“Babai i Alabas: Real Madridi është i interesuar për birin tim” plus 9 more Telegrafi Futboll |
- Babai i Alabas: Real Madridi është i interesuar për birin tim
- Icardi: Kualifikim i merituar në Ligën e Kampionëve, për të ardhmen do të flasë me klubin
- Messi fiton Këpucën e Artë për herë të pestë në karrierë
- Lazio 2-3 Inter, nota e Strakoshës dhe të tjerëve
- Barcelona 1-0 Real Sociedad, nota e Januzajt dhe të të tjerëve
- Roma fiton në udhëtim te Sassuolo
- Interi rikthehet në Ligën e Kampionëve pas fitores së çmendur me rikthim te Lazio
- Barcelona e mbyll sezonin me fitore ndaj Sociedadit
- Coutinho shënon supergol ndaj Real Sociedadit
- Milani i ka ofruar kontratë Fellainit
Babai i Alabas: Real Madridi është i interesuar për birin tim Posted: 20 May 2018 03:19 PM PDT Babai i David Alaba pranon se Real Madridi është i interesuar për mbrojtësin e krahut të majtë të Bayern Munichut. Reprezentuesi austriak ka qenë një objektiv afatgjatë për Realin. Edhe babai i tij, George, gjatë fundjavës konfirmoi për interesin e Mbretërve për Alaban. “Gjithkush e di se Real Madridi është vërtet i interesuar për Davidin, por për momentin nuk mund të them asgjë”, ka thënë fillimisht babai i Alabas. “Le të shohim se çfarë do të ndodhë këtë verë”. “Nuk është koha për të folur për ekipet që iu intereson”. “Interesimi i Madridit është tashmë i njohur për të gjithë, nuk është një sekret por tani nuk ka asgjë për të thënë”. “Ju do të duhet të prisni deri në fund të sezonit për të parë çfarë mund të ndodh”, përfundoi babai i mbrojtësit të Bayernit. /Telegrafi/ The post Babai i Alabas: Real Madridi është i interesuar për birin tim appeared first on Telegrafi. |
Icardi: Kualifikim i merituar në Ligën e Kampionëve, për të ardhmen do të flasë me klubin Posted: 20 May 2018 03:02 PM PDT Mauro Icardi ka thënë se kualifikimi i Interit në Ligën e Kampionëve ishte i merituar, teksa ka folur edhe për të ardhmen e tij, duke shtuar se do të shohin se çfarë është më e mira për klubin. Nerazzurrët fituan takimin e fundit të kampionatit ndaj Lazios me rezultat 2-3 dhe kështu siguruar kualifikimin për në Ligën e Kampionëve, kualifikim i cili sipas Icardit ishte i merituar pasi skuadra ka treguar karakter. “Lazio luajti mirë, por kemi treguar forcë dhe dëshirë për ta kthyer rezultatin. Ne e bëmë atë”, ka thënë fillimisht Icardi për Mediaset Premium pas ndeshjes. “Ky ishte qëllimi jonë. Arritja në fund. Ekipi ishte në gjendje të mirë, loja nuk po shkonte në rrugën e duhur, por ne treguam forcë për ta rikthyer atë në rrugë të mbarë”. “Ia kushtoj këtë shokëve të mi, sepse ne të gjithë kemi besuar në objektivin tonë, nga lojtarët tek stafi e kit dhe gjithë punëtorët në klub”. “Ky është një shpërblim për të gjithë ne dhe punën tonë të madhe, sepse e merituam”. “Ne do të flasim me klubin dhe do të bëjmë atë që është më e mira për Interin. Qëllimi ishte Liga e Kampionëve, atë e arritëm dhe do të shkojmë atje”. “Ne do të kemi më shumë opsione në tregun e transferimeve tani dhe klubi do të përpiqet të bëjë diçka”. “Vitin e kaluar, ata bënë gjithçka që mundën dhe përmirësuan skuadrën”, përfundoi kapiteni i Interit. /Telegrafi/ The post Icardi: Kualifikim i merituar në Ligën e Kampionëve, për të ardhmen do të flasë me klubin appeared first on Telegrafi. |
Messi fiton Këpucën e Artë për herë të pestë në karrierë Posted: 20 May 2018 02:35 PM PDT Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi ka fituar Këpucën e Artë për sezonin 2017/18. Ylli argjentinas e ka përfunduar edhe një sezon në mënyrën më të mirë. Pasi fitoi dy trofe këtë sezon me Barcelonën, titullin në La Liga dhe Kupën e Mbretit, Messi ka bërë arritje edhe në aspektin individual. Messi ka arritur të shënoj plot 34 gola këtë sezon në La Liga dhe ka fituar Pichichin dhe Këpucën e Artë. 34 golat e argjentinasit përkthehen në rezultatin Këpucës së Artë prej 68 pikëve në bazë të koeficientit të ligës. Kështu, Messi ka lënë mbrapa Mohamed Salahun me 32 gola, respektivisht 64 pikë dhe Harry Kane me 30 gola, respektivisht 60 pikë. Konkurrent të fortë në garë ishin edhe dyshja nga Serie A, Mauro Icardi dhe Ciro Immobile me nga 29 gola, ndërsa Cristiano Ronaldo mbylli sezonin me 26 sosh. Ndryshe, kjo ishte hera e pestë që Messi fiton Këpucën e Artë, ndërsa është sezoni i shtatë nga nëntë që argjentinasi arrin 30+ gola brenda sezonit. /Telegrafi/ The post Messi fiton Këpucën e Artë për herë të pestë në karrierë appeared first on Telegrafi. |
Lazio 2-3 Inter, nota e Strakoshës dhe të tjerëve Posted: 20 May 2018 02:16 PM PDT Interi ka fituar në udhëtim te Lazio me rezultat 2-3 në ndeshjen e fundit të sezonit në Serie A. Skuadra e Luciano Spallettit ka arritur të marrë një fitore të madhe, e cila vlen kualifikim në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm. Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Ivan Perisic (OG, 9′), Felipe Anderson (41′) për Lazion, ndërsa për Interin shënuan Danilo D’Ambrosio (29′), Mauro Icardi (78′) dhe Matias Vecino (81′). Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje ishte Anderson, i cili u vlerësua me 8.0, ndërsa Luis Felipe pati notën më të ulët 5.6. Te Interi më të dalluarit ishin Vecino me notë 7.7 dhe Icardi me notë 7.5. Paraqitje të mirë pati edhe portieri i kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, i cili u notua me 6.6. /Telegrafi/ Lazio: Inter: The post Lazio 2-3 Inter, nota e Strakoshës dhe të tjerëve appeared first on Telegrafi. |
Barcelona 1-0 Real Sociedad, nota e Januzajt dhe të të tjerëve Posted: 20 May 2018 02:06 PM PDT Barcelona ka fituar ndaj Real Sociedadit me rezultat minimal 1-0. Blaugranët kanë arritur të fitojnë në gjiron e fundit dhe ta mbyllin sezonin 2017/18 me fitore. Goli i vetëm në këtë fitore për skuadrën e Ernesto Valverdes u shënua nga ylli brazilian, Philippe Coutinho (57′). Ishte pikërisht Coutinho dhe mbrojtësi Jordi Alba, ata të cilët u vlerësuan më së larti duke marrë notë 7.8 në këtë ndeshje. Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për dyshen e mysafirëve, Juanmi dhe Alberto de la Bella, të cilët u notuan me 6.0. Për 62 minuta luajti edhe futbollisti me prejardhje shqiptare, Adnan Januzaj, i cili pati paraqitje të mirë duke u notuar me 6.5. /Telegrafi/ Barcelona: Real Sociedad: The post Barcelona 1-0 Real Sociedad, nota e Januzajt dhe të të tjerëve appeared first on Telegrafi. |
Roma fiton në udhëtim te Sassuolo Posted: 20 May 2018 01:54 PM PDT Roma ka fituar në udhëtim te Sassuolo me rezultat minimal 0-1. Skuadra e Eusebio di Francescos e ka mbyllur sezonin në Serie A me një fitore te Sassuolo. Pjesa e parë e takimit u karakterizua nga rastet e shumta të të dyja skuadrave, por vetëm mysafirët arritën ta gjejnë golin. Rastet më të mira në këtë 45 minutësh i takuan Patrik Schick (13′), Diego Perotti (19′) dhe Matteo Politano (29′), por asnjëri nuk arriti ta tund rrjetën. Luhej minuta e fundit e ndeshjes kur vjen edhe goli i parë, ku Gianluca Pegolo shënoi autogol për t’i dhënë epërsinë Romës 0-1.
Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë, por që asnjëra skuadër nuk arriti të gjej rrugën e rrjetën dhe në fund fituan romakët me rezultat minimal. Pas kësaj fitore, Roma e mbyll sezonin në pozitën e tretë me 77 pikë, ndërsa Sassuolo në vendin e 11-të me 43 pikë. /Telegrafi/ The post Roma fiton në udhëtim te Sassuolo appeared first on Telegrafi. |
Interi rikthehet në Ligën e Kampionëve pas fitores së çmendur me rikthim te Lazio Posted: 20 May 2018 01:40 PM PDT Interi ka arritur ta fitojë ndeshjen e fundit të kampionatit në Serie A ndaj Lazios në udhëtim me rezultat 2-3. Kjo fitore ia ka siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm skuadrës së Luciano Spalettit.
Pjesa e parë e takimit ishte shumë aktive me të dyja skuadrat që krijuan shumë raste, por ishin vendasit që patën diçka më shumë nga loja dhe shënuan dy gola. Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e nëntë të ndeshjes dhe ishte Ivan Perisic që devijoi një goditje të fortë të Adam Marusic për epërsinë e Lazios 1-0. Megjithatë, Nerazzurrët arritën të kthehen në lojë duke shënuar për 1-1 në minutën e 29-të me anë të Danilo D’Ambrosios. Në fund të pjesës së parë ishte Felipe Anderson (41′), i cili shënoi për 2-1 pas një kundërsulmi dhe dërgoi skuadrën e tij në pushim me epërsi. Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë, por mysafirët arritën të shënojnë dy gola dhe të fitojnë ndeshjen. Fillimisht ishte Mauro Icardi (78′), i cili barazoi 2-2 nga pika e bardhë dhe Matias Vecino (81′) shënoi me kokë për 2-3 dhe vulosi fitoren dhe rezultatin përfundimtar.
Pas kësaj fitore, Interi e sheh veten të kualifikuar në Ligën e Kampionëve, pasi përfundon në pozitën e katërt me 72 pikë, po aq sa ka edhe Lazio në vendin e pestë, por me rezultate më të këqija në ndeshjet direkte. /Telegrafi/
The post Interi rikthehet në Ligën e Kampionëve pas fitores së çmendur me rikthim te Lazio appeared first on Telegrafi. |
Barcelona e mbyll sezonin me fitore ndaj Sociedadit Posted: 20 May 2018 01:37 PM PDT Barcelona ka fituar ndaj Real Sociedadit me rezultat minimal 1-0. Blaugranët kanë arritur ta fitojnë në gjiron e fundit dhe ta mbyllin sezonin 2017/18 me fitore. Pjesa e parë e ndeshjes i takoi në tërësi vendasve, të cilët menaxhuan gjithë takimin, por të dyja skuadrat patën nga një rast të mirë. Fillimisht ishte Ivan Rakitic (25′) dhe pastaj Mikel Oyarzabal (30′) që tentuan të gjejnë golin, por pa rezultat. Në pjesën e dytë, Barcelona vazhdoi dominimin dhe gjeti edhe golin e epërsisë. Ishte Philippe Coutinho, i cili shënoi një supergol nga distanca në minutën e 57-të për të kaluar Barcelonën në epërsi 1-0. Deri në fund të ndeshjes, të dyja skuadrat patën edhe disa raste, por pa arritur të ndryshojnë shifrat dhe Barcelona fitoi me rezultat minimal. Kështu, Barcelona përfundon sezonin në vendin e parë me plot 93 pikë, ndërsa Sociedadi në pozitën e 12-të me 49 pikë. /Telegrafi/
The post Barcelona e mbyll sezonin me fitore ndaj Sociedadit appeared first on Telegrafi. |
Coutinho shënon supergol ndaj Real Sociedadit Posted: 20 May 2018 01:09 PM PDT Philippe Coutinho ka shënuar një gol të bukur në takimin e tyre ndaj Real Sociedadit. Barcelona ka kaluar në epërsi ndaj Sociedadit me rezultat 1-0. Ishte Coutinho, i cili ka shënuar një supergol nga distanca për epërsinë e Barçës. Goli i brazilianit erdhi në minutën e 57-të të ndeshjes. Ndeshja është e vlefshme për javën e fundit të La Ligas. /Telegrafi/ The post Coutinho shënon supergol ndaj Real Sociedadit appeared first on Telegrafi. |
Milani i ka ofruar kontratë Fellainit Posted: 20 May 2018 12:41 PM PDT Milani i ka bërë ofertë mesfushorit të Manchester Unitedit, Marouane Fellaini – bëjnë të ditur mediat belge. Sipas La Derniere Heure, Rossonerët i kanë ofruar 30-vjeçarit kontratë trevjeçare për ta vazhduar karrierën në San Siro. Në bazë të njoftimit të kësaj gazete, oferta iu ishte paraqitur përfaqësuesve të futbollistit në javën e kaluar. Fellaini ka kontratë me Djajtë e Kuq deri më 30 qershor, kurse deri më tani ka refuzuar ta rinovojë atë. Në ndërkohë, Unitedi po përpiqet ta bindë mesfushorin për ta vazhduar kontratë, pasi ai bën pjesë në planet e Jose Mourinhos. Nga ana tjetër, ai konsiderohet si lojtar u përshtatshëm për taktikat e trajnerit të Mianit, Gennaro Gattuso, por ka një profil që pëlqehet edhe nga drejtori sportiv, Massimiliano Mirabelli. Klubi italian është në kërkim të lojtarëve me përvojë në përpjekje për t’u kthyer në majat e futbollit italian dhe evropian nga edicioni i ardhshëm. /Telegrafi/ The post Milani i ka ofruar kontratë Fellainit appeared first on Telegrafi. |
You are subscribed to email updates from Futboll – Telegrafi. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google, 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: