Skip to main content

“Salah shpallet ‘PFA lojtari më i mirë i vitit’ në futbollin anglez” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Salah shpallet ‘PFA lojtari më i mirë i vitit’ në futbollin anglez” plus 9 more Telegrafi Futboll


Salah shpallet ‘PFA lojtari më i mirë i vitit’ në futbollin anglez

Posted: 22 Apr 2018 03:18 PM PDT

Mohamed Salah është shpallur ‘PFA Lojtari më i Mirë i Vitit’ në futbollin anglez për edicionin 2017/2018.

Futbollisti egjiptian ka kaluar një sezon fantastik me Liverpoolin duke thyer rekord pas rekordi dhe me plot meritë e ka fituar çmimin e më të mirit për edicionin që po mbaron.

Konkurrenti kryesor i tij ishte mesfushori i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne, mirëpo futbollisti belg ka mbetur prapa Salahut në garën për më të mirin.

Të gjitha lajmet për Mohamed Salah Të gjitha lajmet për Mohamed Salah

I treti në renditje është radhitur sulmuesi i Tottenham Hotspur, Harry Kane.

Pakkush e ka parashikuar ndikimin e madh që ka pasur Salah që nga transferimi prej Romës në Anfield në verën e kaluar.

Liverpooli shpenzoi rreth 40 milionë euro për blerjen e tij, mirëpo paratë e shpenzuara ia kanë vlejtur.


Pesë emrat tjerë që konkurronin për çmimin e lojtarit më të mirë në futbollin anglez, krahas Mohamed Salahut, ishin:

Kevin De Bruyne

Harry Kane

David De Gea

Leroy Sane

David Silva


Më poshtë jua sjellim listën e disa prej fituesve të mëparshëm të çmimit PFA lojtari i vitit:

2016/2017: N'Golo Kante (Chelsea)

2015/2016: Riyad Mahrez (Leicester)

2014/2015: Eden Hazard (Chelsea)

2013/2014: Luis Suarez (Liverpool)

2012/2013: Gareth Bale (Tottenham)


/Telegrafi/

The post Salah shpallet ‘PFA lojtari më i mirë i vitit’ në futbollin anglez appeared first on Telegrafi.

Sane është lojtari i ri më i mirë i vitit në futbollin anglez  

Posted: 22 Apr 2018 03:13 PM PDT

Leroy Sane, është fituesi i çmimit ‘PFA Lojtari i Ri i Vitit’ në futbollin anglez për sezonin 2017/18.

Sulmuesi i Manchester Cityt ka treguar paraqitje fantastike këtë sezon nën urdhrat e Pep Guardiolas.

Gjermani la pas Harry Kane të Tottenhamit, ndërsa në vendin e tretë u rëndit Rahemm Sterling.

Sane iu bashkua Cityt nga Schalke dy vite më parë për 37 milionë funte (42 milionë euro) dhe që nga atëherë ka befasuar të gjithë me paraqitjet e mira.

Në 28 paraqitje deri më tani në Ligën Premier në këtë sezon ka shënuar nëntë gola dhe ka dhuruar 12 asistime.

Ndërsa në garat tjera ka shënuar edhe katër gola dhe po aq asistime.

Vlen të theksohet se në sezonin e kaluar këtë çmim e fitoi Dele Alli. /Telegrafi/

The post Sane është lojtari i ri më i mirë i vitit në futbollin anglez   appeared first on Telegrafi.

Ekipi më i mirë i vitit në Ligën Premier

Posted: 22 Apr 2018 02:49 PM PDT

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve PFA është caktuar formacioni prej njëmbëdhjetë futbollistëve që kanë luajtur më së miri në pozitat e tyre në edicionin 2017/2018 në Ligën Premier.

Pjesë e njëmbëdhjetëshit më të mirë janë pesë lojtarë të kampionit Manchester City, tre të Tottenham Hotspur dhe nga një të Manchester United, Chelsea dhe Liverpool.

(Foto: Getty Images)

Më poshtë jua sjellim ekipin e vitit në kampionatin anglez (4-3-3):

Portier: David de Gea (Manchester United)

Mbrojtës i djathtë: Kyle Walker (Manchester City)

Qendërmbrojtës: Jan Vertonghen (Tottenham Hotspur)

Qendërmbrojtës: Nicolas Otamendi (Manchester City)

Mbrojtës i majtë: Marcos Alonso (Chelsea)

Mesfushor: David Silva (Manchester City)

Mesfushor: Kevin De Bruyne (Manchester City)

Mesfushor: Christian Eriksen (Tottenham Hotspur)

Sulmues: Harry Kane (Tottenham Hotspur)

Sulmues: Mohamed Salah (Liverpool)

Sulmues: Sergio Aguero (Manchester City)

/Telegrafi/

The post Ekipi më i mirë i vitit në Ligën Premier appeared first on Telegrafi.

Juventus 0-1 Napoli, notat e lojtarëve

Posted: 22 Apr 2018 02:16 PM PDT

Juventusi është mundur në shtëpi nga Napoli me rezultat 0-1 në derbin e javës në Serie A.

Goli i vetëm në këtë takim erdhi nga Kalidou Koulibaly (90′) dhe normalisht që mbrojtësi ishte dhe lojtari i ndeshjes.

Me notë të lartë u vlerësua edhe Jose Callejon, Jorginho dhe Mario Rui.

Më i miri për Zonjën e Vjetër ishte Miralem Pjanic, por edhe Douglas Costa.

Nga minuta e parë në këtë derbi luajti dhe shqiptari Elseid Hysaj, por nuk arriti të tregojë diçka të veçantë për t’u dalluar.

Ai që dëshpëroi te napolitanët me paraqitjen ishte Dries Mertnes, ndërsa më poshtë keni notat e lojtarëve. /Telegrafi/

Juventus:

Napoli:

The post Juventus 0-1 Napoli, notat e lojtarëve appeared first on Telegrafi.

Dëshira e madhe i shpaguhet në fund, Napoli rihap garën për titull ndaj Juventusit

Posted: 22 Apr 2018 01:42 PM PDT

Napoli ka fituar ndaj Juventusit me rezultat 0-1 në Serie A, duke rihapur kështu mundësitë për titull në Serie A.

Mysafirët treguan lojë më të mirë dhe në fund ajo iu shpagua me gol.

Shansi i parë në ndeshje erdhi nga Miralem Pjanic, i cili në minutën e 17-të goditi shtyllën nga gjuajta e lirë.

Në minutën e 24 Marek Hamsik kishte një shans të mirë për gol, por gjuajti jashtë.

Në pjesën e dytë kryesisht u zhvillua një lojë në mesfushë, ku të dy skuadrat u treguan të kujdesshme.

Kur të gjithë menduan se derbi do të përfundojë me barazim, në skenë doli Kalidou Koulibaly me një gol me kokë në minutën e 90-të.

Pas kësaj humbje Juventusi vazhdon në pozitën e parë me 85 pikë, ndërsa Napoli një vend më poshtë me 84 pikë.

Deri në fund kanë mbetur edhe katër xhiro, në javën e ardhshme Zonja e Vjetër luan ndaj Interit, kurse Napolit kundër Fiorentinas. /Telegrafi/

The post Dëshira e madhe i shpaguhet në fund, Napoli rihap garën për titull ndaj Juventusit appeared first on Telegrafi.

Gjashtë klube për Fellainin, është dhe Juve

Posted: 22 Apr 2018 01:17 PM PDT

Marouane Fellaini me shumë mundësi do të largohet nga Manchester Unitedi në fund të sezonit 2017/18.

Kjo pasi ai do të jetë lojtar i lirë dhe vazhdimi te Djajtë e Kuq nuk është opsion.

Sipas Mirror, janë gjashtë klube që dëshirojnë shërbimet e mesfushorit belg.

Marouane Fellaini gjatë një dueli me Ryan Fraser me Bournemouth (Foto: Getty Images)

Në Ligën Premier janë West Hami Unitedi dhe Leicester City, në Ligue 1 dy gjigantët, Monaco dhe Paris Saint Germainit.

Për 30-vjeçarin interesim ka shfaqur edhe Besiktasi, ndërsa së fundi garës i është futur Juventusit.

Tetë lojtarët që mund të largohen nga Manchester Unitedi nëse Jose Mourinho qëndron Tetë lojtarët që mund të largohen nga Manchester Unitedi nëse Jose Mourinho qëndron

Fellaini në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e Evertonit e Standard Liege.

Këtë sezon belgu ka shënuar katër gola në 20 paraqitje në të gjitha garat për klubin anglez. /Telegrafi/

The post Gjashtë klube për Fellainin, është dhe Juve appeared first on Telegrafi.

Spalletti: Luftojmë për LK deri në ndeshjen e fundit

Posted: 22 Apr 2018 12:26 PM PDT

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, ka folur pas fitores ndaj Chievos me rezultat 1-2 në Serie A.

Tekniku italian shpreson ende për një vend që dërgon në sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve dhe i ka premtuar tifozëve se skuadra do të përpiqet deri ne ndeshjen e fundit.

“Ndeshja ndaj Lazios do jetë vendimtare? Nuk e di, edhe të tjerat janë të rëndësishme. Skuadra e ka kuptuar se është diçka e mundshme dhe do të përpiqen deri në fund të fundit”, ka thënë Spalletti për Premium Sport.

Luciano Spalletti së bashku me dy lojtarë të Interit duke përshëndetur tifozët zikaltër pas fitores ndaj Chievos në Stadio Marc’Antonio Bentegodi (Foto: Getty Images)

“Rafinha? Ka bërë një ndeshje të madhe, arrin të mbajë topin dhe të shtyjë skuadrën para”.

"Kemi disa sulmues të talentuar si Mauro Icardi dhe Ivan Perisic, por është komplet skuadra ajo që bën diferencën”, ka shtuar trajneri.

Interi do transferimin e Barellas me 'formulën Skriniar' Interi do transferimin e Barellas me 'formulën Skriniar'

Ndeshja e ardhshme e Interit është ndaj Juventusit.

Zonjës së Vjetër fitorja i duhet për të qëndruar në vendin e parë, kurse zikaltërve për të shpresuar se në sezonin e ardhshëm do të luajnë në LK. /Telegrafi/

The post Spalletti: Luftojmë për LK deri në ndeshjen e fundit appeared first on Telegrafi.

Juventus – Napoli, formacionet zyrtare të derbit të javës në Serie A

Posted: 22 Apr 2018 10:48 AM PDT

Juventusi dhe Napoli kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare të ndeshjes së radhës në Serie A.

Zonja e Vjetër është nikoqire e Napolit në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të në kampionatin italian.

Skuadra e Massimiliano Allegrit ka katër pikë diferencë nga Napoli dhe dëshiron ta ruaj këtë epërsi me një fitore të radhës apo më sa paku një barazim.

Në anën tjetër, skuadra e Maurizio Sarrit do të tentoj vetëm fitoren pasi do t’i ofrohej në një pikë Juventusit dhe do të shpresonte në një gabim të radhës për tentuar titullin kampion.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, ku te Napoli titullar është mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj.

Juventus: Buffon; Howedes, Benatia, Chiellini, Asamoah; Khedira, Pjanic, Matuidi; D. Costa, Higuain, Dybala 

NapoliReina; Hysaj, Koulibaly, Albiol, Mario Rui; Hamsik, Jorginho, Allan; Callejon, Mertens, Insigne 

/Telegrafi/ 

The post Juventus – Napoli, formacionet zyrtare të derbit të javës në Serie A appeared first on Telegrafi.

Man City 5-0 Swansea, notat e lojtarëve

Posted: 22 Apr 2018 10:34 AM PDT

Manchester City ka fituar ndaj Swanseas me rezultat të thellë 5-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të të Ligës Premier.

Qytetarët kanë vazhduar dominimin në kampionatin anglez edhe pse janë shpallur më parë zyrtarisht kampion për këtë sezon.

Golat në këtë ndeshje për skuadrën e Pep Guardiolas u shënuan nga David Silva (12′), Raheem Sterling (16′), Kevin de Bruyne (54′), Bernardo Silva (64′) dhe Gabriel Jesus (88′).

Man City nuk fal Swansean Man City nuk fal Swansean

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mesfushori portugez, Bernardo Silva, i cili u notua me 9.2.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mbrojtësin Federico Fernandez, i cili u vlerësua me notë 4.9. /Telegrafi/

Man City:

Te City shkëlqyen edhe David Silva dhe De Bruyne

Swansea: 

Dështuan edhe Caroll, Ayew dhe King

The post Man City 5-0 Swansea, notat e lojtarëve appeared first on Telegrafi.

Man City nuk falë Swansean

Posted: 22 Apr 2018 10:28 AM PDT

Manchester City ka fituar ndaj Swanseas me rezultat 5-0 në Ligën Premier.

Edhe pse vendasit kanë siguruar titullin, ndërsa mysafirëve iu nevojit për mbijetesë, skuadra e Pep Guardiolas nuk tregoi mëshirë për ekpin e Carlos Carvalhal.

Goli i parë në takim u shënua nga Daivd Silva (12′), ndërsa pas katër minutash shënoi edhe Raheem Sterling.

Silva në momentin e golit (Foto: Getty Images)

Në pjesën e dytë shënoi edhe Kevin De Bruynen (54′), ndërsa Bernardo Silva (64′) shënoi pasi Gabriel Jesus dështoi nga pika bardhë.

Jesus përmirësoi gabimin në minutën e 88-të, duke shënuar gol pas asistimit nga Yaya Toure.

Bernardo Silva duke festuar golin ndaj Swanseas (Foto: Getty Images)

Pas xhiros së 34 në Ligën Premier, Man City ka 90 pikë në vendin e parë, kurse Swansea në pozitën e 17-të me 33 pikë (katër pikë larg zonës që shpie në Championship).

Ndeshja e ardhshme e Cityt është ndaj West Hamit, kurse Swansa udhëton te Chelsea. /Telegrafi/

 

The post Man City nuk falë Swansean appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more