Naim Frashëri (1846 – 1900) Naim Frashëri është poeti më i madh i Rilindjes sonë Kombëtare. Ai është atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit dhe i kulturës shqiptare. Gjithë jetën dhe veprën e tij Naimi ia kushtoi çështjes së çlirimit të Shqipërisë nga zgjedha osmane. Lindi në Frashër të Përmetit, ku kaloi edhe fëmijërinë dhe rininë. Atje shijoi bukuritë e natyrës së mëmëdheut dhe më vonë në atë temë bëri hapat e parë në vjershërimin shqip. Mësoi në gjimnazin “Zozimeja” të Janinës ku studioi historinë dhe letërsinë. Mësoi disa gjuhë. Në atdhe punoi në Berat e në Sarandë. Ngjarjet e vitit 1878 ndikuan në formimin e Naimit si atdhetar dhe si poet i madh. Botoi këto vepra: “ Bagëti e bujqësi ”, “ Lulet e verës ”, “Dëshirë e vërtetë e shqiptarëve” (greqisht), “Qerbelaja”, “Historia e Skënderbeut” etj. Vdiq në vitin 1900 në Stamboll. biografia e Naim Frasherit, Jeta e Naim Frasherit, Veprat e Naim frasherit, ku vdiq Naim
Ese,hartime,teste,programe,libra shqip fjalor, autoshkolla, letersi,gjuhe shqipe,letersi boterore,kuriozitete,fjale te urta,analiza letrare,vjersha per femije,poezi,biografi, takvimi,shendetesi,mjekesi,pytje - pergjigje, tregime, gramatike,autoshkolla teste,,thenie filozofike,falja e namazit,