Përralla - Iriqi dhe mollët Një ditë Iriq Gjembaçi kishte dalë nga strofka e tij për të gjetur ushqim. Bëri një copë udhë dhe u ndal nën një pemë. Vendi ishte mbushur me mollë të vogla, që kishin rënë nga era. “Sa mirë! - tha me vete Iriq Gjembaçi. - Tani do ta mbush barkun plot. Apo s’më ka marrë dhe uria!” Dhe ashtu bëri. Filloi të hante i uritur. Mollët ishin të shijshme. Hëngri sa hëngri, mendoi edhe për iriqët e tjerë. Po si t’i merrte mollët? Në gojë ai mund të mbante vetëm një kokërr. Mendoi pak dhe gjeti një zgjidhje. Atëherë u kthye me kurriz nga toka. Trupi iu mbush me mollë. Kur arriti te strofka, njëri nga iriqët thirri: - Erdhi Iriq Gjembaçi plot me mollë! Të gjithë iu afruan. Morën nga një mollë dhe filluan ta hanin. Iriq Gjembaçi shikonte i kënaqur shokët e tij.
Ese,hartime,teste,programe,libra shqip fjalor, autoshkolla, letersi,gjuhe shqipe,letersi boterore,kuriozitete,fjale te urta,analiza letrare,vjersha per femije,poezi,biografi, takvimi,shendetesi,mjekesi,pytje - pergjigje, tregime, gramatike,autoshkolla teste,,thenie filozofike,falja e namazit,