Skip to main content

“Akuzat e PD për ID-në e prindërve, Nikolla: Të gjitha do sqarohen në prokurori” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Akuzat e PD për ID-në e prindërve, Nikolla: Të gjitha do sqarohen në prokurori” plus 9 more Gazeta SHQIP


Akuzat e PD për ID-në e prindërve, Nikolla: Të gjitha do sqarohen në prokurori

Posted: 20 May 2018 01:54 AM PDT

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka reaguar për herë të parë ndaj akuzave të bëra nga opozita për çështjen e të dhënave të prindërve që u kërkuan në shkolla. Banorët e Vllahinës pyetën ministren Lindita Nikolla për sqarimin e kësaj çështje. Kryesuesja e dikasterit të Arsimit deklaroi se kjo kërkesë nga mësuesit ndaj fëmijëve tuaj është bërë për të ndërtuar një komunikim të ri me prindërit me anë të teknologjisë, për tu informuar se çfarë ndodh në shkollë dhe në politikat arsimore që ndërmerr ministria.

Çfarë po kërkojmë? Ti ID, atë numrin  e kartës  së identitetit e jep në çdo shërbim që shkon. Shteti nuk e ka të vështirë, sepse kemi agjencinë edhe se ka fare të vështirë për ta bërë këtë.

Ishte, dhe po jua them dhe do ta kërkojmë dhe po vijojmë për të ndërtuar një sistem të ri komunikimi me ju, të përjavshëm se çfarë ndodhi këtë javë në arsimin në Vlorë. Nuk ke interes ta dish? Në qoftë se nuk ke interes, aty je me dëshirë. Mos u regjistro, mos i jep këto të dhëna edhe rri i painformuar.

Unë dua ta përdor teknologjinë. Kjo teknologjia, email-et e kompjuterat nuk janë kot. Janë një instrument dhe një mundësi që ne në kohë reale të marrim përgjigje nga prindërit, dhe ti them, në shkollën kot p.sh në shkollën në  Bashkinë Selenicë duam të bëjmë 1,2,3,4,5  investime, më thoni nga t'ia fillojmë? Nuk do doje që të jepje një përgjigje? Ja pra që kjo është arsyeja", tha ministrja.

Nikolla informoi qytetarët se do të shpjegohet edhe në Parlament dhe Prokurori për këtë çështje, por kërkoi nga qytetarët të mos gënjehen nga deklaratat për përdorimin dhe falsifikimin e të dhënave për zgjedhje. Ka një ligj theksoi Nikolla për të mbrojtjen e të dhënave personale por ka edhe një udhëzim ministri se si mblidhen ato.

"Se e bëni këtë sikur ç'është kjo ID personale! Arsyeja që ne e kërkojmë përmes shkollës është besim, Pse? Sepse mund të ketë 20, 200 Lindita Nikolla, në gjithë Shqipërinë, por ne duam atë Linditën që është realisht prindi te shkolla në Bashkinë Selenicë.

Kjo është arsyeja që kërkojmë ID, edhe mos ti veshim me këto gjëra sepse sinqerisht është e turpshme dhe ka një ligj që mbron të dhënat, ka edhe një udhëzim të ministres që fati e paska dasht që të jem po unë, se si mblidhen të dhënat nëpër shkolla. Mos u gënjeni nga historitë se të marrin ty ID dhe e marr unë tani përmes mësueses së fëmijës tënd dhe unë tani prodhoj një kartë që kur të vijm pas 4 vjetësh…

E kupton çfarë turpi i madh që është kur ti ke shtetin sot në dorë, por gjërat që janë në gjendje ti bëjnë vetë është gjëja e parë që ju shkon në mendje që ne se shohim as në ëndrrën më të keqe.

Atëherë unë do të sqarohem edhe në parlament, më kanë bërë edhe padi penale do shkoj edhe në prokurori ta sqaroj, ka edhe një hetim të hapur nga komisioneri dhe nuk më tremb asgjë.

Dua të komunikoj i dashur xhaxha.

Dua të komunikoj me prindërit e Shqipërisë sepse nuk arrij dot të jem në të gjitha shkollat e Shqipërisë në një çast, edhe të pyes se si po punon ajo mësuesja aty? Si janë tekstet? Si po punon drejtori? Si po punon drejtoresha e arsimit?

Më thoni nuk e keni ju këtë nevojë? Kur është e mundur dhe kur e kemi mundësinë pse mos ta bëjmë?

Dhe po bëhet në mënyrë të studiuar përmes specialistëve më të mirë të IT për të ngritur një sistem të sigurt komunikimi.

Ne prodhojmë çdo javë informacion, "Neës Letter" quhet në këtë gjuhën e bukur të komunikimit dhe shkon në shumë pak njerëz. Pse? Sepse nuk kemi ndërtuar këtë sistem. Por çfarë të keqeje ke ti edhe sikur të thuash: Jazëk të qoftë që gënjen moj Lindita. Por ti mere njëherë informacionin. Informohu," -theksoi Nikolla.

20 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Kitara me të cilën ka performuar Bob Dylan shitet për 490 mijë dollarë

Posted: 20 May 2018 01:29 AM PDT

Një kitarë elektrike me të cilën ka performuar këngëtari amerikan Bob Dylan është shitur në një ankand për 490 mijë dollarë.

Kitara e tipit Fender Telecaster e vitit 1965, gjithashtu është përdorur edhe nga Eric Clapton dhe George Harrison, kanë njoftuar zyrtarët e ankandit Julien në Nju Jork.

Instrumenti muzikor i përkiste kitaristit të Dylanit, Robbie Robertson.

Në vitin 2013, një kitarë elektrike, e tipit Stratocaster, që Dylan e kishte përdorur për Festivalin Newport Folk më 1965, ishte shitur për 965 mijë dollarë.

Gjithashtu në ankand, kitara e parë elektrike e anëtarit të The Beatles, George Harison është shitur për 430 mijë dollarë, ndërkaq një kitarë e Elvis Presley është shitur për 115.200 dollarë.

Ndërkaq, një rrip që Elvis e kishte veshur gjatë një koncerti në Havai më 1972 është shitur për 354. 400 dollarë.

20 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lazio-Inter luajnë Championsin, Europa dhe mbijetesa vendosen sot

Posted: 20 May 2018 01:27 AM PDT

Lazio-Inter, Inzaghi përballë Spallettit, Strakosha kundër Handanovic, De Vrij përballë Skriniar, Milinkovic-Savic kundër Rafinhas, Immobile ndaj Icardit dhe Igli Tare përballë Piero Ausilios. Sa shumë sfida brenda sfidës në një sezon që do të mbyllet në mënyrën më të mirë të mundshme vetëm për njërën skuadër mes Lazios dhe Interit. Sot në mbrëmje në Olimpico të Romës, Serie A do të ulë siparin për sezonin futbollistik 2017-2018 me një finale të drejtpërdrejtë për zonën Champions.

Lazio pret Interin në atë që konsiderohet si treni i fundit i Championsit dhe kurorëzimi më i mirë i një sezoni tejet pozitiv për të dyja ekipet. Bardhekaltrit e Inzaghit luajnë për 2 nga 3 rezultatet pasi edhe barazimi i mban përpara zikaltërve në renditje. Formacioni i Spalletit nuk ka rrugë tjetër në krahun tjetër përveç fitores nëse dëshiron të rikthehet në Champions League pas 6 viteve mungesë.

Në fazën e parë në San Siro përfundoi gjithçka në barazim 0-0 ndërsa statistikat flasin në favor të Interit pasi kjo do të jetë sfida numër 150 mes tyre, teksa në 149 takimet e mëparshme Interin numëron 61 fitore kundër 35 të Lazios ndërsa 53 takime janë mbyllur në barazim. Sot do të jetë ora e së vërtetës edhe për Immobilen që rikthehet nga dëmtimi për të ruajtur kreun e klasifikimit ndaj Icardit në listën e golashënuesve më të mirë me italianin që për momentin ka shënuar një gol më shumë se argjentinasi 29 të Ciros kundrejt 28 të Mauros. Lazio do të ketë dy mungesa me peshë në këtë përballje pasi Luis Alberto dhe Immobile nuk kanë arritur të rikuperohen në kohë.

Ndërkohë Spalletti ka riaftësuar si Mirandën ashtu edhe Gagiliardinin edhe pse mesfushori italian pritet ta nisë ndeshjen nga stoli. Në 8 sfidat e fundit Interi e ka mposhtur 4 herë Lazion dhe ka një bilanc më të mirë, statistika këto që të bëjnë të besosh se zikaltrit kanë shanse të mira për të fituar sot dhe për t'u rrëmbyer vendin bardhekaltërve. Por sot në Supersport do të keni mundësi të ndiqni edhe të tjera sfida të javës së fundit të Serisë A që luhen për objektiva të rëndësishëm.

Milani dhe Atalanta vijojnë duelin për vendin e 6-të që të kualifikon direkt në grupet e Europa League këtë herë në distancë me kuqezinjtë që presin në shtëpi Fiorentinën ndërsa Atalanta luan një transfertë delikate ndaj Cagliarit që kërkon të arrijë mbijetesën. Pikërisht në zonën e rënies nga kategoria janë përfshirë 5 skuadra por vetëm njëra do të rrëzohet. Më e rrezikuar është Crotone e Zengës që pozicionohet në vendin e 18-të dhe luan një transfertë të vështirë ndaj Napolit në San Paolo.

20 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Tërmeti dëmton banesat, panik në fshatrat e Vlorës

Posted: 20 May 2018 01:21 AM PDT

Tërmeti i ditës së sotme ka terrorizuar banorët e fshatit Bashaj në Vlorë, pasi lëkundjet kanë shkaktuar dëme të shumta dhe vijojnë te jenë prezente.

Të paktën dy banesa janë dëmtuar për shkak të lëkundjeve në këtë fshat të Vlorës, teksa banorët mbeten të trembur edhe në zonat përreth.

Rreth orës 18:15 të ditës së shtunë, sipas Qendrës Mesdhetare të Sizmiologjisë, një tërmet me magnitudë 4.5 ballë goditi jugun e Shqipërisë.

Epiqendra ka qenë 23 kilometra në jug-lindje të qytetit të Vlorës, në një thellësi vetëm dy kilometra, ndërsa tronditja është ndjerë në disa fshatra.

20 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Pasioni për burrat e pashëm të Katerinës së Rusisë

Posted: 20 May 2018 01:00 AM PDT

Për më shumë se tri dekada, Katerina II udhëhoqi Rusinë. Në fokus të këtij artikulli nuk është jeta e zonjës me origjinë gjermanike dhe nuk bëhet fjalë të diskutohet për bëmat e saj në aspektin politik, por për jetën e saj seksuale, shumë detaje të së cilës mund të jenë të reja. Katerina e Madhe … a mos ka qenë ajo që e kemi parë të hipur mbi kalë nëpër ilustrime e grafika? Po, e saktë. Ashtu e veshur në mënyrë elegante, plot shkëlqim duke kalëruar në uniformën e një oficereje të regjimentit të Gardës Perandorake të Shën Petersburgut, ajo hyn në mënyrë triumfale më 9 korrik 1762 në dyert e kryeqytetit të Rusisë, duke u përshëndetur nga populli si careshë e re.

Për më shumë se tri dekada, Katerina II udhëhoqi Rusinë. Mirëpo sot, në fokus të këtij artikulli, nuk është jeta e zonjës me origjinë gjermanike nga Prusia, e nuk bëhet fjalë të diskutohet për bëmat e saj në aspektin politik e atë ekonomik, por për jetën e saj seksuale, shumë detaje të së cilës mund të jenë të reja dhe mjaft të diskutueshme. Më shumë me kënaqësi e qesëndi sesa me inat, kish reaguar caresha në moshën 63-vjeçare, kur i treguan një broshurë nga Parisi. Në të flitej për "orgji të padëgjuara dhe dehje të pamasa në qilarët e Pallatit të Dimrit". "Unë nuk kam qenë kurrë në qilarët e këtij pallati", citohet të ketë thënë ndaj tyre Katerina. "Sa do të kënaqeshim sikur ta kishim ditur", kish thënë ajo.

Në fakt, caresha kishte krijuar një rend miqsh e të ftuarish për aktivitetet e saj private në ambientet e pallatit të saj, rregullat e pjesëmarrjes në të cilin, edhe sot e kësaj dite tingëllojnë paksa puritane. Për shembull, për çdo dy vërejtje që të bëhej, duhej të paguaje më pas gjobën. Si vajzë e një gjenerali prusian, pushtetarja 34-vjeçare plot sukses e Rusisë, deri më sot në fakt është veshur me namin e një makine të pangopur seksi. Por rinia e saj kaloi në këtë aspekt, thuajse pa asgjë "spektakolare". Pas një dështimi të gjatë në martesë në krah të ndoshta pasuesit më impotent të fronit rus, Pjetrit, Katerina nuk ishte më e gatshme ta ndante fatin e saj në mënyrë të padiskutueshme. Dy dekada në oborrin e Shën Petersburgut, i mësuan asaj se ç'është agresiviteti dhe skrupuloziteti.

Më vonë, ajo do të thoshte: "Unë, përgjatë 18 vjetëve kam bërë një jetë prej të cilave dhjetë do të kishin çmendur fare çdo njeri, dhe njëzet syresh në vendin tim do të kishin vdekur nga shqetësimet". Pasi Katerina fillimisht jetoi si një murgeshë, ajo i vuri më në fund syrin shërbëtorit të oborrit, Sergej Saltikov, duke e shndërruar në të dashur, nga i cili ajo madje pati një fëmijë në vitin 1754 e që u zhduk më pas në harresë. Gjatë 24 viteve që pasuan (1752–1776), Katerina pati lidhje me dy burra të tjerë: në fillim me Grigori Orlov dhe pas tij, me Grigori Potjomkin. Orlov, i cili ia kishte hapur rrugën asaj në pushtet nëpërmjet një puçi ushtarak, u shkarkua, pasi kërkoi që të martohej me dhunë me careshën.

Princi Potjomkin mbeti më pas edhe dashuria e madhe e jetës së saj, jo vetëm sepse ai posedonte një nivel të lartë inteligjence. Ai i mbeti asaj besnik, duke i qëndruar si i dashur deri në vitin 1776, po jo më pak në krah edhe si burrë shteti deri në vdekjen e saj në vitin 1791. Të dy i shkruan njëri-tjetrit letra shumë të ndjeshme e të zjarrta dashurie. Në moshën 47-vjeçare, Katerina ia nisi të interesohej për favoritët mashkullorë.

Në verë të vitit 1776, ukrainasi sharmant, Pjotr Savadovski, çeli i pari siparin. Sikurse edhe paraardhësit e tij, ai ndoqi një procedurë që jepte shkas për keqkuptime e thashetheme të mëdha. Mjeku personal i Katerinës e vizitoi dashnorin e ardhshëm të saj, sigurisht jo për potencën seksuale, por se mos ai kishte ndonjë sëmundje veneriane apo të tjera të fshehura, pasi në shoqërinë e oborrit të asaj kohe, sëmundjet seksuale ishin shumë të përhapura dhe shpesh çonin në vdekje të papritura, duke pasur parasysh mungesën e trajtimit adekuat. Por Potjomkin bënte dhe një vlerësim të hollësishëm të figurës së kandidatëve të preferuar të careshës, studionte sjelljen e tyre, dhuntitë, pasionet apo dhe karakterin që posedonin.

Ngaqë te të përzgjedhurit shpesh bëhej fjalë për oficerë të vrazhdë e të palatuar të Gardës, e besuara në të njëjtën moshë me careshën, kontesha Praskovja Bruce kishte marrë detyrën të mësonte me sjelljen e salloneve, të rinjtë e ashpër, në mënyrë që të dinin të silleshin para perandoreshës e të mos dështonin.

Kush nuk e merrte provimin – le të themi – apo nuk sillej siç duhej, hiqej nga lista. Kjo u shërbente disa "gjuhëve të liga" që t'i jepnin konteshës Bruce epitetin e një "Éprouveuse" (testueseje, gustadorje). Ajo duhej të verifikonte çdo dashnor potencial në aspektin e aftësive seksuale dhe të hartonte raporte të rregullta mbi to. Ngaqë jeta e Katerinës është dokumentuar në fakt nëpërmjet mijëra letrave apo dhe raporteve të dëshmitarëve okularë, të gjitha në mënyrë shumë të rregullt e të mirarkivuara, sot arrihet në përfundimin se ajo mund të ketë pasur rreth 18-21 të dashur në 44 vite, një numër deri diku "i arsyeshëm". Por njëri prej tyre del nga rreshti: Aleksander Lanskoi. Në tetor të vitit 1779, caresha e bëri burrin 29 vjet më të ri se vetja tashmë, favoritin e saj. Ai ishte një djalosh i talentuar, me shije të hollë e njeri i dashur, larg çdo arrogance. Interesat intelektuale të perandoreshës gjetën tek ai jehonën e duhur.

Me shumë zell, ai gërmoi nëpër arkivat e manastireve për ta ndihmuar Katerinën të hartonte një vepër që do të duhej të fliste për historinë e Rusisë. Por në vitin 1784, Lanskoi vdiq nga difteria. Katerina më pas, për mjaft muaj pati shumë burra në jetën e saj, para se ajo të rihidhej sërish në zakonet e moçme dhe të fuste në shtrat favoritin e fundit të saj, Platon Subov. E gjitha kjo ndodhi në një kohë kur ajo pritej nga princërit, që kërkonin një marrëdhënie jashtëmartesore apo që kishin shumë "konkubina".

Përse pra këto raporte të gjetura më vonë mbi eksperiencat e shfrenuara seksuale të Katerinës? – Shkaqet qëndrojnë në revolucionin francez dhe nga jehona që ai gjeti, armike e ashpër e të cilit ishte dhe Katerina. Publicistët e vendosnin perandoreshën ruse në botime me fjalë e ilustrime si një hundëbrirë të shëmtuar, që rrethohej nga burrat në orgji të pamasa. Në një karikaturë shumë ofensive, monarkët e Europës e shohin careshën poshtë fustanit dhe admirojnë "hapin e saj perandorak". Këto pamflete qarkullonin në shumë vende në atë kohë dhe linin sigurisht një shije të hidhur.

Pa u thelluar shumë në fakte, deri më sot e kësaj dite kanë qarkulluar historira shtrati me careshën me përmbajtje skandaloze. Raportet erotike të transmetuara në TV gjerman para pak viteve, shkaktuan një "tronditje" kur u shfaqën mobilie, objekte e piktura me përmbajte pornografike, të cilat në fund të vitit 1941 u morën nga anëtarët e ushtrisë gjermane në Pallatin e Gaçinas, 40 kilometra larg ish-Leningradit të atëhershëm.

Parë nga kjo perspektivë, nga ai inventar në bardhezi, sot ekzistojnë vetëm pak foto dhe duke gjykuar se kështjella apo pallati Gaçina i përkiste Grigori Orlovit dhe jo Katerinës, duhet korrigjuar disi shënjestra dhe pohuar se ato mobilie dhe ai stil mobilimi, i përket shumë më tepër fundit të shekullit të nëntëmbëdhjetë sesa atij të 18. Por siç shkruante dhe vetë Katerina në vitin 1773, në një komedi të shkruar prej vetë saj: "Zonja llafazane dhe familja e saj do të rrojnë gjithmonë, në jetë të jetëve".

20 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

“Jeta na la pa prindër, por shteti po na mohon të drejtën për të jetuar”

Posted: 20 May 2018 12:30 AM PDT

Të rritesh pa prindër është shumë e vështirë. Përveç mungesës së dashurisë dhe ngrohtësisë së nënës, në Shqipëri duhet të përballesh me një sërë sfidash të tjera, si mungesa e mbështjes nga shteti. Alfred Muharemi tregon në një intervistë për "Gazetën Shqip online" në lidhje me sfidat në jetën e tij dhe vështirësitë e të qenit jetim në vendin tonë. Sipas tij, sot edhe pas 27 viteve kategoria e jetimëve vuan mungesën e mbështetjes nga shoqëria dhe nga shteti, duke e orientuar atë drejt rreziqeve të jetës dhe vazhdimisht janë pjesë të abuzimeve të frikshme duke u bërë kategori e kronikave të zeza.

Jeta jote nuk ka qenë aspak e lehtë, pasi të është dashur që sfidat t'i përballosh i vetëm. Si ishte jeta në fshatin SOS?

Unë në moshën 5 vjecare u transferova nga Shtëpia e Fëmijës Shkodër në SoS Fshatrat e Fëmijëve në Tiranë, me statusin si fëmijë i braktisur. Të rritesha në Fshatin SoS fillimisht ishte koha kur pyesje veten se kush je? Ku është famija ime? Ku ndodhem kështu? Dhe më pas çdo pyetje merrte përgjigje pasi unë isha bashkuar me të gjithë fëmijët që kishim një të përbashkët të hidhur "Fëmijë jetimë".

Kur rritesh me mungesën e dashurisë prindërore është ndjenja më e dhimbshme që përjeton në fëmijëri një fëmijë, pasi je gjithmonë duke menduar që rritesh nga të huaj që qëllimin nuk e dije dhe ndoshta do të braktiseshe sërisht dhe mbi të gjitha përjeton një nënvlerësim për veten pasi mendon që familja biologjike nuk të ka dashur pasi nuk vlen. Hipoteza që nuk merrnin fund asnjëherë por me kalimin e viteve binin për shkak se një ndjenjë dashurie familjare lindi dhe fillojë të ekzistojë më e forte se çdo ndjenjë tek ne.

Çfarë marrëdhënie kishe me nënën kujdestare në fshatin SOS?

Një ndjenjë që ishte shumë e fortë pasi rriteshe në një vend ku nëna e ashtaquajtur nga ana jonë bëhej shumë e rëndësishmë për ne, pasi të falte kujdes dhe dashuri në cdo moment dhe kohë duke qënë me plot kuptimin e vëtë fjalës më shumë se një nënë. Ishte fëmija që kishte më shumë vëllezer dhe motra që duheshim edhe kujdeseshim për njëri tjetrin për cdo gjë.

Fshati SoS na ndryshoi krejtësisht jetën pasi na dhuoi një jetë plot ngjyra të mbushur me dashuri, të sigurt dhe të mbeshtur në edukim ku investonte të gjithë burimet njerëzore që ne të ishim dikushi në jetë dhe të denjë për shoqërinë duke u bërë familja jonë e madhe.

Unë u mbështeta shumë vite nga Fshati SoS në cdo etapë të jetës sime dhe sot unë them i sigurt dhe me plot gojë që Zoti vërtet nuk më dhuroi të përjetoj dashurinë prindërore por më dhuroi familjen më të madhe në botë sepse jam i ri sot që festën e 8 Marsit, festen e Nënës e festoj si asnjë fëmijë me plot 6 nëna që më rritën si fëmijën e tyre që në këtë interviste une gjej rastin t'i falenderoj dhe t'i premtojë që kurrë nuk do i zhgenjej dhe do i dua gjithmonë.

Falë guximit tënd dhe mbështetjes në fshatin SOS arrite t'ia dilje. Si është jeta jote sot?

Kur unë u rrita edhe fitova të drejten e pavarësisë së plotë duke përfunduar arsimin e pasuniversitare me rezultate të shkëlqyera, frymën e marrë nga Fshati SoS e cila ishte: "Kur të jesh i aftë për të përballuar jetën duhet të kontribosh për brazat më të vegjel që të ndjekin rrugën e duhur drejt pavarësisë së sigurt edhe të suksesshme", unë mora iniciativen sëbashku me të rinjë jetimë që të mbronim të drejtat e mohuara nga shteti ynë. Kjo për shkak se të rinjtë jetimë që nuk kishin marrë kujdesin nga Fshati SoS, por nga institucionet shtetërore shtëpi fëmije apo jetonin në komunitet, kishin kaluar edhe kalonin kalvarin e vuajtjeve dhe pamundësive për të bëre një jetë normale.

Unë si i ri i Fshatit SoS mbështetesha me programe dhe ndihmë ekonomike që varionte në masën 20.000 lekë dhe bashkëmoshatarët e mi kishin vetëm mbështetje financiare ekonomike në masën 3.000 lekë. Ishte absurde dhe e nevojshme ndërhyrja e gjithë ne për përmirësimin e kësaj situate, por që ende zëri ynë është në vesh të shurdhër pasi nuk ka vullnet nga shoqëria dhe shteti për ta ndryshuar.

Prej 3 vitesh unë punoj në një bankë të nivelit të dytë. Gjithashtu unë ende që prej 4 vitesh drejtoj programet të cilat asistojnë në përmirësimin e kushteve të fëmijëve jetimë në Shqipëri kur falë mbështetjes së të gjithë anëtarëve dhe donatorëve kam arrtur të përfundoj me sukses 27 projekte me karakter social, ekonomik, kulturor, edukativ dhe sportive duke pasur impakt të lartë. Por që me këtë kategori e cila prej 27 vitesh vuan nga mungesa e vëmëndjes, përkujdesjes dhe integrimi real i tyre situata vazhdon të jetë e njëjtë duke e shndërruar shtresën më vunerabël dhe më e prekshme ndaj fenomeneve të tmerrshme të abuzimeve.

A mund të më thuash disa nga vështirësitë me të cilat përballen jetimët?

Jashtë dyerve te Fshatit SoS unë njoha shumë të rinjë jetimë që jetonin në komunitet dhe kishin jetuar ne institucionet e kujdesit shtetëror dhe me dhimbjen e tyre kuptova që panorama që ata më shfaqnin ishte e tmerrshme. Ata në pikën e moshës së rinisë për të jetuar braktiseshin nga shteti në rrugë ku drejtimi përcaktohej nga fati.

18 vjec i riu jetim braktisej nga shteti për herë të dytë dhe e vetmja ndihmë financiare ishte vetëm shuma 3.000 lekë. Një shumë e cila nuk përballonte sigurimin e shportës bazike ushqimore të vetem një jave. Këtu fillon kalvari i vuajtjes për të rinjtë jetimë, ku për të mbijetuar ndjekin rrugën më të lehtë edhe më të pasigurt, e cila rrezikon dinjtetin e tyre dhe vetë jetën.

Por jetimët pavarësisht se posedojnë nje status të miratuar me ligji "Për Statusin e Jetimit",  i cili realisht të jep mbështetje dhe ndihesh i sigurt kur e shfleton, por nuk gjen zbatueshmëri dhe nuk ka as vullnet për tu zbatuar nga organet kopetente. Ky ligj çuditërisht sot ka ndarë edhe vetë këtë kategori ku fëmijët me një prind nuk bëjnë pjësë dhe nuk e përfitojnë duke e vecantuar mënjanë edhe pjesën më të madhe të saj.

Çfarë duhet të ndryshohet për të përmirësuar jetën e tyre?

Ndryshimi i ligjit do të jëtë drita jeshile në tunelin e pafundme të këtyre 27 viteve për kërkesat dhe lotët e derdhura për garantimin e një jetë më të mirë nga jetimët. Shteti ynë duhet të hedhë sytë në shtetet fqinjë ku ndihma ekonomike per fëmijët jetimë është në masën 90 ëuro pra 5 fish më shumë se ajo ç'ka ofrohet ketu. Gjithashtu në mënyrë emergjente duhet ndryshuar rekrutimi i punonjësëve social në institucione shtëterore të përkujdesjes të cilët janë rektutuar me bazë testi partiake pa u barazpeshuar arsimimi i përfunduar, vlerat humane, etika profesionale dhe dëshira  për tu kujdesur për fëmijët të cilat janë më të domosdoshëm. Jetimët e kanë humbur kujdesin prindëror dhe shoqëria duhet të ndërgjegjësohet që ata janë pjesa me e pastër edhe më vunerabël dhe për këtë gjë meriton të këtë kujdes të vecantë dhe mbeshtëtje duke mos e dhunuar, diskriminur, abuzuar dhe përbaltur.

Sot kjo kategori kërkon me lutje dhe urgjente ndryshimin e Ligjit për "Statusin e Jetimit" që të gjejë zbatueshmëri në cdo nivel për të përmirësuar kushtet e jetesës. Të sigurohet me ligj e drejta e arsimimit, punësimit dhe strehimit si një e drejtë që cdo i ri jetimë duhet ta ketë dhe për këtë do protesojmë në datë 20 Maj Ditën Kombëtare të Jetimëve.

Por gjithashtu kërkohet edhe vemëndja e organizatave të shoqërise cilvile që për fat të keq janë në kohën e tyre më të keqe pasi vëmëndja e tyre nuk eshtë tek zjidhja e problemeve në rrugë instituconale të jetimëve (pasi qëllimi i ngritjes së tyre këtë përcakton) por të orientuar drejt fondeve që mund të përfitojnë nga shteti dhe organizma ndërkombëtare që destinacioni nuk dihet duke sjellë që situata e shumë viteve që e përndjek kategorinë ka pothuajse zero oportunitet për të ndryshuar.

Apeli sot është përfaqësimi dinjitoz i kategorisë dhe koperimi i ngushte nga ministritë e linjes, pushtetit lokal, qeverisë, shoqërisë civile dhe medias për të bashëpunuar ngushtë për ofrimin e politikave sociale dhe ekonomike më të favorshme duke sjellë masa konkrete për integrimin real te jetimëve.

20 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi – 20 maj 2018

Posted: 19 May 2018 10:00 PM PDT

Dashi

Braktisni gjithçka që ju bezdis, pa u menduar shumë gjatë. Madje mos e torturoni më veten me gjërat që e keni të pamundur t'i arrini.

Demi

Këto ditët e fundit keni qenë tepër të ashpër me veten dhe padyshim kjo ju ka shtuar nivelin e stresit. Gjatë pasdites duhet të pushoni.

Binjakët

Përpiquni që të mos u nervozoni dhe të mos e kapni keq me një person, edhe pse komenti i tij do të jetë i ekzagjeruar.

Gaforrja

Jini të gatshëm të ndryshoni papritur një program, në mënyrë që të përfitoni një mundësi shumë interesante gjatë pasdites vonë.

Luani

Sot duhet të kujtoheni që gjëja më thelbësore është që të jeni gjithmonë vetvetja, edhe pse mendoni që nuk do t'ju pëlqejnë.

Virgjëresha

Një këshillë e papritur do të jetë ajo e duhura në mënyrë që ju të bëni hapa përpara në punën tuaj. Mos keni frikë të shpreheni.

Peshorja

Sot mos jeni shumë të dashur me ata që në të vërtetë ju bezdisin, përkundrazi, veproni shpejt se mund t'ju marrë kohën e çmuar.

Akrepi

Pavarësisht se propozimi që do t'ju bëhet sot do t'ju lërë disi të pavendosur, ju pranojeni, sepse më pas do të gëzoheni.

Shigjetari

Mos u nxitoni për të dhënë gjykime sot. Mos jini impulsiv. Zgjidhja e diçkaje do të vijë thjesht duke ecur para.

Bricjapi

Kjo ditë do të jetë shumë pozitive për ju, pavarësisht pritshmërive thuajse të pakta. Jini të hapur ndaj mundësive që do t'ju paraqiten.

Ujori

Vendimi që do të merrni nuk është i thjeshtë, por as edhe shumë i vështirë. Gjeni kurajën falë miqve më të mirë.

Peshqit

Mos e stresoni shumë veten prej impenjimeve të sotme, sepse në të vërtetë mund t'i bëni shumë keq vetes, duke pasur probleme me mendjen.

20 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Gaz Paja lë “Portokallinë”? Tezja surprizon nipin në program

Posted: 19 May 2018 01:51 PM PDT

Aktori i mirënjohur Gazmend Paja ishte i ftuari surprizë në programin "Dua të të bëj të lumtur" për djalin e vogël, Brendonin. Ai e pëlqente shumë Gazin sidomos në rolin e "Melamin Beratit", të cilin e ndjekim çdo të dielë në "Portokalli".

Ishte pikërisht tezja e Brendonit, Kamela, e cila i ishte drejtuar programit për t'i thënë që e do shumë dhe për t'i kërkuar që të mbajë disa premtime.

"Unë të dua shumë dhe ti je një ndër personat më të rëndësishëm në jetën time. Por dua të më premtosh se do nuk do të mbetesh pas me mësimet dhe se do të kujdesesh për vëllanë tënd të vogël. Gjithashtu dua të më premtosh që pavarësisht çdo gjëje ti do të besosh në veten tënde dhe do të jesh gjithmonë mirënjohës".

Brendoni i premtoi tezes së tij se do të mundohej që këto premtime t'i plotësonte. Duke qenë se atij i i pëlqente shumë aktrimi dhe aktori Gazmend Paja, Arbana Osmani kishte menduar një "rreng" për të. Në ekran u shfaqën tituj të disa portaleve në të cilat thuhej se aktori Gazmend Paja ishte larguar nga "Portokallia".

Meqë Brendoni imitonte një ndër rolet e Gazit, atë të Melamin Beratit, Arbana i propozoi një audicion për të zënë vendin e Gazit në "Portokalli".

19 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Reali barazon para Championsit, debuton djali i Zidanes

Posted: 19 May 2018 01:44 PM PDT

Zinedine Zidane bëri sot provat e fundit para finales së Champions League, trofe që të një javë më vonë do të kërkojë ta fitojë për herë të tretë radhazi.

Në sfidën e fundit të kampionatit, transfertën ndaj Villarealit, e cila përfundoi në barazim 2-2, tekniku francez zgjodhi të hedhë nga minuta e parë formacionin e tij më të mirë, përveç portës, të cilën ia kishte besuar të birit, që debutoi kështu zyrtarisht në La Liga.

Madrilenët dominuan totalisht në pjesën e parë, të cilën e fituan me rezultatin 0-2, ndërsa në 45-minutëshin e dytë ulën ritmin, për t'iu ruajtur ndonjë dëmtimi të mundshëm. Ky fakt u shfrytëzua nga Villareali, që arriti të shënojë dy herë në portën e Zidanes dhe të barazojë rezultatin në 2-2.

Ky rezultat la të pandryshuara pozitat e dy skuadrave në renditje, teksa Villareali do të luajë në edicionin e ardhshëm të Europa League, ndërsa Reali në Champions.

19 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Kovaç leksion paraardhësit, Frankfurt fiton Kupën e Gjermanisë

Posted: 19 May 2018 01:23 PM PDT

Jupp Heynckes i ka dhënë fund karrierës së tij si trajner me një finale të humbur, ndërsa Niko Kovaç do të shkojë në Bavari për të zënë vendin e tij, si fitues i freskët i Kupës së Gjermanisë.

Në finalen e luajtur në 'Olympia Stadium' të Berlinit, Eintracht Frankfurt mposhti Bayernin me rezultatin 3-1, falë një ndeshjeje të interpretuar në mënyrë thuajse perfekte.

Ante Rebiç ishte heroi i skuadrës nga Frankfurti, që shënoi dy herë duke kaluar të tijtë në avantazh në të dy rastet dhe riktheu Eintrachtin te ky trofe pas plot 30 vitesh.

Nga ana tjetër, bavarezët barazuan përkohësisht me anë të Leëandoëskit, në fillim të pjesës së dytë, por në minutat shtesë, kur u hodhën në sulm për golin e barazimit, pësuan edhe të 3-tin.

Ajo që u pa qartë, është se trajneri kroat Niko Kovaç e kishte studiuar mirë skuadrën e tij të ardhshme, pasi siç dihet tashmë në muajin qershor do të ulet në stolin e Bayernit, për të pasuar Jupp heynckesin.

19 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more