Skip to main content

“Donin ta tregonin gjininë e fëmijës përmes lojës, e mbuluan me ngjyrë gjyshin e ardhshëm (Video)” plus 4 more Telegrafi Dështime

“Donin ta tregonin gjininë e fëmijës përmes lojës, e mbuluan me ngjyrë gjyshin e ardhshëm (Video)” plus 4 more Telegrafi Dështime


Donin ta tregonin gjininë e fëmijës përmes lojës, e mbuluan me ngjyrë gjyshin e ardhshëm (Video)

Posted: 21 May 2018 08:12 AM PDT

Familjarët që besohet të jenë nga Shtetet e Bashkuara, ishin mbledhur para shtëpisë, që të mësojnë nga prindërit e ardhshëm, se çfarë gjinie do të ketë fëmija tyre.

Por, ai nuk arriti ta godiste topin me shkop, duke bërë që të përfundoi në fytyrën e gjyshit, transmeton Telegrafi.

Në momentin që fytyra iu mbulua me pluhur të kaltër, ai u gëzua shumë dhe u nis drejt bashkëshortes për ta përqafuar.

Videoja e postuar më poshtë, është pëlqyer në masë të madhe, megjithëse është një dështim në procesin e shfaqjes së gjinisë. /Telegrafi/

The post Donin ta tregonin gjininë e fëmijës përmes lojës, e mbuluan me ngjyrë gjyshin e ardhshëm (Video) appeared first on Telegrafi.

Takimi me krokodilin që mund ta linte pa dorë (Video)

Posted: 21 May 2018 06:51 AM PDT

Jay Young është afruar shumë me një krokodil të gjatë afro katër metra, në një rezervat që ndodhet në Kolorado të Shteteve të Bashkuara.

Duke dashur të ketë një fotografi sa më të mirë, ai rrezikoi të këpuste dorën nga kafshimi i reptilit që peshon mbi 400 kilogramë, transmeton Telegrafi.

"Tani mund të ishte pa dorë", si dhe "veprim që nuk ia vlen për asnjë çmim", ishin dy prej kritikave të shumta, të ngjarjes që u transmetua live përmes rrjeteve sociale.

Pasi gjithçka është kthyer kundër tij, Young ka kërkuar falje për shqetësimin, ndërsa u arsyetua se është njohës i mirë i krokodilëve, teksa kërkoi që të mos e provoi askush këtë veprim. /Telegrafi/

The post Takimi me krokodilin që mund ta linte pa dorë (Video) appeared first on Telegrafi.

Kryente nevojën para banesave të fqinjëve, turpërohet para lagjes (Foto)

Posted: 21 May 2018 03:05 AM PDT

Banorët e një ndërtese në Brisbane të Australisë, e turpëruan një fqinj, që kryente nevojën para dyerve të banesave të tyre.

Të shqetësuar me jashtëqitjet e shpeshta që i gjenin në korridore, ata vendosën kamera, për të zbuluar se kush po i kryente, transmeton Telegrafi.

Por, ishte Steve Smith i cili rastisi teksa ai po kryente nevojën.

"Ngriti pantallonat dhe më përshëndeti, për tu larguar sikur të mos ketë ndodhur asgjë", ka thënë Smith, në imazhin që e shpërndau në lagje.

Fqinji gjatë kryerjes së nevojës

Shumë banorë e kanë identifikuar atë, si një baba të urtë që ka një shtëpi të këndshme me kopsht, në afërsi të ndërtesës së tyre.

Megjithatë, fotografitë kanë mbetur në lagje, për t'ia përkujtuar që të mos veprojë në këtë mënyrë, pasi rasti edhe mund të paraqitet te mbrojtësit e rendit. /Telegrafi/

The post Kryente nevojën para banesave të fqinjëve, turpërohet para lagjes (Foto) appeared first on Telegrafi.

Tregon për gjendjen e saj shëndetësore, Trump gabon emrin e “Zonjës së Parë” (Foto)

Posted: 21 May 2018 01:09 AM PDT

Vetëm pak orë pas lajmit se Zonja e Parë ka dalë nga spitali, presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një postim në Twitter, në një përditësim të informatave mbi shëndetin e saj.

Por çfarë u ka rënë në sy përdoruesve të Twitter, përcjell Telegrafi, është "lëshimi" që ka bërë presidenti Trump në "shqiptimin" e emrit të saj, në vend të Melania, ai ka shkruar Melanie.

“Është e mrekullueshme që Zonja e Parë të kthehet në Shtëpinë e Bardhë. Melanie është duke u ndjerë shumë mirë. Faleminderit për të gjitha lutjet tuaja dhe urimet më të mira!”, ka shkruar Trump.

Edhe pse ky gabim në "shqiptim" është rregulluar shumë shpejt, përdoruesit e rrjeteve sociale kanë bërë shumë kritika në drejtim të një veprimi të tillë. /Telegrafi/

The post Tregon për gjendjen e saj shëndetësore, Trump gabon emrin e "Zonjës së Parë" (Foto) appeared first on Telegrafi.

Berlusconi e ngacmon gjatë takimit elektoral, koordinatori i thotë se është vajza e tij (Video)

Posted: 21 May 2018 12:56 AM PDT

Në përfundim të një takimi elektoral në Aosta, kreu i "Forca Italia" bën një gafë që nuk ka kaluar në heshtje.

Ky është momenti kur ish-kryeministri thërret: A mund të të zgjedh ty? Unë preferoj vajzën…

Fjalët e Berlusconit erdhën drejtuar një vajze që po i jepte një dhuratë, përcjell javanews.al, ndërsa koordinatori i takimit iu përgjigj: Është vajza ime!

Dhe për ta kaluar radhën, babai që quhet Massimo Lattanzi tha: Duket se keni gusto…!

The post Berlusconi e ngacmon gjatë takimit elektoral, koordinatori i thotë se është vajza e tij (Video) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more