Skip to main content

“Meta në Maltë, drejton forumin e Biznesit” plus 9 more - Gazeta Dita

“Meta në Maltë, drejton forumin e Biznesit” plus 9 more - Gazeta Dita


Meta në Maltë, drejton forumin e Biznesit

Posted: 22 May 2018 01:45 AM PDT

 

Presidenti Ilir Meta ka nisur një vizitë pune në Maltë, ku u prit në një takim nga homologia e Maltës, Marie-Louise Coleiro Preca.

Meta merr pjesë në Forumin e Biznesit Maltë-Shqipëri., të cilin do e drejtojë bashkë me Preca-n.

Në takimin mes tyre u diskutua për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe veçanërisht ato të shkëmbimeve ekonomike dhe tregtare.

l.h/ dita

“Përdridhej tek “Sokaku i të marrëve”, nuk i përgjigjej asnjë pyetjeje”

Posted: 22 May 2018 01:42 AM PDT

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka ka reaguar pas intervistës që dha mbrëmë kryeministri Edi Rama, ku ky i fundit u pyet edhe për audio-përgjimin ku implikohet vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Përmes një statusi në "Facebook", Paloka theksoi se Rama nuk iu përgjigjet pyetjeve, por përsërit se është në pritje të fjalës së prokurorisë.

Ai vijon së shkruajturi se prokuroria është nën tutelën e Ramës, dhe se lëvizja e rradhës nga ajo është mëse e parashikueshme.

Postimi i plotë:

E patë mbrëmë sesi përdridhej tek "Sokaku i të marrëve" përballë gazetares?

Asnjë pyetje që i është bërë, që kur i marri deklaroi se e ka bërë vetë ekspertizën për përgjimin, nuk ka përgjigje.

Ku e more materialin? Po zërin e Agron Xhafës? Kush është laboratori që bëri ekspertizën?

Tanimë nuk bën gjë tjetër, vetëm përsërit se po pret fjalën e prokurorisë së tij.

Edhe ne po presim që prokuroria të zbatoj urdhërin e Ramës…E pastaj: "Nuk keni parë asgjë akoma!"

s.a/dita

Gjiknuri: Fuqizim rrjetit elektrik në Gjirokastër, Tepelenë e Përmet

Posted: 22 May 2018 01:41 AM PDT

 

Gjatë vizitës së realizuar në Qarkun e Gjirokastrës, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri pa nga afër investimet e kryera në dy prej fushave të prekshme që kanë të bëjnë me ujësjellësat dhe rrjetin elektrik.

Në fushën e ujësjellës-kanalizimeve, qeveria në 4 vitet e fundit ka investuar ose ka në proces investimi projekte që në vlerën totale arrijnë në 3,3 miliard lekë. Në qytetin e Gjirokastrës, ministri Gjiknuri pa rezultatet e fazës së parë të investimit për ndërtimin dhe rikonstruksionin e rrjetit.

"Sistemi i depove dhe pompat, një investim i qeverisë shqiptare me KfW gjermane. Faza e parë ka përfunduar dhe shumë shpejt pritet të fillojë edhe faza e dytë për të gjithë Bashkinë e Gjirokastrës. Sot që flasim pjesa më e madhe e qytetit ka një furnizim 24 orë me ujë dhe me përfundimin e fazës së dytë të investimit që nis këtë vit, i gjithë qyteti i Gjirokastrës do të ketë furnizim me ujë për 24 orë. Ky nuk është investimi i vetëm në Qarkun e Gjirokastrës. Qeveria do të fillojë shumë shpejt investimin për rrjetin e shpërndarjes së ujësjellësit në qytetin e Tepelenës, në Memaliaj. Po vazhdon investimi shumë i rëndësishëm në Bashkinë e Përmetit, ai në Këlcyrë dhe investime edhe në Dropull", u shpreh Gjiknuri.

Ndërkaq, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka investuar në gjithë Qarkun për ndërtim rrjeti shumën prej 1.1. miliard lekësh në vitet e fundit.

Ministri Gjiknuri pa nga afër investimin e kryer për fuqizimin e nënstacionit të ri të Gjirokastrës dhe ndërtimin e fiderave me rrjet 20 kV, 25 kabinave të reja dhe shtrimin e kabllove ABC. Në Përmet dhe Tepelenë gjithashtu ka pasur ndërhyrje të rëndësishme në rrjetin elektrik.

"Këtu jemi dëshmitarë të vazhdimit të një investimi shumë të rëndësishëm në nënstacionin e Gjirokastrës. Investimet në sektorin elektroenergjetik po vazhdojnë dhe ky është një shembull konkret që janë bërë investime të konsiderueshme për përmirësimin e rrjetit. Nga informacionet e fundit që kam edhe nga administratorët e OSHEE, humbjet në Gjirokastër janë tanimë në nivelet më të ulëta historike, rreth 17%. Kjo ka ardhur kryesisht si rezultatet i mirë menaxhimit por edhe investimeve të kryera të cilat kanë bërë që të administrohet më mirë energjia e hedhur në rrjet", nënvizoi Gjiknuri.

l.h/ dita

Komisioni i Ekonomisë/ Deputeti i PD: Braçe, medias i detyrohesh një ‘scusa’

Posted: 22 May 2018 01:33 AM PDT

Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë Jorida Tabaku dhe anëtari i Komisionit të Ekonomisë Florion Mima reaguan sot pas sulmit verbal të një dite më parë të kryetarit të këtij Komisioni, Erjon Braçe, ndaj dy gazetareve.

Jorida Tabaku: Z. Braçe ne u larguam dje nga Komisioni dhe nuk ishim në pjesën e dytë të tij. U njohëm nga media me faktin se dy gazetare të terrenit që janë prezent këtu në Komision ditët e fundit, ju i kërkuat të largohen nga salla. Ju duke qenë gazetar i kuptoni mirë vështirësitë e tyre, për më tepër që të dyja janë zonja. Nuk është në standardin e këtij Komisioni, të paktën për sa kohë unë jam unë këtu. Nuk është në standardin e asnjërit prej nesh këtu që të largojmë gazetarët. Unë bisedova me to dhe kuptova se ishin tepër të prekura nga ky gjest. Janë të dyja profesioniste. Të dyja nuk e mbulojnë Partinë Demokratike. Asnjëra prej tyre. Nuk më duket normale. Transparencën e munguar të qeverisë ky Komision e ka ofruar deri tani dhe shpresoj të vazhdojë i tillë. Deputetët në këtë Komision nuk ka ndodhur asnjëherë t'i përzë njeri, sepse ky komision ka etikë dhe transparencë. Por ju po e çmontoni këtë besim. Nuk e konsideroj akt normal.

Florion Mima: Medias sot i detyrohesh një scusa, një falje.

Erjon Braçe: Bëje ti, nuk ka asnjë problem.

Florion Mima: E bëj unë në emër tënd, pa asnjë problem. Edhe kur zihemi, edhe kur pajtohemi populli do të dijë se çfarë themi ne me njëri-tjetrin. Janë vajzat që ti i nxore jashtë dje që e bëjnë këtë me besnikëri, me integritet, pa i mbajtur krahun askujt. Po mos ishin ato, ne nuk do të mësonim për 5 milionët që Habilajt ia kishin taksur çdo muaj Ministrit të parë të Brendshëm.

Po mos ishin ato, ne nuk do të dinim asgjë për 20 milionët e eurove që i duheshin Ministrit si kreu i një qarku. Po mos ishin ato zotëri, ne nuk do e dinim që Nazer Seiti u arratis brenda natës në bashkëpunim me qeverinë. Ne nga mediat i kemi mësuar të gjitha edhe që vëllai i Ministrit aktual është i dënuar. Ne të gjithë i detyrohemi mediave, edhe kur jemi në pushtet edhe kur jemi në opozitë. Gazetarët e nxjerrin bukën e tyre me integritet dhe ne i detyrohemi shumë!

s.a/dita

 

Çifti Obama kthehen në Netflix si producentë filmash

Posted: 22 May 2018 01:30 AM PDT

 

Ish-presidenti i Amerikës, Barack Obama së bashku me bashkëshorten e tij Michel, kanë nënshkruar një marrëveshje shumë-vjeçare me Netflix për të prodhuar filma dokumentarë.

Nga Netflix kanë bërë të ditur se ish Presidenti dhe Zonja e Parë kanë nënshkruar marrëveshje disavjeçare me kompaninë e shërbimeve.

Në të përfshihen, filma, seriale dhe dokumentarë.

"Unë dhe Barack gjithmonë kemi besuar në fuqinë e tregimit të historive të ndryshme që na inspirojnë" ka thënë Michelle Obama.

Detajet e sakta të programeve mbeten të publikohen së shpejti.

"Orange is the New Barack" është një nga idetë e para që mund të ketë producentë çiftin Obama.

l.h/ dita

Lobimi i rusëve për PD, Prokuroria letër-porosi në Skoci

Posted: 22 May 2018 01:22 AM PDT

Prokuroria e Tiranë është vënë në lëvizje lidhur me dyshimet për lobim në favor të Partisë Demokratike përmes burimeve të dyshimta.

Mësohet se Prokuroria e Tiranës ka nisur në Skoci një letër-porosi ku kërkon informacion mbi transaksionet e kompanisë "Biniata".

Rezulton se kompania është e regjistruar në ofshore, ndërkohë të dhënat në Skoci janë kërkuar pasi aktiviteti i kompanisë është shtrirë në këtë vend. Më herët prokuroria dërgoi letër porosi në SHBA për lobistin Nick Muzin.

Mësohet se organi i akuzës kërkon informacion edhe për aksionerët e kësaj kompanie.

Referuar investigimit të revistës amerikane "Mother Jones", biznesmenë rusë të lidhur me Kremlinin qëndrojnë pas kësaj kompanie.

l.h/ dita

Arrestohet në Kakavije shqiptari i dyshuar si terrorist i ISIS

Posted: 22 May 2018 01:13 AM PDT

 

Autoritetet greke kanë arrestuar një shqiptar të dyshuar si pjesëmarrës në organizatën terroriste të ISIS.

Ai u kap në Kakavijë ditën e hënë duke udhëtuar me autobusin e linjës drejt Athinës.

Sipas mediave greke, shqiptari është nga Berati, ndërsa emri i tij nuk është bërë publik. Dyshohet se destinacioni i tij ka qenë në Pire.

Shqiptari ka qenë në listën e terroristëve të dyshuar. Për disa vite, ai ka qenë në Lindjen e Mesme dhe në Turqi si pjesë e organizatave terroriste.

l.h/ dita

U denoncua në “Fiks Fare”, kallëzohet penalisht juristi i Hipotekës në Fier

Posted: 22 May 2018 01:12 AM PDT

Pas denoncimit për korrupsion në emisionin investigativ "Fiks Fare", juristi i Hipotekës së Fierit, Ervis Bregasi është shkarkuar nga detyra dhe ndaj tij është kryer një kallëzim penal pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier.

Gjithashtu, ministria ka urdhëruar hetimin e të gjitha dosjeve të ndjekura nga ky nëpunës, për të verifikuar ligjshmërinë e veprimeve të tij.

Fiks Fare e denoncoi me zë dhe figurë nëpunësin e Hipotekës së Fierit, i cili i mori 300 mijë lekë një qytetari për t'i dhënë atë që i takonte.

Përpara se “Fiks Fare” të faktonte momentin kur nëpunësi i shtetit mori ryshfet, qytetari Ariz Çervanaku, nga zona e Frakullës në Fier, ishte ankuar në emision se juristi i ZVRPP Fier, Ervis Bregasi, e ka sorollatur për muaj me radhë për t'i nxjerrë certifikatat e pronësisë së tokave.

s.a/dita

Përse besa e shqiptarit është vetëm një legjendë?!

Posted: 22 May 2018 01:10 AM PDT

 

Sot asgjë në Shqipëri,
nuk është si njëherë,
sepse fjala besë e nder,
nuk ka asnjë vlerë!

Po sistemi që jetojmë,
s'e sheh si të metë,
besa rron nëpër legjenda,
se s'është e vërtetë!

Dhe për nderin e shqiptarit,
s'kam pse ju flas kot,
sepse po të jesh i ndershëm,
të quajnë idiot!

Nga ata-që këto vite,
vendin kanë drejtuar,
karakteri i shqiptarit,
është deformuar!

Vërtet që kemi arritur,
në një ditë të keqe,
se të shumtëve u shkon mëndja,
për kurthe e leqe!

Iku me besën e nderin,
edhe burrëria,
ndaj si monument u ngrit,
vetëm ligësia!

Janë shpërfytyruar krejt,
të rinjtë dhe të vjetrit,
mendojnë sa më të thellë,
t'ja bëjnë gropën tjetrit!.

Që nga majë e piramidës,
gjer tek vegjëlia,
tipari më kryesor,
është hipokrizia!

Flasin me radhë hipokritët,
për bashkëjetesë fetare,
po shqiptarët fe e Zot,
nuk besojnë fare!

Pisllëku dhe pabesia,
tani quhen vlera,
nderohet pederastia,
dhe vese të tjera!

Mashtrimi dhe spihunllëku,
sërish quhet vlerë,
dhe në fakt s'jemi në krizë,
jemi në humnerë!

S'diskutohet që jetojmë,
në kohë mizore,
kemi humbur që të gjitha,
ndjenjat njerëzore!

Injoranca e bën ligjin,
jo njerëzit e ditur,
sepse vetëm budallenjtë,
mund t'i mbash të shtypur!

Nëse vlera kemi patur,
i ka marrë lumi,
se rri në ballë të trapezit,
vulgu edhe llumi!

Një rikthim tek kohë e burrit,
nuk kam asnjë shpresë,
besa rron nëpër legjenda,
se nuk kemi besë!

E vështirë që të dalim,
nga gjithë kjo humnerë,
nderi rron nëpër legjenda,
se nuk kemi nder!

Arben Duka

Dr. Sabit Brokaj: Vlora tallet…

Posted: 22 May 2018 01:08 AM PDT

 

I ashtuquajturi audioskandal i përgjimit me vëllain e ministrit të Brendshëm në fokusin e analizës së Dr. Sabit Brokajt, ish-ministër i Mbrojtjes në këtë intervistë ekskluzive në DITA.

Pse Dr. Brokaj e quan këtë përgjim një sajesë false të opozitës dhe cili është qëllimi i vërtetë që fshihet pas tij.

Cili është Babalja në Vlorë dhe pse vlonjatet qeshin me këtë personazh.

Arsyetimi i Dr. Brokajt që e quan opozitën "idiote" që jo vetëm nuk ka ditur asnjëherë të bëjë punë të mira për Shqipërinë, por edhe intrigat i bën shumë keq dhe që nuk i beson askush. Për më tepër në Vlorë…

 

– Doktor, kemi më shumë se një javë që opinion publik po ndjek një audiopërgjim që implikon vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Opozita ka vendosur të bëjë një protestë në Tiranë për shkarkimin e ministrit të Brendshëm. A është ky një pretekst për të bërë protesta dhe sa e besueshme është opozita në një ndërmarrje të tillë?

– Po e ndjek me vëmendje gjithë këtë që po ndodh dhe më vjen vetëm keq për një opozitë të tillë. Pse e them këtë? Gjithçka është një skenar i montuar shumë keq në të gjitha aspektet. Askush me mend në kokë nuk e beson këtë skenar. Kjo që po ndodh është një lojë e ndyrë e opozitës. Kam parasysh këtu taktikat e luftës së saj politike.  Dhe i vetmi qëllim i kësaj gjoja lufte politike të saj aktualisht është për të penguar integrimin e Shqipërisë në BE, kur aktualisht jemi më afër se kurrë kësaj ëndrre evropiane të shqiptarëve. Pa asnjë mëdyshje këtë unë e konsideroj një qëndrim antishqiptar dhe antikombëtar të opozitës. Më e keqja është se kjo është një lojë antishqiptare dhe është e lexueshme se gjithçka bëhet për të penguar hapjen e negociatave me BE-në.

– Doktor, ata që flasin janë njerëz konkretë, të cilët tashmë njihen publikisht. Pse duhet vënë në dyshim audiopërgjimi dhe faktet që serviren në të?

– Fare thjesht. Për ata që kanë ndjekur me vëmendje zhvillimet politike në vend sidomos muajt e fundit, natyrisht që kjo që tashmë na serviret si një skup i madh, ishte e pritshme. Do të sajohej me doemos një ngjarje e tillë. Mirëpo problemi është më i thellë se sa duket. Sepse ashtu sikurse ata nuk kanë mend të bëjnë gjëra të mira dhe me brumë për të mirën e këtij vendi, ashtu nuk kanë mend të bëjnë edhe sajesa të kësaj natyre.

– Pse e quani këtë një sajesë?

– Sepse paaftësia dhe idiotësia e tyre që pasqyrohet në të bërit opozitë, pasqyrohet edhe në këtë qëndrim që ata gjoja bëjnë në kundërshtimin që i bëjnë qeverisë. Jo thoni pse e konsideroj këtë një sajesë? Sepse është një sajesë e mirëfilltë me një qëllim të pastër antikombëtar. Kujt i intereson në Shqipëri apo kujtdo në Europë që të dërgosh emaile pambarim në të gjitha kancelaritë me këtë të ashtuquajtur skandal, sikur të ishte dhe i vërtetë. Përveç mosvotimit të hapjes së negociatave, nuk ka asnjë qëllim tjetër. Mirëpo ato shërbejnë vetëm si bumerang për këtë opozitë, sepse vijnë zgjedhjet e radhës dhe të gjitha këto emaile dhe sajesa të opozitës do të përkthehen në votën e popullit. Dhe populli që i njeh shumë mirë problemet, që nuhat të keqen që shumë larg di të ndëshkojë pa mëshirshëm…

– Pse jeni kaq i bindur në këtë që sapo më thatë?

– Unë pak më parë u thashë se mirë që nuk janë aspak të zotë të bëjnë një punë të mirë për të vend, po pse janë dhe kaq idiotë për të bërë punët e këqija. Merre me mend të marrësh për dëshmitar Babalen dhe ta paraqesësh atë si njeriun e së vërtetës, si kauzë për një lëvizje të opozitës për të përmbysur qeverinë. Kuje e zezë! Po a e dini ju se kush është Babalja? Me Babalen në Vlorë tallen të gjithë. Kur hapet ky muhabet qeshin të gjithë kur u përmend Babalen. Këtë e them me siguri, pasi unë e kam mundësinë që të shkoj shpesh në Vlorë dhe e di mendjen e tyre. Qeshin në Vlorë sepse ai shumë-shumë ka qenë një mbushës bidonash… E ja, këtë Babalen ka zgjedhur opozita që t'i përfaqësojë në këtë "betejë" politike që i ka shpallur qeverisë…

– Meqë jemi te Vlora që ka bërë histori dhe ku ju shkoni shpesh, ç'mendim ka Vlora për protestën e radhës të opozitës më 26 maj?

– Po unë ua thashë pak më parë se Vlora tallet me rastin e Babales. Për pasojë tallet dhe qesh edhe me ata që përfaqësohen nga Babalja. E them këtë me përgjegjësi se para dy ditësh isha vetë në Vlorë dhe komunikoj përditë me njerëzit e mi atje. Është e mençur dhe trime Vlora dhe e di se kur ia bën bamp. E kur tallet Vlora me këtë opozitë, mendoj se duhet të tallet e gjithë Shqipëria. Le ta marrin vesh edhe ndërkombëtarët këtë fakt… Ju në "DITA" me të drejtë e kini denoncuar si rastin e Babales ashtu dhe qëllimin e keq të opozitës në këtë rast. Prandaj dhe e gjithë kjo zhurmë po përcillet me indiferentizmin më të madh./Xh.Sh/DITA

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more