Rozafa është një gojëdhënë ( legjendë ) e përcjellë brez pas brezi. Në këtë legjendë flitet për tre vëllezër që donin ta ndërtonin një kala. Ata e ndërtonin ditën, por natën shembej. Një ditë kaloi një plak dhe u tha se ai dinte mënyrën se si të mos rrënohej kështjella. Ai u tha që kur të vinte njëra nuse t'u binte ushqimin ta muronin të gjallë në muret e kështjellës, por nuk duhet t'u tregonin grave për këtë gjë. Vëllai i madh e shkeli besën, edhe i mesmi, por i vogli jo. Vjehrra nuk dinte gjë dhe u tha t'ua dërgonin ushqimin burrave. Nusja e madhe dhe e mesmja e dinin që do t'i muronin, andaj gjetën justifikime që të mos shkonin. E vogla pranoi të shkonte, e puthi djalin në ballë dhe faqe e u nis. Kur arriti, vëllezërit i treguan se ç'ju kishte thënë plaku. Nusja e vogël pranoi, por me kusht që gjysmën e trupit t'ia linin jashtë, në mënyrë që me sy ta shihte të birin, me dorë ta ledhatonte, me këmbë t'ia përkundte djepin dhe me gji
Ese,hartime,teste,programe,libra shqip fjalor, autoshkolla, letersi,gjuhe shqipe,letersi boterore,kuriozitete,fjale te urta,analiza letrare,vjersha per femije,poezi,biografi, takvimi,shendetesi,mjekesi,pytje - pergjigje, tregime, gramatike,autoshkolla teste,,thenie filozofike,falja e namazit,