Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Poezi islame

Nëna - Poezi islame nga Egzon Kastrati

Ah moj nëna ime e dashur. Qfar fati të mirë unë paskam pasur. Që bash ti të më lindje mua. Që në xhennet të më dërgojnë këmbët tua. Për një gjë rri i mërzitur... Që kurrë hakut nuk mund të dal. Ah moj nënë,moj e përhitur.. Të lus shumë, ma bën hallall..! Në cdo moment të jetës sime. Ishe ajo që qëndroi me mua. Ma bën hallall oj nëna ime. Që nuk i ndoqa këshillat e tua. Shumë herë në jetë të hidhërova. Asnjëherë nuk më mallkove. Gjithnjë shëndet e lumturi për mua. Te Allahu i Madhëruar kërkove. Andaj ndjej faj edhe kam mërzi. Se asgjë s'bëra për ty. Asnjëherë nuk të gëzova , ashtu sic e meriton. Shumë herë unë ty të nervozova .. Oj nënë hallall a ma bon.... Egzon Kastrati

Dashnia, që është për All-llah

Selamun alejkum, alejkum selam Kem bashkë e u pam, mërzi tash u ndam S'ka kush na përçan, gjith me marrëveshje Dhe kur kemi halle, lëshojm buzëqeshje S'ka vend për përleshje, kuptim butësi Respekt dashuri, gjithmon mbarësi Ndihmë njëri tjetrit, dashuri pa hile Duhem ndërmjet veti, më shum se familje Po çfar dashurie, tani po përshkruj Mos po thot dikushi, kta fjal s'po pin ujë S'ekziston s'e pranon, të duket përrallë Dashuri për All-llah, dashuri plot me mall Më shum dua X personin, që e fal Sabahun Se sa një antar t'familjes, që s'e njeh All-llahun Prej Babe prej Nane, vlla a pale çka Më e madhe ësht Dashnia, që është për All-llah Autor: HazbiTherra Ahmeti ( Elhamdulil-lah ).

Hallalli dhe Harami

Hallalli dhe harami Dy shokë të pandarë Nuk janë si Bajrami Këta janë të përçarë Hallalli është i mirë Harami është i keq Hallalli të bën të delirë Harami të bën dreq Për shok zgjedhe Hallallin Ngase është shok besnik Ta ruan mallin Dhe të bën fisnik Mos u shoqëro me Haramin Ngase ai është tradhëtar Ta vjedh imanin Dhe të bën hileqar Hallalli është i lejuar Sikurse gruaja me niqah Harami është i ndaluar Sikurse gruaja kur u rrah Haram dhe hallall Çdo ditë konfrontohesh Shejtani të qet fall Mos lejo të mashtrohesh Çdo gjë që është e ndaluar Prej saj nuk ka mirësi Në zemër është e instaluar Ajo nuk sjell kënaqësi Hallalli është i qartë E vepron pa frikë Harami është i zjarrtë E vepron dhe ikë Mos ha me dy lugë Lakmia mos të jetë shkas Shejtani të bëri fugë Rras haram rras ©Ibrahim Maxharri  poezi per haramin, poezi per hallallin, poezi per hallall

Zoti im! (Poezi Islame)

Zoti im, unë jam i njohur për mangësi E Ti je i Cilësuar me bujari! Vërshoje faljen Tënde mbi gjithë këto male Që ngrita duke të dalë Ty prej fjale! Ti je më afër meje se vetë vetja ime Mos më privo, të lutem, nga Tuat mirësi e mëshirime! Ilmi Rexhepi

10 Minuta - poezi islame nga HazbiTherra Ahmeti

10 Minuta po i pres, 5 herë në Dit 10 Minuta për çdo herë, mi largojn Mërzit 10 Minuta fal Namazin, dhe kënaqem Krejt 10 Minuta nuk jan shumë, ata kalojn Shpejt 10 Minuta të Gëzimit, shpirti më Qetsohet 10 Minuta me All-llahun, Imani më Shtohet 10 Minuta me t'Vërtetën, dhe jo me të Kotën 10 Minuta në Namaz, e harroj krejt Botën 10 Minuta nuk kam brenga, as hall e as Dert 10 Minuta e shoh veten, sa shumë të Sinqert Me Namaz Zemrat e Forta, bëhen shumë të Buta Dita 24 orë, ndaj për Zotin 10 Minuta... By HazbiTherra Ahmeti

Musliman apo munafik

Fol, çka të duash për fe Vetëm mos u masko Nëse nuk e don fenë Të lutëm na trego Mjaft me ofendime Pse po na ofendon Kush të mësoi kështu Pse s'po na tregon Fytyrë e brishtë Mllef dhe urrejtje Për sjelljen tënde I kam disa vërejtje Ne mesin e tonë Tregohesh fetar Kur je me armiqtë Aspak atdhetar Kur je në vetmi Bën mëkate dhe s'do me ndi Kur unë po bisedoi Tjerëve ua bën me sy Kur po vjen bajrami Festat po feston Kur po je me tjerët Mllefin po shpalon A e di, se je frikacak Trimëri nuk ke aspak Prej Zotit, s'ke turp fare Kur je vetëm, bëhesh kahre Mjaft, si munafik Hiqe njëren f'tyrë Musliman apo munafik Zgjedhe njëren m'nyrë ©Ibrahim Maxharri

Në Xhami

Prap në Xhami, në Wilhelmsburg. Aty, ku u udhëzova, në Hamburg. Në saf të parë, unë u fala. Plot xhematë, aty pava. E fala jacinë, me katër rekate. i fshiva prapë, disa mëkate. Pesë herë n'ditë, për Zotin falna, qe njëzet vite, hala s'u ndala. Është ushqim, i shpirtit tim. Me namaz, kërkoj udhëzim. Është furnizim, i trupit tim. Me namaz, kërkoj shpëtim. ©Ibrahim Maxharri

Prapë, unë dhe ti!

Unë po di Ti s'po din Unë marr vesh Ti smerr vesh Unë i mirë Ti i keq Unë i urtë Ti kryeneq Unë po jap Ti spo jep Unë fisnik Ti fasik Unë po bëj Ti spo bën Unë besimtar Ti mëkatar Unë i pari Ti i dyti Rri qaty Se te mbyti Unë dhe ti Ti dhe unë Rri rahat Mos fol shumë ©Ibrahim Maxharri

Pse falëm ?

Pse falëm ? Damarët me janë zgjeruar, sa bukur gjaku qarkullon. Allahut i jam nënshtruar, zemra po më gjallëron. Çdo gjë vepron për mua, edhe kur shkoj në gjumë. Për namaz, zemra u krijua, ajo e do Allahun shumë. Mendo kur je i zgjuar, pse kurrë s'ke ëndrruar. Kur ishe në gjumë kurrë ti s'ke menduar. Çdo gjë e ka një arsye, për çka është krijuar. Ti dhe trupi yt, Allahut, i janë nënshtruar. Çdo gjë funksionon, ashtu, si Zoti urdhëron. Vetëm zemra në trup, ndaj Zotit rebelon. Nga natyra e tij, njeriu shumë harron. Me namazin që falët, Allahun e përkujton. ©Ibrahim Maxharri

Xhehenemi

A ke dëgjuar se çka është ferri Ai, është më i keq se sa terri Është një vënd, që e urrejnë të gjithë Nga ai s'ruhen pak e hiq Në gjuhën e fesë i thonë Xhehenem Kush hyn në të, shumë i dhëm Zjarr i nxehtë, sa shumë flakëron Çdo gjë n'trup t'a copton Nuk krahasohet me asnjë zjarr Zjarrit Tij, s'mundësh mi ba ballë Nëntëdhjetë e nëntë herë djeg më shumë Ruana Zot, se bëhesh shkrum Në Xhehenem, s'ka bukë as ujë me pi Sa shumë kukama, ti k'i mi ni Xhehenemi nuk është trillim Ai është i vërtetë dhe pa dyshim Aty njerëzit, djegën dhe përvlohen Lekurat pa ndërpre, prap u ndrrohen Nuk ka jetë, as nuk ka vdekje Në ketë botë ti hiq s'u përpjeke Njerëz të mjerë, dhe situata prekëse Njerëzit dhe gurët janë lëndë djegse Urinë dhe qelbësira, n'vend ushqimit Hiq s'u tute prej dënimit Duke qajtur, sytë pikojnë gjak Kur t'thirrsha m'u falë, thojshe: jo se kam merak Tani N'Xhehenem ti po dënohesh Çka po pret, pse s'p

Vallë...

Vallë pse jetojmë? Pse jemi në këtë jetë? Ku ishim më parë? Ku jemi në të vërtetë? Kush krijoi njeriu kur nuk ishte ? Kush mësoj njeriut atë që nuk e dinte? Kush jep jetën e kush sjell vdekjen ? Kush krijoi ujin e kush sjell etjen? Kush krijoi universin e përsosur? Çfarë do të ndodhë pasi jemi varrosur? Ku do të shkojmë? Vallë çfarë kërkojmë? Ku do të vemi? A thua vallë kush jemi ...?! F.Sejdiu

Paraja - poezi islame nga Hasan Zyko Kamberi

Mbreri q’urdheron dynjane Qe ka vene taraphane E i presne parane, Ja di kimene parase Dhe veziri, q’eshte veqil, Ze sikur te benet’ adil E mos thote dot kaly-kil Ja di kimene parase Sheh Islami, q’ep fetfane, Qe di qitapete c’thane Nuke kacirdis parane Ja di kimene paraseMyfti dhe myderize Edhe kyrra e vaize Kane ujdisur’ iblize Ja di kimene parase Dhe kadiu i mehqmese Qe rri siper sixhadese Edhe shehu i teqese Ja di kimene parase Dhe pashallare, bejlere Edhe avame te tjere Per para apene krere Ja di kimene parase Kadiut ti rrefesh parane Ters a vertit sheriane Per para se c’e shet t’ane Ja di kimene parase ...

Perëndija -poezi islame nga Naim Frasheri

Ç'sheh, është Zot'i vërtetë, Ç'dëgjon, është zër'i tija, Gjithë ç'ka e s'ka në jetë, Eshtë vetë perëndia. Mos shiko valëtë p'anë, Mos të gënjenjë rremeti, Të tëra një burim kanë, Gjithë ngrihen pej një deti. Në det të math e të gjërë Çdo valë që të sheh syri, Atje është deti tërë, Po valëtë mirë qyri. Kur ta zësh gjënë të bërë, Esht' ashtu me të vërtetë, Po ta vësh re gjat' e gjërë, Esht' ajy bërësi vetë. Dhe kush flet edhe ç'gjë flitet, Ç'duket e s'duket në jetë, Dhe kush sheh dh'ajo që shihet, Zot' i vërtet' është vetë. Se e tërë gjithësia, Që nuk' i gjëndetë fundi, Eshtë vetë perëndia, Për atë s'ka vënt gjëkundi. Eshtë në shesht perëndia, I verbëri s'munt ta shohë, Ajo është gjithësia, I dituri munt ta njohë. Pe një lulezë kur shohim Dhe të vëmë re një fletë, Me dituri munt ta njohim Q'atje 'shtë zot' i vërtetë. Eshtë në shesht perëndia, Sicilido munt ta nj

Në dashtë Zoti - poezi islame nga Naim Frasheri

Nastradini ish qetuar Dhe po rrij duke mejtuar; Po përnjëherë u xgjua, Së shoqes i tha: "O grua,Nesërë jam për në veshtë, Se s'kam vatur këtë vjeshtë, Sindëkur vinja qëmoti. "Plaka tha : "Në dashtë zoti." Nastradini i tha : "UnëS'e këllas zotnë në punë, E shoh vetë punën time, E nuk e vë nër mundime, Që të doj' a të mos dojë, Se nukë më flet me gojë. "Kështu the, o jetëgjatë! Papo u ngrite me natë, More shportat e gomarë, Po s'të vate udha mbarë! Për rrush del njeriu i mjerë E sjell shkarpa shumë herë. Gjithë bota po punonin E udhëtë po ndrejtonin. Nastradinë kur e panë, E zun' e më nuk e lanë: Gjithë ditën gur' i gjori Mbajti edhe pagë s'mori. I këputur, i drobitur, I lodhur, i kahënitur, Natën në t'errët u kthye, Me pluhurë mbi qyrdye! Erth më der' e trokëlliti, E shoqja nga shkalla xbriti, Tha : "Kush ësht' aty më derë?" Pa tha Nastradin&#

Atë ditë - poezi islame nga Hasan Baftjari

Atë ditë Do të flet syri Për gjërat që ka parë Për të mirën e të keqen Për shikimin e shpërlarë Atë ditë Do të flet veshi Për dëgjimin në këtë botë Për t'lejuarën, për përgjimin Madje për çdo fjalë të kotë Atë ditë Do të flasin Edhe këmba e dora tok Për çdo hap që është bërë Për çdo goditje pa nevojë Atë ditë Do të hesht gjuha Ajo foli në këtë botë... Kur të shkapërderdhen yjet E të qahet qielli Kur të përzihen detet E të humb shkëlqimin dielli. Kur të dridhet fuqishëm Toka E të shemben malet Kur të humb bukurinë agimi E të trazohen varret. Kur nëna të braktis fëminë E jetimi të kërkon hakun Kur tirani të ulurinë E dëshmori të ndalë gjakun. Atë ditë Do të flet zjarri Atë ditë Do të sundon vapa Atë ditë Ah, atë ditë Atë ditë Nuk ka kthim prapa.

Miliona haxhxhinj -miliona dashuri - poezi islame

Miliona haxhinjë Miliona dashuri U nisën, po nisën Nga toka, deti dhe qielli Atje ku lindi Dielli Për të vizituar Vendin e Shenjtëruar Qaben e Madhëruar Meken e Bekuar Për të zbritur Në Medinen e Ndritur Miliona haxhinjë Miliona dashuri Nga të dy gjinitë Po i lënë shtëpitë Po i lënë foletë Po i lënë atdhetë Me mall, me lot, Por me shpirtin plot Veç për t’Madhin Zot Miliona haxhinjë Miliona dashuri Të bardhë e të zinjë Të vjetër e të rinjë Rradhë-rradhë këndojnë All-llahun e Madhërojnë Para Tij nënshtrohen Para Tij pendohen… Haxhinjtë shqiptarë Rreth flamurit kombëtar Me zemër të pastruar Me shpirt të lartësuar Kujtohen edhe për ne Që jemi n’Atdhe: Lutën për Kosovën, Çamërinë Lutën për Shqipërinë…

Ja Allah - poezi islame

Allahu është një mos humbni shpresë se ne botën e amshuar do të jetosh në Xhennet. Besoj në të madhin Allah xh.sh. besoj në Pejgamberin Muhammed a.s. besoj se çdo e vërtet do të shpërblehet me Xhennet. O vëllëzer musliman kthehuni e dëgjoni Ramazani filloj të gjithë agjëroni. Tash ditët po kalojnë ngadal po vjen një festë e madhe oh sa gëzim i madhë do të jetë në çdo shtëpi muslimane. Ajo festë quhet i Madhi Bajram të gjithë do të jemi të lumtur që jemi muslimanë Pejgamberi i Allahut xh.sh. quhet Muhammedi a.s. Allahu i Madhëruar e urdhëroi që të na udhëzoj në fe e Kur'an. Kthehuni o vëllëzer kah kibla drejtohuni fjalën Ja Rabbi kur mos e harroni. O kurrë, o sot këtë gjë e kuptoni feja Islame është një të gjithë e pranoni. Këto fjalë që po i shkruaj po i shkruaj nga zemra i Madhi Allah të na ndihmoj dhe në frymën Islame ata që kanë ngelur në fe, t'i frymëzoj.

Poezi për Allahun

Perkujtoj ALLAHUN, Krijuesin e gjithesise, Falenderoj ALLAHUN, Burimin e miresise. ALLAHUN e perkujtoj, Zemra me qetesohet, ALLAHUN e falenderoj, Shpirti me freskohet. Perkujtoj ALLAHUN, Perplot dashuri, Falenderoj ALLAHUN, Per gjithe kete begati. ALLAHUN e perkujtoj, Neper dallge e stuhi, ALLAHUN e falenderoj, Te vetmin perendi. Perkujtoj ALLAH, Qe eshte drite mbi drite, Falenderoj ALLAHUN, Qe mu hapen syte. poezi per Allahun,poezi per Allahun

Mërgimtari - poezi islame

Nuk janë Shami dhe Jemeni vende të mërgimit Mërgimi i vërtetë është drejt varrit dhe qefinit Udhëtimi është i largët e ushqimi s’më mjafton Forca më është dobësuar e vdekja po m’kërkon Kam mbi supe mëkate të cilat nuk i di Vec Allahu i ka ditur në dukje e fshehtësi Më ka lënë në jetë sa i butë është treguar Kur shtoheshin mëkatet Ai i ka mbuluar Sa orë edhe ditë kalojnë pa pendim Pa u mërzitur pa qarë dhe pa frikësim Unë vetë i mbylla dyert gjithnjë duke mëkatuar E syri Allahut përherë më ka shikuar Ah, për gabimin e shkruar n’pakujdesinë që shkoi E më pas keqardhjen që zemrën ma përvëloi. Më lër të vajtoj për vetveten time E kohën të kaloj me kujtime e hidhërime Tashmë lëre qortimin o ti që më qortoje Sikur ta dish se c’kam do më arsyetoje Më lër të derdh lotë, lotë pa pushim Ndoshta një pikë loti është shkak për shpëtim Ja tek jam i shtrirë, mbi shtrat më rrotullojnë Duart e familjarëve të cilët më rrethojnë Janë mbledhur rreth meje, dikush po loton

Çdo fillim ka mbarim - poezi islame

Jam nje krijesë njerezore, Jeten dhe vdekjen s’i lë dot pas dore. Jam e krijuar prej mishi e gjaku, Brenda kam një zemër, Që ka frikë e respekt Allahun. Frikohet asaj dite, Kur do të dalim në gjykim, Te gjitha t’mirat e t’keqijat, Kur do t’na dalin n’drite. Punet e dunjasë,mundohem t’i di, Por nuk më sherbejnë në dhé kur une te hy. Më shpëtojnë veprat qe bera për Allah, Do të ndëshkohet për ato pas dore që ka lene. E kete të gjithë duhet me dite, Se edhe jetes i vjen një mbarim

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more