Një prej synimeve të QEP-it dhe partnerëve të projektit “Gjuha shqipe dhe kompjuteri” ka qenë përfshirja edhe e brezit më të ri si përfitues i dobive të punës sonë. Pothuajse ka mbaruar puna e realizimit të këtij softueri për fillestarë në mësim,fillestarë në gjuhë, matematikë, fillestarë në kompjuter etj. E kemi quajtur abetare por është më shumë se kaq. Kjo është një abetare multimediale (mbi 90% e përfunduar, përveç disa aspekteve, si ai gjuhësor dhe aspekti i metodikës, gjëra këto të vogla që bëhen lehtë në krahasim me softuerin për të cilin është dashur kohë dhe i cili konsiderojmë që është i përfunduar). Kjo abetare përbëhet prej 9 moduleve: alfabeti, numrat dhe figurat, fabula, këngë, lojëra, video, gjëegjëza, dhe ushtrime, etj. Fëmija apo ai i cili i mëson fëmijës shkrimin, leximin, përdorimin e kompjuterit etj. me një kësi lloj softueri multimedial, nuk mund të gabojë, por mundet vetëm t’ia mësojë shkrim leximin dhe njohuritë tjera. Per me shume info dhe per