Skip to main content

“Britania nuk i jep vizë pronarit të Chelseas, rusit Roman Abramovich” plus 9 more Ekonomia Online

“Britania nuk i jep vizë pronarit të Chelseas, rusit Roman Abramovich” plus 9 more Ekonomia Online


Britania nuk i jep vizë pronarit të Chelseas, rusit Roman Abramovich

Posted: 20 May 2018 09:50 AM PDT

Autoritetet britanike nuk i kanë dhënë një vizë të re oligarkut rus dhe pronarit të Chelseas, Roman Abramovich, ndërsa nuk është e qartë se do t'i jepet.

Abramovich, njeriu i 12 më i pasur në Britani me një pasuri prej 9,3 miliard dollarësh, kishte një vizë britanike biznesi që skadoi disa javë më parë.

Ai ka aplikuar për një vizë të re, por ende nuk e ka marrë. Si pasojë e mungesës së vizës ai nuk ishte i pranishëm në finalet e kupës në "Wembley" të shtunën, ku ekipit i tij Chelsea fitoi 1 me 0 ndaj Manchester United.

Burime për mediat thonë se atij nuk i është mohuar viza, por procedura po zgjat shumë dhe askush nuk e shpjegon dot pse. Raportet e para për vonesën edhe nga agjencia ruse e lajmeve "Bell", e cila thotë se avioni provat i Abramovich udhëtoi për herë të fundit në Londër më 1 prill, përcjell tch.

Ndërsa arsye e vonesës së vizës janë ende të paqarta, mediat spekulojnë se përkeqësimi i raporteve mes Moskës dhe Londrës duket se ka ndikuar mjaft në këtë çështje.

Javë më parë, autoritetet britanike thanë se do të rishikojnë vizat që kanë dhënë më herët për pasanikët e huaj dhe do të vendosin rast pas rasti nëse do t'i rinovojnë.

The post Britania nuk i jep vizë pronarit të Chelseas, rusit Roman Abramovich appeared first on Ekonomia Online.

Shkëndija feston titullin me 101 gola

Posted: 20 May 2018 09:47 AM PDT

Klubi shqiptar i Tetovës, Shkëndija, ka festuar titullin e kampionit në Maqedoni me rezultate të mahnitshme.

Shkëndija arriti në xhiron e fundit të fitojë 4 me 0 ndaj Pelisterit për të shkuar në kuotën e 91 pikëve në fund të sezonit, 35 më shumë se vendi i dytë, Vardari.

"Kuqezinjtë" mbyllën sezonin me 101 gola të shënuar e vetëm 27 të pësuar.

The post Shkëndija feston titullin me 101 gola appeared first on Ekonomia Online.

Trajneri i Dritës: E merituam titullin e kampionit

Posted: 20 May 2018 09:30 AM PDT

Bekim Isufi, trajner i Dritës, ka thënë se skuadra e tij e ka merituar titullin e kampionit në Kosovë.

Për SS, ai ka thënë se Drita ka pasur sezon të mrekullueshëm, por ka hasur në shumë sfida, për shkak të konkurrencës së fortë.

"Janë emocionet e para. Janë të përziera sepse ka qenë një finale. Tek nesër mund të di se çfarë emocione kemi pas", u shpreh ai.

"Janë të përziera, por normalisht jam shumë i kënaqur. Mendoj se Drita e ka merituar të shpallet kampion", shtoi Isufi.

"Mos të harrojmë një gjë se të gjitha ekipet kanë bë konkurrencë dhe ka pas rivalitet të madh deri në fund", ka thënë mes tjerash Isufi.

 

The post Trajneri i Dritës: E merituam titullin e kampionit appeared first on Ekonomia Online.

Festa e Dritës pas triumfit në Superligë

Posted: 20 May 2018 09:27 AM PDT

​Drita është kampione e Kosovës për sezonin 2017/18.

Drita ia arriti qëllimit, pas një sezoni mbresëlënës – u shpall kampion i Kosovës për sezonin 2017/18, shkruan Gazeta Express.

Tashmë ka nisur festa për klubin nga Gjilani dhe tifozët që e kanë prit me padurim këtë ditë.

The post Festa e Dritës pas triumfit në Superligë appeared first on Ekonomia Online.

Hokeji në akull është bërë sport i të pasurve në Kinë

Posted: 20 May 2018 09:18 AM PDT

Në ceremoninë mbyllëse të Lojërave Olimpike Dimërore "Pyeongchang 2018" në shkurt të këtij viti, gjithë bota ishte duke shikuar flamurin olimpik duke iu dorëzuar delegatëve nga Kina: Pekini është nikoqir i Lojërave Dimërore të ardhshme më 2022.

Përgatitjet për Lojërat Dimërore të vitit 2022 kanë nisur tashmë, shkruan "South China Morning Post", transmeton "Koha Ditore". Arenat e reja dhe infrastruktura po ndërtohet në kryeqendër dhe sportet dimërore pritet të bëhen pikë qendrore për gjithë vendin.

Nga të gjitha sportet dimërore këtu, hokeji në akull gjithmonë ka qenë më i popullarizuari nga sportet për spektatorët. Sporti ekipor atraktiv është bërë një nga sportet më ‘cool’ për banorët e mileniumit të ri, veçanërisht ata "të privilegjuar".

Përkrah sporteve si kalërimi, polo dhe golfi, hokeji në akull është një prej sporteve më të shtrenjta për t’u marrë.

Si një sport i kontaktit të plotë, lojtarëve u kërkohet të veshin pajisje mbrojtëse, si helmeta, mbrojtëse të gojës, mbrojtëse të shpatullës, të bërrylave, dorëza të hokejit dhe mbrojtëse të këmbëve. Pos kësaj, uniformat dhe pajisjet si fanellat, patinat dhe shkopinjtë e hokejit duhet të mirëmbahen. Të gjitha këto kërkojnë nga 400 deri në 1.000 euro në vit.

Në Kinë hokeji në akull ishte i popullarizuar vetëm në qytetet veriore si Harbin dhe Qiqihar të provincës Heilongjiang.

Në fillim të viteve 2000 kishte më pak se 200 lojtarë të rinj të hokejit të regjistruar në Pekin. Por që kur Kina u zgjodh për të organizuar Lojërat Dimërore të vitit 2022, në vitin 2015, sporti ka fituar në popullaritet në mesin e fëmijëve dhe të rriturve në Pekin.

"Ka tash disa mijëra të rinj që luajnë hokej në Pekin. Njerëzit mendojnë se hokeji në akull është 'cool' dhe ka një numër në rritje të njerëzve që po merren me sport", ka deklaruar Thomas Wu, zëvendëspresidenti i Federatës Ndërkombëtare të Hokejit në akull dhe presidenti i nderit i Federatës së Hong-Kongut të hokejit në akull.

The post Hokeji në akull është bërë sport i të pasurve në Kinë appeared first on Ekonomia Online.

Konfirmohet dueli ndërmjet Tyson Furyt dhe Sefer Seferit

Posted: 20 May 2018 09:10 AM PDT

Tyson Fury do të rikthehet në ring me datën 9 qershor, ndërsa kundërshtari i tij do të jetë shqiptari që jeton në Zvicër, Sefer Seferi.

Pasi i ka kaluar afro tre vite jashtë ringut, britaniku më 9 qershor do të zhvillojë meçin e shumëpritur në Manchester Arena.

The post Konfirmohet dueli ndërmjet Tyson Furyt dhe Sefer Seferit appeared first on Ekonomia Online.

​Drita shpallet kampione e Kosovës në futboll

Posted: 20 May 2018 09:02 AM PDT

Drita është kampione e Kosovës për sezonin 2017/18.

Drita ia arriti qëllimit, pas një sezoni mbresëlënës – u shpall kampion i Kosovës për sezonin 2017/18.

Për të shpallur kampion, Dritës i mjaftoi barazimi kundër Prishtinës në xhiron e fundit, ndeshje që u mbyllë 0-0 në stadiumin "Shani Haxhiislami".

Skuadra kryeqytetase, luajti me një lojtar më pak që nga minuta e 32' e takimit.

Debatik Curri, mbrojtësi i Prishtinës, u ndëshkua direkt me karton të kuq pas ndërhyrjes ndaj Xhevdet Shabani, shkruan Gazeta Express.

Drita e përfundoi sezonin me 67 pikë, tri më shumë se Prishtina, teksa përgjatë 33 xhirove, pësoi vetëm 2 humbje, regjistroi 13 barazime dhe arriti 18 fitore.

The post ​Drita shpallet kampione e Kosovës në futboll appeared first on Ekonomia Online.

Zarif: Mbështetja e Evropës për paktin bërthamor nuk është e mjaftueshme

Posted: 20 May 2018 08:52 AM PDT

Papa bën thirrje për “pajtim në Tokën e Shenjtë”

Posted: 20 May 2018 08:44 AM PDT

Papa Françesku thotë se "dialogu dhe pajtimi" janë të nevojshme në Tokën e Shenjtë dhe gjithë Lindjen e Mesme.

Ai u tha besimtarëve sot në Sheshin Shën Pjetri se "shpirtërisht" është bashkuar me lutjet që janë mbajtur të shtunën në Jerusalem, vend i cili, sipas tij, është i shenjtë për hebrenjtë, të krishterët dhe myslimanët.

Gjatë meshës së të dielës, Papa foli për situatën në Gaza dhe u lut që atje të arrihet paqja.

Autoritetet palestineze kanë thënë se më shumë se 110 palestinezë janë vrarë gjatë përleshjeve në mes të kufirit të Rripit të Gazës dhe Izraelit që prej muajit mars.

Protesta vdekjeprurëse në kufiri Gaza-Izrael pati edhe në ditën kur Shtetet e Bashkuara hapën amabasadën e tyre në Jerusalem.

The post Papa bën thirrje për "pajtim në Tokën e Shenjtë" appeared first on Ekonomia Online.

Kongo do të nisë vaksiminet kundër virusit Ebola

Posted: 20 May 2018 08:40 AM PDT

Punëtorët shëndetësorë në Republikën Demokratike të Kongos do të nisin të hënën fushatën e vaksimit, pas shqetësimit se mund të ketë shpërthim të virusit Ebola, ka njoftuar zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë.

Zëdhënësja, Jessica Ilunga ka thënë se 4 mijë doza të vaksinave janë dërguar në qytetin Mbandaka, ku javën e kaluar janë regjistruar rastet e para me virusin Ebola.

Rastet me Ebola në Mbandaka kanë rritur shqetësimet se virusi mund të përhapet edhe në kryeqytetin Kinshasa, ku jetojnë 10 milionë banorë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dërguar 7,540 doza të vaksinave në Kongo.

Zëdhënësi i Qeverisë ka thënë se shtetet partnere kanë premtuar se do të dërgojnë në total 300 mijë vaksina kundër virusit Ebola.

The post Kongo do të nisë vaksiminet kundër virusit Ebola appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more