Skip to main content

“Xhaka merr numrin e preferuar te Arsenali, numrat i ndërrojnë edhe Bellerin e Elneny” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Xhaka merr numrin e preferuar te Arsenali, numrat i ndërrojnë edhe Bellerin e Elneny” plus 9 more Telegrafi Futboll


Xhaka merr numrin e preferuar te Arsenali, numrat i ndërrojnë edhe Bellerin e Elneny

Posted: 21 May 2018 03:08 PM PDT

Mesfushori me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka ka marrë numrin e preferuar te skuadra londineze, Arsenali.

Xhaka u transferua nga Borussia Monchengladbach te Arsenali në verën e vitit 2016 për një çmim mbi 35 milionë euro.

Pas transferimit, mesfushori prishtinas mori numrin 29 në fanellën pasi i preferuari i tij ishte i zënë.

Xhaka: Nder i madh për të qenë kapiten i Arsenalit, faleminderit Topçinj për mbështetjen Xhaka: Nder i madh për të qenë kapiten i Arsenalit, faleminderit Topçinj për mbështetjen

Mesfushori francez, Francis Coquelin mbante numrin e preferuar të Xhakës, atë 34 dhe nuk lejoi ta ndërroj atë.

Megjithatë, pas transferimit të francezit te Valencia, numri 34 ka mbetur i lirë dhe Xhaka ka vendosur ta marr atë dhe ta bart nga sezoni i ardhshëm.

Është vet klubi i Arsenalit që ka zyrtarizuar numrin e ri të Xhakës te klubi londinez, ndërsa ai nuk është i vetmi që do ta bart numrin e ri në fanellë.

Edhe mbrojtësi spanjoll Hector Bellerin dhe mesfushori egjiptian Mohamed Elneyny do të paraqiten me numra të ri në sezonin e 2018/19.

Bellerin e ka ndërruar numrin 23 dhe do ta bart numrin 2, ndërsa Elneney nga 35 ka kaluar te numri 4. /Telegrafi/

The post Xhaka merr numrin e preferuar te Arsenali, numrat i ndërrojnë edhe Bellerin e Elneny appeared first on Telegrafi.

Egzon Binaku, kosovari i radhës që u ftua te Shqipëria – Lojtar i Malmos, talenti i madh i krahut të majtë të mbrojtjes

Posted: 21 May 2018 03:08 PM PDT

Egzon Binaku është përforcimi i fundit për kombëtaren shqiptare, i cili do të debutojë në miqësoret kundër Kosovës e Ukrainës pas pak ditësh.

Realisht, Binaku është risia e madhe e Panuccit, sepse Sindrit Guri kishte kohë që ishte lajmëruar se do të grumbullohej për këto miqësore, pas golave pa fund në Superiore dhe firmës në kampionatin belg.

Por kush është Binaku? Bëhet fjalë për një futbollist me origjinë nga Kosova, por i lindur e i rritur në Suedi, aty ku është formuar si futbollist, duke hedhur hapat e parë te IFK Amal.

Në vitin 2014 e pikasi Hacken, klub nga Goteborgu, që prej vitesh është në majat e futbollit suedez.

Prej vitit 2015 në ekipin e parë, Binaku pati vetëm një periudhë të shkurtër huazimi te Ljungskile, ndërsa në vitin 2017 u bë titullar te Hackeni, me 22 ndeshje në kampionat, 15 prej të cilave nga minuta e parë. Vetëm tre kartonë të verdhë dhe një i kuq gjatë sezonit, kartoni i kuq erdhi pikërisht kundër Malmos, por ishte një simulim i kundërshtarit.

Malmo e pëlqeu dhe në fund të vitit të shkuar vendosi ta blinte për 800 mijë euro, pasi Binaku kishte rinovuar verën e shkuar.

Kontratë 4-vjeçare për mbrojtësin e majtë, i cili te Hackeni e kishte nisur si anësor i majtë ofensiv, pozicion që di ta bëjë mirë.

"Binaku është një mbrojtës modern, i shpejtë, i zoti me këmbë dhe i mirë në lojën një-kundër-një", thotë drejtori sportiv i Malmos Daniel Anderson, i cili është i bindur se te Malmo, Binaku do të zhvillohet edhe më shumë, duke pasur si rival një emër me shumë eksperiencë si 33-vjeçari Behrang Safari, ish-mbrojtës i Bazelit dhe Anderlehtit, ndër të tjera.

Gjatë prezantimit në dhjetor të vitit të shkuar Binaku u shpreh: "Dua të fitoj trofe, ndaj zgjodha Malmon. Gjatë viteve të fundit kam mësuar të luaj në mbrojtje e në sulm dhe mendoj se cilësitë e mia sulmuese do të përshtaten mirë me lojën e Malmos"

Binaku ka luajtur një ndeshje në Kampionatin Evropian U21 verën e shkuar, me fanellën e Suedisë, por tani ka zgjedhur Shqipërinë. /Sport Ekspres/

The post Egzon Binaku, kosovari i radhës që u ftua te Shqipëria – Lojtar i Malmos, talenti i madh i krahut të majtë të mbrojtjes appeared first on Telegrafi.

Wolfsburgu e siguron qëndrimin në Bundesligë edhe për një sezon

Posted: 21 May 2018 02:09 PM PDT

Wolfsburgu e ka siguruar pa shumë vështirësi qëndrimin në Bundesliga edhe për një sezon.

'Ujqërit' do të luajnë edhe sezonin e ardhshëm në elitën e futbollit gjerman pasi arritën ta mposhtin edhe në ndeshjen e dytë skuadrën e Holsten Kiel si mysafirë me rezultat 1-0.

Ndeshja u mbyll 3-1 dhe me rezultat të përgjithshëm Wolfsburg fitoi 4-1.

Skuadra e Bruno Labbadias u mjaftua me një gol të qendërmbrojtësit Robin Knoche në minutën e 75-të.

Sistemi VAR anuloi dy gola, për secilën skuadër nga një.

Wolfsburgu e siguroi mbijetesën, ndërsa Holsten Kiel edhe sezonin e ardhshëm do të luajë në Bundesligën e dytë. /Telegrafi/ 

 

The post Wolfsburgu e siguron qëndrimin në Bundesligë edhe për një sezon appeared first on Telegrafi.

Ibrahimovic ndëshkohet me të kuq pasi godet me shuplakë kundërshtarin

Posted: 21 May 2018 02:08 PM PDT

Zlatan Ibrahimovic ka marrë ndëshkimin me të parë me të kuq në kampionatin amerikan të futbollit, Mayor League Soccer, i njohur si MLS.

Mbrëmja e të hënës nuk ka qenë më e mira për Ibrahimovicin, pasi ka shpërfaqur karakterin e tij agresiv në një ndeshje të MLS-së.

Ishte pikërisht ndeshja e zhvilluar në mes të Los Angeles Galaxy dhe Montreal Impact, ajo e cila e bëri me nerva sulmuesin suedez.

Futbollistët me pagat më të larta në MLS: Giovinco më i paguari, Shkëlzen Gashi fiton më shumë se Zlatan Ibrahimovic Futbollistët me pagat më të larta në MLS: Giovinco më i paguari, Shkëlzen Gashi fiton më shumë se Zlatan Ibrahimovic

Zhvillohej minuta e 40-të e ndeshjes kur Ibrahimovicin e lëshuan nervat dhe goditi me shuplakë kundërshtarin e tij Michael Petrasso.

Deri tek kjo shuplakë erdhi pasi sulmuesi suedez më parë u shkel me thumbat e këpucës nga kundërshtari i tij.

Momenti kur Ibrahimovic godet me shuplakë kundërshtarin

Gjyqtari kryesor, Ismail Elfath, nuk e pa këtë episod, por me ndihmën e Video Assitent Refere (VAR) u bind dhe vendosi ta ndëshkoj me të kuq suedezin.

Ibrahimovic debuton me dy gola të bukura, La Galaxy fiton me meritë të tij duke u rikthyer nga 0-3 në 4-3 Ibrahimovic debuton me dy gola të bukura, La Galaxy fiton me meritë të tij duke u rikthyer nga 0-3 në 4-3

Ky ndëshkim me të kuq mund ta sheh Ibrahimovicin gjashtë fushave për tri ndeshje, duke humbur derbin e Kalifornisë ndaj San Jose Earthquakes dhe ndeshjet ndaj FC Dallas dhe Real Salt Lake.

Ndryshe, ndeshja në fund përfundoi me fitoren minimale 0-1 në LA Galaxyt. /Telegrafi/

The post Ibrahimovic ndëshkohet me të kuq pasi godet me shuplakë kundërshtarin appeared first on Telegrafi.

Barcelona e paralajmëron Interin për Rafinhan

Posted: 21 May 2018 01:57 PM PDT

Drejtori i Barcelonës, Ariedo Braida, ka thënë se Interi duhet të vendos për Rafinhan pasi ka klube të tjera të interesuara. 

Rafinha u bashkua me Interi në një huazim prej gjashtë muajsh nga Barcelona në janar për t'i ndihmuar Nerazzurrët  që të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

Ai madje u tregua shumë i rëndësishëm në këtë kualifikim.

“Është e mundur që ai të qëndrojë në Inter, por asgjë nuk është vendosur ende".

" Shumë klube të tjera janë të interesuara për të”.

“Rafinha është një djalë i mrekullueshëm dhe lojtar me aftësi shumë të mira teknike. Mendoj se mund të jetë i dobishëm për Interin".

“Ai ka arritur të kapërcejë një kohë të gjatë me lëndime dhe tani është gati për sezonin e ardhshëm. Duhet kohë për të arritur një marrëveshje".

“Çmimet e lojtarëve janë të larta dhe tregu ka ndryshuar pas çështjes Neymar. Rafinha është lojtarë që dinë të bëjnë gjëra interesante”, ka thënë Braida. /Telegrafi/  

The post Barcelona e paralajmëron Interin për Rafinhan appeared first on Telegrafi.

Bordi i Arsenalit zgjedh Emeryn trajner të ri, zyrtarizimi gjatë këtyre ditëve

Posted: 21 May 2018 01:37 PM PDT

Unai Emery pritet të zyrtarizohet si trajner i ri i gjigantit anglez, Arsenalit.

Arsenali është në kërim të një trajneri të ri, pasi Arsene Wenger ka konfirmuar largimin pas 22 viteve të kaluara me Topçinjtë.

Megjithatë, mediat në Britani raportojnë se klubi nga Emirates tashmë e ka gjetur pasuesin e legjendarit francez.

Emery, favorit për stolin e Arsenalit Emery, favorit për stolin e Arsenalit

Sipas mediumit të madh anglez BBC Sport, spanjolli Emery, i cili konfirmoi largimin nga PSG, pritet ta marrë drejtimin e Arsenalit.

Unai Emery (Getty Images)

Është bordi drejtues i klubit londinez që ka zgjedhur unanimisht të punësojë Emeryn si menaxher të ri të ekipit.

Emery doli si një trajner i primar për këtë punë pasi ndihmësi i Manchester Cityt dhe ish-lojtari i Arsenalit, Mikel Arteta refuzoi një gjë të tillë.

Arteta refuzon Arsenalin pas bisedës me Vieiran? Arteta refuzon Arsenalin pas bisedës me Vieiran?

Trajneri spanjoll ka bagazh të madh në duke fituar shumë trofe me Sevillan dhe Paris Saint-Germainin.

Ai pritet të zyrtarizohet si menaxher i ardhshëm i Arsenalit më vonë gjatë kësaj jave. /Telegrafi/

 

The post Bordi i Arsenalit zgjedh Emeryn trajner të ri, zyrtarizimi gjatë këtyre ditëve appeared first on Telegrafi.

Guardiola dhe Man City nuk i ndahen Hazardit

Posted: 21 May 2018 01:23 PM PDT

Eden Hazard vazhdon të mbetet i preferuari kryesor tek Manchester City për afatin kalimtar të verës.

Manchester City fitoi titullin e Ligës Premier këtë sezon disa javë pa përfunduar kampionati i rregullt, duke dominuar totalisht.

Megjithatë, trajneri Pep Guardiola është i interesuar të përforcojë edhe më shumë skuadrën e tij, veçanërisht sulmin për sezonin e ri.

Eden Hazard për të qëndruar te Chelsea, dëshiron ekip për trofe të Ligës Premier Eden Hazard për të qëndruar te Chelsea, dëshiron ekip për trofe të Ligës Premier

Sipas mediumit britanik Daily Star, menaxheri i Qytetarëve, Guardiola e ka bërë Hazard objektin e tij kryesor të transferimeve të verës.

Hazard është njëri nga lojtarët më të mirë në Ligën Premier (Getty Images)

Hazard nuk pritet të jetë i lirë, por kjo nuk i intereson aspak drejtuesve të Cityt që duan të shpenzojnë për të.

City kanë gati një shifër prej 100 milionë funteve apo plot 115 milionë eurosh për shërbimet e yllit belg.

Man City ka gati super ofertën për 'rrëmbimin' e Hazardit   Man City ka gati super ofertën për 'rrëmbimin' e Hazardit  

Kampioni aktual gjithashtu i ofron edhe pagë prej 300 mijë funtesh apo 341 mijë eurosh në javë për të bindur Hazardin të transferohet në Etihad.

Ndryshe, edhe para disa ditësh u raportua se drejtuesit dhe trajneri e duan me çdo kusht belgun në skuadër për sezonin e ri. /Telegrafi/

The post Guardiola dhe Man City nuk i ndahen Hazardit appeared first on Telegrafi.

Mane për finalen ndaj Real Madridit: Kemi lojtarë për të mposhtur çdo ekip në botë

Posted: 21 May 2018 12:38 PM PDT

Sadio Mane ka folur në lidhje me finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, ku Liverpooli takohet me Real Madridin.

Liverpooli dhe Real Madridi do të ndeshen mes vete në finalen e Ligës së Kampionëve, pasi më parë mposhtën Romën, respektivisht Bayern Munichun në gjysmëfinale.

Kjo finale pritet të zhvillohet më 26 maj në Kiev të Ukrainës në orarin e zakonshëm të ndeshjeve prej orës 20:45.

MSF, treshja e momentit në futbollin evropian MSF, treshja e momentit në futbollin evropian

Ylli i Liverpoolit, Mane e ka cilësuar këtë finale si një nga ndeshjet më të rëndësishme në karrierë, por ka thënë se kanë lojtarë që mund të mposhtën çdo ekip.

Mane gjatë ndeshjes gjysmëfinale ndaj Romës (Getty Images)

“Për ne, kjo është një nga ndeshjet më të rëndësishme në karrierën tonë”, ka thënë fillimisht Mane.

“Nuk do të jetë e lehtë, sepse ata kanë përvojë dhe cilësi”.

Salah, Mane dhe Firmino thyejnë rekordin e BBC-së në Ligën e Kampionëve Salah, Mane dhe Firmino thyejnë rekordin e BBC-së në Ligën e Kampionëve

“Ne presim shumë, por gjithashtu kemi lojtarë dhe staf për të mposhtur çdo ekip në botë”, përfundoi sulmuesi i Liverpoolit.

Ndryshe, treshja e famshme e Liverpoolit, Salah-Mane-Firmino kanë shënuar 29 gola këtë sezon në garën elitare evropiane, ku egjiptiani dhe braziliani kanë nga 10 gola, ndërsa senegalezi nëntë sosh. /Telegrafi/

The post Mane për finalen ndaj Real Madridit: Kemi lojtarë për të mposhtur çdo ekip në botë appeared first on Telegrafi.

Real Madridi e do me çdo kusht Neymarin, 200 milionë euro dhe dy super yje për ta siguruar brazilianin

Posted: 21 May 2018 12:00 PM PDT

Real Madrid është i gatshëm të bëjë gjithçka që t'i sigurojë shërbimet e Neymar nga PSG.

Braziliani kaloi te PSG nga Barcelona për 222 milionë euro verën që shkoi.

Los Blancos janë të gatshëm që të paguajnë hiq më pak se 200 milionë euro dhe dy lojtarë.

Mësohet se lojtarët e ofruar janë Gareth Bale dhe Toni Kroos, shkruan Don Balon.

Gareth Bale (Getty Images)

Por nuk hiqet mundësia që të ofrohet edhe Luka Modric në vend të gjermanit.

Kampionët e Ligue 1 nuk duan të dëgjojnë shuma më pak se 400 milionë euro, por me këta lojtarë mund t'i afrohet.

Modric dhe Kroos (Foto: Getty Images)

Gareth Bale duket se kërkon një aventurë të re dhe mund ta pranojë largimi drejt kryeqytetit francez.

Edhe Toni Kroos është lojtar që preferon të luajë  në vende të ndryshme dhe mund ta pranojë largimin. /Telegrafi/  

The post Real Madridi e do me çdo kusht Neymarin, 200 milionë euro dhe dy super yje për ta siguruar brazilianin appeared first on Telegrafi.

Thohir: Qëllimi i Interit është gjysmëfinalja e LK-së

Posted: 21 May 2018 11:41 AM PDT

Presidenti i Interit, Erick Thohir, duket se është entuziazmuar me shumë se që duhet me kualifikimin e klubit zikaltër në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Numri një i skuadrës nga Milano thotë se qëllimi i tyre është gjysmëfinalja e garës më të madhe për klube.

“Objektivi ishte të kthehemi në Ligën e Kampionëve dhe këtë e arritëm me sukses”, ka thënë Thohir për republika.co.id.

Erick Thohir dhe Karl-Heinz Rummenigge (Foto: GettyImages)

“Tani duam të arrijmë gjysmëfinalet dhe do qëndrojmë me Luciano Spallettin. Do tentojmë të kënaqim nevojat e tij dhe të mbajmë lojtarët e nëvojshëm për atë”.

“Ne do të forcojmë skuadrën duke blerë lojtarë të tjerë dhe investuar në klub. Suksesi i Interit është të ketë lojtarë, trajnerë dhe drejtues që kanë një vizion dhe bashkpunojnë së bashku”.

Icardi: Dua të qëndroj te Interi Icardi: Dua të qëndroj te Interi

“Të ardhurat finacniare të Interit janë në rritje dhe do të tentojmë të vazhjdojmë kështu”, ka shtuar indoniezani.

Interi arriti Ligën e Kampionëve pas fitores 2-3 ndaj Lazios. /Telegrafi/

The post Thohir: Qëllimi i Interit është gjysmëfinalja e LK-së appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more