dy koka nuk janë më mirë se një.

(Matt Orlic është themeluesi i Inspire Brands Group, i cili krijon dhe zhvillon marka në të gjithë botën duke dizajnuar dhe prodhuara produkte në industri të ndryshme, duke përfshirë mjete elektronike, pajisje sportive, lodra, veshje sportive dhe më shumë. Markat e tij shpërndahen globalisht përmes shitësve në masë, dhe ai gjithashtu është i angazhuar në licensimin e marrëveshjeve me disa nga markat më të mëdha në botë, duke përfshirë Angry Birds, Liverpool FC, Manchester United dhe UMBRO)

The post 6 shenja se partneri i biznesit po ju dëmton appeared first on Ekonomia Online.

Macron pritet të mbrojë marrëveshjen bërthamore gjatë vizitës në ShBA

Posted: 23 Apr 2018 10:07 AM PDT

Mospajtimet për marrëveshjen bërthamore e Iranit, e arritur me fuqitë botërore, pritet të jenë temë kryesore, gjatë vizitës së presidentit francez, Emmanuel Macron në Shtetet e Bashkuara këtë javë.

Macron ka arritur sot në Uashington, për një vizitë tre ditore, teksa presidenti amerikan, Donald Trump ka vendosur 12 majin, si afat të fundit që marrëveshja me Iranin të përmirësohet, në të kundërtën ka kërcënuar se SHBA do të tërhiqet nga ajo.

Fuqitë tjera që e kanë nënshkruar marrëveshjen e vitit 2015- Britania, Kina, Franca, Gjermania dhe Rusia- i kanë bërë thirrje Uashingtonit që të qëndrojë në këtë pakt, duke thënë se kjo është mënyra më e mirë për të parandaluar Iranin që të zhvillojë armë bërthamore.

Gjatë një interviste për Fox News, Macron kishte thënë se nuk ka "plan B" për këtë marrëveshje.

Trump u ka bërë thirrje fuqive evropiane që të përmirësojnë, ato që ai i quan "të meta të tmerrshme" të marrëveshjes. Ai ka thënë se Iranin po shkel "shpirtin" shpirtin e marrëveshjes bërthamore.

Para vizitës së Macronit në SHBA, ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, u ka bërë thirrje liderëve evropianë që ta "inkurajojnë presidentin Trump jo vetëm të qëndrojë në marrëveshje, por më e rëndësishmja të nisë zbatimin e saj".

The post Macron pritet të mbrojë marrëveshjen bërthamore gjatë vizitës në ShBA appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more